Boris Johnson i shkruan letër Albin Kurtit, konfirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

J L

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Zyra e kryeministrit njofton se ambasadori Abbott i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson me rastin e marrjes së detyrës së udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës.

“Në letër urim, kryeministri Johnson e vlerëson lart miqësinë e afërt historike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai rithekson zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.

Sipas Telegrafit, në vazhdim të letrës, kryeministri Johnson shpreh vullnetin për të punuar së bashku me kryeministrin Kurti, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit e prosperitetit për Kosovën dhe të rajonit.

“Ai thekson se mirëpret dhe mbështet prioritetet e përcaktuara nga qeveria për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.Në përmbyllje të urimit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shpreson që rezultati historik nga zgjedhjet e 14 shkurtit do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën për progres në dialogun me Serbinë. Ai rithekson se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për të mbështetur kryeministrin Kurti në programin ambicioz të reformave”, vijon njoftimi.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan për hapat konkret për bashkëpunimin e mëtejmë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *