Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Elbasan mesditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.
BE kërkon të hetohet me shpejtësi ajo që ka ndodhur, ndërsa bëhet thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës.
“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”-shkruhet në njoftim.
o.j/dita
