Vrasja në Elbasan, Meta: Nuk them asgjë, Policia mbron bandat

Ornela

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë masakrën e ndodhur në qytetin e Elbasanit, pasditen e sotme.

Para mediave, Meta u shpreh se nuk ka ende një panoramë të plotë të ngjarjes, ndërsa nuk i ndali akuzat ndaj institucioneve të shtetit. Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se Policia e shtetit mbron bandat e qytetit, që sipas tij operojnë për llogari të Taulant Ballës.

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Meta: Vendosa të ndaloj për shkak të një ngjarjeje të papritur të një provokimi të shëmtuar të kryetarit të Bashkisë që provokoi LSI dhe kandidatët e saj duke u përpjekur që të hiqte banderolat. Jo vetëm kaq por siç u informova tani, për orë të tëra kanë refuzuar që të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë tregon edhe njëherë përpjekjet për të krijuar incidente të paqena. Kjo është arsyeja që kam ndërhyrë menjëherë. Është e rëndësishme që të evitojmë çdo incident që provokohet nga Rilindja.

Vrasja në Elbasan?

Meta: Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më probelamtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Padyshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standarteve zgjedhore.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky eshte presidneti yne, qe ishalla u shofte sa me shpejt. Ky vetem krim dhe destabilizim predikon dhe ne fakt vepron. Mos e denoni ashtu si 21 janarin e pastaj na rrofte km dhe ps.

  • Presıdent leshı do te durojme edhe per dıten e ejte dhe tepremte dhe mbasekesaj besoj se nuk do ta shıkojme me bojen dhe ka me te humbur namı dhe nushanı sı shurra e pules Veprımet tuaja nuk po bejne gje tjeter vetem po shterrın ujın e LSI dhe poja japın PS gje per te cılen te uroj Edhe keto 2 dıte vazhdo te hedhesh gure mbı pullazın e shtepıse tate LSI dhe PD

  • Terrorist! Ke kohe qe ben thirrje per luft. Edhe dje ne Kavaje dhe sot ne Elbasan banditet e tu e filluan ate, por jo me cfurqe e kosa, qe ti per “etike” u thoshje te rrembenin, por me arme luftarake.Nese dje ne darke fluturimthi u gjende ne Kavaje, sot per cudi ti nuk kishe kohe qe te merrje informacionin e nevojshem per tu prononcuar per ngjarjen!? Dhe kush, ti qe do tu presesh kembe e duar te gjithe atyre qe do te cenojne proceduren normale te zgjedhjeve! Kupa u mbush dhe u derdh, hakmarrje e popullit nuk do te vonoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *