Nga Jorgo Mandili
Botuar në DITA
PROLOG
Konkluzionet e këtij triptiku janë mbështetur në vëzhgimet 30 vjeçare të këtij tranzicioni të trishtë të politikës absurde shqiptare të drejtuar nga disa monstra që në këndvështrimin psikoanalitik sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e tyre shfaqin devijime mendore nga normaliteti (autsajder mendor), madje në kushte të caktuara sociale-politike këto devijime janë tepër agresive dhe destruktive. Trojka Sali-Ui nekrofili, Ilir Meta hipokriti dhe Lul Basha distopiku, mbeten përfaqësuesit më groteskë të destruktivitetit dhe shkatërrimit total të Shqipërisë, të ardhur në politikën e tranzicionit me background-e të ndryshme, përkatësisht-ish komunist, i papunë dhe i kooptuar.
Figura të tilla groteske, dramatike e tragjikomike, dalin në kushte të përgjithshme krize social – ekonomike e politike, kur turma vulgare, të indoktrinuara dhe mediokre, përfshihen nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti, urrejtjeje, abuzivizmi, korrupsioni e dhune. Atëherë në krye të tyre ata nxjerrin personat që këto ndjenja i kanë të shprehura më qartë.
KAINI – SALI UI
Në këtë parashtresë nuk na interesojnë bëmat e SALI-UI-së, se gjithë populli e di se çfarë i ka bërw Shqipërisë ky KAIN. Atë që nuk ia ka bëre asnjë armik-thotë poeti A.Duka – “ndaj në çdo fletë të historisë do të mbetet Mallkimi më Biblik”. Na intereson të sjellim në vëmendjen e njerëzve sjelljet, veprimet dhe cilësitë karakterologjike të tij në këndvështrimin psikoanalitik. Portretizimi psikoanalitik i një individi të tillë na lejon të zbulojmë fytyrën e tij të vërtetë, sepse duke qenë edhe influent në politikë ky individ , mbetet kërcënim real për shoqërinë. E thënë ndryshe, çështja nuk është në se është dhe sa është shkatërrimtare sjellja e Sali-Ui, po se destruktiviteti është një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij. Pasioni për të shkatërruar në emër të shkatërrimit është tipar i karakterit të tij. Dhe tashmë është e provuar nekrofilia e kësaj monstre politike.
Për lexuesin, Nekrofilia është “shfaqja më direkte e destruktivitetit irracional të shkatërrimit në emër të shkatërrimit, si një tipar i rrënjosur në natyrën e njeriut, si një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij”(E.Fromm). Nekrofili – dashamir i vdekjes (nekros – vdekje,” filos” – mik) mendon dhe vepron në emër e në funksion të pasionit të tij për shkatërrim e shfarosje. Ai ka tërheqjen pasionante për gjithçka që është e vdekur, e prishur, e kalbur, e sëmurë; është pasioni për të shndërruar atë që është e gjallë në diçka të vdekur; të shkatërrojë për hir të shkatërrimit; interesi ekskluziv për gjithçka është thjesht mekanik. Është pasioni “të shkatërrosh strukturat e gjalla”.
Dhe tek Sali- Ui mund të konstatohet jo vetëm një bartës i nekrofilisë, që buron nga qenia e vet, por edhe të një nekrofili, që u përzgjodh nga “dikushi”, si një qenie njerëzore që ka aftësi të racionalizojë veprimet e tij sipas ‘kodeve” të besnikërisë tribale dhe burokratike, duke kryer vetëm detyrën që i jepet, aftësi kjo, që e zhveshi nga njerëzorja duke e tjetërsuar në një “përbindësh banal” – armik të njerëzores, në një Kain, që sakrifikon çdo Abel që e pengon në zbatimin e synimeve të tij. Urrejtja ndaj jetëve njerëzore dhe destruktiviteti i tij mendor e kthyen pushtetin e tij për shqiptarët në një sistem vrasës të lirisë, shpresës, besimit, dinjitetit njerëzor dhe të dëshirës për të jetuar në këtë vend duke iu “ngrirë buzëqeshjen” shqiptarëve”.
Ligësia e këtij nekrofili nuk buron nga egoja e tij si qenie njerëzore, por nga urrejtja ndaj jetëve njerëzore, pos vetes dhe familjes së tij. Ligësia e këtij “monstrumi” nuk lind nga dredhitë e tij satanike, por nga destruktiviteti i tij mendor, që nuk i lejon të marrë parasysh pasojat morale të asaj çfarë bën kur zbaton detyrën e dhënë…
Me një përvojë shumëvjeçare në politikë, ky nekrofil, ka qenë dhe mbetet “arkitekt”konfliktesh të egra, armik i miqve të tij më të mirë, i frikshëm për të afërmit, shpërfillës i ligjeve, i shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësor dhe agresiv ndaj fjalëve dhe punëve të mira, gjithmonë i gatshëm të godasë e të veprojë vetëm me dhunë deri në vrasje e shkatërrime, “skenarist” dhe “regjisor” intrigash e improvizimesh ngjarjesh e situatash ireale, inspirues i turmave vulgare për të “marshuar”drejt marrjes së pushtetit me dhunë.
Asgjë tjetër nuk të ngjall neveri se, sa pamja e egër dhe e dhunshme e fytyrës së tij: -E zbehtë kur i ikën gjaku (kujto pamjet televizive të fytyrës tënde pas Gërdecit apo atë të 21 janarit me Ndrea Prendin etj) -E skuqur dhe e përgjakur kur vërshon hakmarrja: venat i fryhen, sytë herë i zgurdullon e herë i shqyen, gjoksi i tundet nga një frymëmarrje gulçuese, britmat e tërbimit i’a fryjnë qafën, pastaj gjymtyrët i dridhen, duart i tunden me forcë, i gjithë trupi i lëkundet nga përpëlitjet. A nuk do të dojë të na tregojë shëmtinë dhe egërsinë e zemërimit të tij , se çfarë “monstrumi” është njeriu i tërbuar nga inati kundër të ngjashmeve të vet”?
Fjalët e tij janë edhe më të hidhura e më të tmerrshme kur “fyen, shpif, dhe kërcënon qindra gra shqiptare, që merr nëpër gojë e akuzon neveritshëm nënat, motrat e vajzat e kundërshtarëve të tu , pa marrë parasysh se edhe vetë ka grua, vajzë e mbesa.-Tërbimi e kap kur përgojohet Familja e tij, vajza, djali, mbesat etj, një tërbim i egër, gjakatar, i zbehur, i mbështjellë me errësirë, i neveritur nga të gjithë, përpos atyre, besnikëve që janë gati të vdesin me vdekjen e tij . I gatshëm për t’a kthyer përmbys gjithçka: detin, tokën, qiellin, a thua nuk ka mjet tjetër për të mbrojtur veten dhe familjen. Por harron një gjë : “se po e bëre shurrën në det, kripën do ta hash në gjellë” .
Demagog i lindur. Grumbullon e stis fakte, që vërtetojnë tezat e tij, i plazmon ato njëra me tjetrën me hamendje dhe nxjerr tekstin plotësisht bindës, sidomos për kundërshtarët e tij politikë. Zemërimi në sjelljet, qëndrimet, veprimet dhe fjalimet e tij është i vërtetë, jo i shtirur, sepse atë e ushqen urrejtja për çdo gjë të arritur, të suksesshme të kundërshtarit. Falë kujtesës dhe fantazisë së tij të shfrenuar, i arrin qëllimet e tij, deri aty sa ta “bëjë edhe gomarin mashkull me barrë. ” –
Aktrimi është një karakteristikë tjetër e sjelljes së tij destruktive. Mënyra e komunikimit të tij – tjetër me të tutë, tjetër me kundërshtarët politikë, tjetër me ambasadorët, tjetër me parlamentarët evropiane e tjetër me kongresmenët amerikane. E kështu i mashtron dhe i hipnotizon të gjithë, deri në atë shkallë sa që kur vret njerëz e quajnë “burrë shteti”. Si një aktor i vërtetë, me këtë rol ai fsheh demagogjinë e tij.
Servilizmi dhe hipokrizia e tij janë mbresëlënëse. U bë anëtar partie, iu vardis edhe fëmijëve të Enverit, Hysniut e të afërmve të tyre. Pastaj pas vdekjes së udhëheqësit, iu vardis Simonit, Ramizit etj. Admirimi që shkaktonte kjo shtresë tek ai, dhe prania e tij në këtë shtresë i jepte mundësinë për t’u hakmarrë ndaj atyre, të cilët nuk e kanë përfillur më parë. Një njeri pa pikë mëshire dhe keqardhje, vullkan që vlon nga nxitjet arkaiko -primitive, duke dalë jashtë vetes së tij përpiqet të tregohet besnik i partisë (kujto shoshorët e të tjerë), të shfaqet si i miredukuar e familjar i rregullt, siç donte partia, aktivist në punë në lagje e kudo, një xhentëlmen i vërtetë.
Synimet e tij falë aftësive të tilla , papritmas u bashkuan me realitetin social – politik të rënies së komunizmit Dhe, në këtë kohë ai u tjetërsua nga “komunist i devotshëm”, në një “agjent” të krahut reaksionar e revanshist me propagandë antikomuniste dhe nacionaliste, vetëm e vetëm që të bëhej i besueshëm për padronët e rinj. Këtu u shfaq në rolin e kumarxhiut politik. Filloi të luaje bixhoz me jetën e shqiptarëve. Kur gjithçka u dogj, u shkatërrua, u rrënua, u plaçkit, u vra, u pre, zotërisë së tij nuk i erdhi keq për ato që i bëri dhe vazhdon t’i bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe asnjëherë nuk është penduar dhe të kërkojë falje publike
Falë pandëshkueshmërisë së tij nga pasardhësit, duke filluar nga Nano, Meta, Majko dhe së fundi Edi Rama që e premtoi dhe nuk e bëri, por na e la përsëri “peshqesh” në politikë dhe në jetët tona duke fituar statusin e të “paprekshmit”dhe si i tillë, i përkëdhelur edhe nga media “filoberishiane” dhe nga moderatorët lajkatarw, iu krijuan të gjitha mundësitë për të shfaqur protagonizmin e tij të shëmtuar si “qytetari digital” kurse nesër do ta shohim si deputet në parlament për të na kthyer në “mon’ e shkuar”, në ato mote kur shqiptarëve u ngriu buzëqeshjen në buzë.
Dha dorëheqjen por nga politika nuk u largua. Pse vallë kërkon të rifutet dhe do futet falë “birit të tij shpirtëror” ” shakaxhiut të ndryshimit”, Lul Distopikut. Nuk largohet sepse e ndjen që do ta harrojnë shpejt. Dhe këtë e di mirë. A nuk ka vepruar në këtë mënyrë edhe vetë ky me ish udhëheqësit e Partisë së Punës? Ashtu siç ka vepruar ai me këta, ashtu do të veprojnë edhe të tijtë me të. Ai e ka kuptuar më mirë se kushdo, se i vetmi instrument që i tërheq njerëzit drejt liderit është pushteti i tij, prandaj dhe dashuria e tij me politikën dhe partinë është e pakufishme. Atë që kishe synuar gjithmonë -Pushtetin – me anë të të cilit mbolle kudo farën e Urrejtjes dhe të Shkatërrimit.-Paranë – që së bashku me partinë – bandë, vodhe, vrave për të shkatërruar dhe pasuruar. Dhe fitove!
Ata, që me të vërtetë kanë humbur,janë qindra – mijrat e shqiptarëve, që u degdisen rrugëve të botës, që u droguan e prostituan, që u vranë e u burgosën, që u ndanë për së gjalli me njerëzit e dashur, e që vuajnë ende për bukën e gojës,kurse ti me familjen tënde , jo vetëm që bën jetë përrallore në vilat e tua dhe të fëmijwve të tu, brenda e jashtë vendit, por… edhe vazhdon të kërcënosh, të bërtasësh e ulërasësh për revolucion, për shkatërrime , për vrasje me snajpera, topa e raketa, sikur të jesh vetë Zeusi mbi Tokë. Përse? Për të mbuluar gjëmën e madhe qe i ke shkaktuar këtij populli e këtij vendi.
HIPOKRITI – I ZEMËRUARI I MADH
Hipokrizia – shtirja e individëve që pohojnë se kanë virtyte, besime, parime e moral, mendime racionale apo ndjenja humane, por që në të vërtetë nuk i kanë. Por sjelljet dhe veprimet e tyre janë në kundërshtim me ato çfarë pohojnë. Për t’i bindur njerëzit, këta tipa, përmes një promovimi manipulues e mashtrues i prezantohen publikut si personalitete me moral të lartë e ndjenja humane, pavarësisht mëkateve që mbart shpirti i tyre. Shembull emblematik i kësaj hipokrizie është Ilir Meta. Hipokrizia e tij lidhet me origjinën e lindjes dhe kushtet në të cilat është rritur. Duke i përkitur një shtrese të ulët ekonomike e kulturore, ambicioz e egoist, gjithmonë ka ndjerë këtë dhe ka synuar me marifete të ndryshme përfshirjen e tij në politikë duke u shtirur herë si socialist herë si demokratikas, gjithmonë për interesat e veta pragmatiste. Po t’i analizosh me vëmendje fjalimet e tij, do të konstatosh se ato nuk janë të ngarkuara me hollësi gjykimesh intelektuale apo morale. Ato janë vepra të një fjalori të rrugës, por jo të një njeriu të edukuar, të fisnikëruar, humanist e qytetar.
Dikur “Kingmaker” i politikës shqiptare, që me aq elegancë e i sigurt ecte mbi tel, me shkopin e ekuilibrues sa djathtas e majtas -si një artist cirku i politikës shqiptare- tani në këtë gjendje të dëshpëruar, i lëshuar, i çekuilibruar, i çakorduàr nga “shenjtëria” kushtetuese, që ishte gati të bëhej fli për mbrojtjen e saj. Një ndryshim drastik – nga një “babaxhan” plot qetësi e dashuri në një i zemëruar i madh deri në tërbim ,madje edhe shkelës i ” shenjtërisë” kushtetuese, që aq fort e ka për zemër saqë edhe SPAK-u, nuk reagon. Përse ky ndryshim? Mesa duket, elementët qelizorë “Shejtanum Viçidolum”, me të cilat ai ka filluar të ushqehet dy vitet e fundit e kanë tjetërsuar duke e kthyer nga një “Kingmaker” në një “Virusmaker” – në një mutacion fleksibël, të paqëndrueshëm, që përpos të tjerash edhe me efekte anësorë jashtëkushtetuese.
Po përse ky zemërim i madh? Sipas mjekut Edgar Cayce zemërimi thellohet edhe kur ke një shqetësim për një hall të madh, të një pritshmëri të pakëndshme për veten dhe familjen. Në këtë rast, zemërimi nxit sekretimet nga gjëndrat endokrine, duke rrjedhur në gjithë trupin. Sekrecionet e shkaktuara nga zemërimi bëjnë kërdinë mbi shëndetin. Zemërimi shkakton helmim që është i sekretuar nga gjëndrat. Gëzimi ka efekt të kundërt – përfundon dr. Cayce.
Dhe vërtet, duke thelluar veset e tua dhe duke mbartur në shpirt mëkate, që ti vetë i di, vuan pikërisht për atë që të bën t’i largohesh asaj ç’ ka të mundon. Dhe ajo që të mundon, kuptohet është diçka shumë serioze. Përderisa të ka çekuilibruar mendërisht, që të dalësh për fushatë krah opozitës një veprim ky antikushtetues, kundër Edi Ramës me një mllef që e shfaq hapur, sidomos kur je pranë spitalit të të marrëve në Vlorë tregon se pritshmëritë për të ardhmen tënde nuk janë plot “qetësi e dashuri”. Por çfarë mund të të ndihmojnë për këtë mitingjet, Saliu, Luli, e të gjitha ato figura groteske që të rrethojnë? Ç’kotësi! Ky mundim të ka kapluar shpirtin kaq shumë, saqë zemërimi të është kthyer në tërbim. Ti mund të organizosh mitingje e të shëtisësh qytete e fshatra të tëra, të puthësh e tundësh flamuj sa të duash, të betohesh e përbetohesh, por megjithatë veset e tua do të të ndjekin pas kudo. Edhe zemërimi është një ves, një dëshirë e dhunshme për t’u hakmarrë, që shkakton dëme të mëdha, jo vetëm te një njeri, por edhe tek një bashkësi shoqërore. Në rastin në fjalë është bashkësia e shumicës së popullit që pret nga ty “qetësi e dashuri”, fisnikëri e qytetari e mbi të gjitha unitet e bashkim. Ashtu si çmenduria, edhe zemërimi nuk mund të përmbahet; zemërimi e nëpërkëmb mirësjelljen, ngul këmbë në të vetën si mushka, i qepet keq asaj që ka ndërmarrë, nuk dëgjon as këshilla, as arsye, është i paaftë të dallojë të drejtën dhe të vërtetën.
(Vijon)

Por kjo Shqiperi qe ka 8 vjet qe qeveriset me te gjitha pushtetet ne dore nga Sulltan Edi Rama/ pra Qeveri, Media, Parlament nje ngjyresh, Drejtesi?
Po kjo Ekonomi ne kolapsin e borxhit publik me te lartin e 30 vjeteve?
Po deshtimet 8 here rrjesht ne hapjen e negociatave me BE?
Nuk fshihen keto deshtime te Sulltanatit Rama me akoma “Fajin e ka Saliu” ore ti Bandill-Mandill Gorgua, qofte edhe duke i shtuar edhe Meten edhe Bashen prapa!
Buxhetoret, pensionistet, ato ne asistence, ato me perkrahje sociale shko e pyeti ca o Jorgo se kur e mbajne mend tu jene shtuar te ardhurat, shko! Nga pergjigjet e tyre do kuptosh shkallen e servilizmit tend ndaj nje pushteti deshtak te Edi Kristaq Rames qe nuk fshihet as mbulohet dot me dokrrat tua.
Janë bërë si të çakërdisur bandillat e ditëzezës gjoja nga “frika” se mund të vijë prap në pushtet kingmakeri i tyre, apo më mirë të themi idhulli i tyre i dikurshëm, asokohe ish-sekretar i PPSH-së në spitalin dy në kryeqytet.
Bandillat hiqen gjoja sikur i druhen “lisharësit” ku për 30 vite janë ulur krahë njëra-tjetrës tre pjellat pëpëshëiste, për të fshehur tmerrin e vërtetë që mund t’ju kallte rrotacioni real, dmth. alternativa e munguar prej 76 vitesh.
Zgjohuni o dele dhe mos i lejoni bandkllat t’ju nëpërkëmbin dinjitetin me parullën “po çakalli delja do vijë ujku”
Mos kini frikë se edhe nami sikur të bëhet, nuk vjen më në pushtet kingmakeri i tyre ai që i bëri bandillat lolo. Këta që kanë rrëmbyer gjoja flamurin e “urrejtjes” kundra tij, kanë qënë dikur llustraxhinjtë e imazhit të tij. Ishin bandillat, pa ishte kingmakeri!
Mirë toçat po dhe tastjera po na bën numra. Aty më lart duhej “Po iku çakalli do vijë ujku”
Ju shqiptarë e keni në dorë që t’i pastroni këto plehra. Asnjë votë Berishës, Bashës dhe Metës! Kjo është mënyra që ata të shkojnë në vrimat nga kanë dalë.
O koqja !!! shqiptaret kane 8 vjet qe nuk ua kane dhene votat ketyre, puna eshte se edhe Edvin Pallaska qe i ka marre votat e shqiptareve per keto 8 vjet nuk ka bere vezen e kuqe, keshtuqe Asnje vote me Ripjerdhjes se Edvin Bythes, TE GJITHA VOTAT OPOZITES, pa lere sec thote ky Debili Mandili.
Trojka e shkaterrimit te Shqiptareve, eshte hajduti i SUrrelit,
EDI RAMA me kelyshet e tij te Rilindjes hajdut qe kan zaptuar kreun e PS-se
EDI RAMA ka 8 vjet rresht qe po vjedh parate e shteti shqiptar
ne Tendera, ne PPP, ne Koncesione,
ne taska te rrugeve, taksa te karburantit, etj etj vjdhje deri edhe tek
kapelet e policeve, qe i blen me 350 euro copen
Apo investimet karagjoze per Jahtet qe shkojne 2 Miliard dollare,
per gjera komplet koti , qe mund t ebehen nnga vete inxhinjeret Shqiptare me kosot 100 here me te ulet
Apo ato rruget e fshatit qe i ben Rama me costo 20 milion dollare per 1 KM
Ndaj more Jorgaqiiiii ,ket genjeshtra bajate shko thuaja sateme
jo neve se na fyen intelektin e prapanices
Ciao.Të fala qim pekës.Po nuk u shkatërruan familjet mafioze këtë radhë ne na mori lumi si komb.Se ty shoku t’a kanë siguruar likja me salën.
Do të ketë mbetur fuoristrada pa benzinë.
S’ka gjë se unë nuk kam fare fuoristradë.Njëëlloj është se mësohesh.Ndaj mos ki qeder.
Shpresoj që të mos fitoni ju këtë radhë.
Në se duan shqiptarët që të shpëtojnë Shqipërinë nga kanceri Berisha, Basha dhe Meta, nuk duhet t’u japin asnjë votë atyre. Këta birbo kanë mbijetuar vetëm se u keni dhënë votën. Mos i dëgjoni këta tipa që shprehen në perkrahje të tyre, sepse këta janë si ai që ishte regjistruar duke u lutur femrës që të bëjnë seks në këmbim të posteve që do të kishin kur të vinin në fuqi Berisha, Basha dhe Meta. Këta hijena rinë gati që të shqyejnë atë që i ka mbetur Shqipërisë. Asnjë votë maskarejve! Dërgojini në vrimën që i ka pjedhur!
O Jorgooooooo, po ti o i gjore, edhe si mesues fizike qe bere shkollen, ishe gjysmak. Tashti merr persiper te kullosesh fushave te psikanalizes, karakterollogjise, psikologjise etj. kesi pordhash. Paske vendosur te llustrosh e te lepish mire prapanicen e liderit global kete rradhe. E po mire o Jorgo Debili vazhdo te pjerdhesh vetem mos harro te hapesh dritaret se do te mbytesh ne pordhet e tua.
Dhelpra dhe rrushte.Fabul e goditur qe I shkon mjaft per shtate komentit tend
Mondi, ku e pe rrushin ti o i gjore, ketu e shumta noi gorrice edhe mund ta gjesh po kerkove shume.
Po paske ndërtuar emrin mo?Nga Digital në neutral.
Do të kesh hequr dorë nga ligësitë.
Asnjë votë për maskarenjtë si likja me salinë.
Sa për liderin global plagosur me Zhejin dhe Lubonjën se me ata të puqet kosherja.
Hajde turqeta.Mos u mërzit.Ikin katër vjet.Do votojmë prapë.Fito ti po pa Floririn dhe Mortjen
Une kam qene gjithnje “Nje qytetar neutral”, mesa di emrin e ka nderruar nje palluqe qe nga Edvin e ka bere Edi, keshtu per kollajllek.
Te lumte Z.Jorgo !
Bravo Jorgo..Mos u tut nga plehrat qe ulerasin e felliqin mjedisin…Damasko fatkeqesone qe e ka gjetur kete vend , nxirru ne Shesh rrenje e dege, koke e kembe e kthetra. .
Po vec urrejtjes e percmimit , a do na thuash se si te shpetojme prej trios tragjike? !
Po nuk kane asnje rendesi se cfare thote Jorgo. Te gjithe e dine se si eshte situata! Fjale dhe prape fjale! Duhet te veproje drejtesia ne se eshte i pafajshem,gje qe s’duket te jete dhe po qe i fajshem te pakten te na largohen nga politika,mjaft! Me artikuj nuk e vret njeri mendjen! Por sic duket s’guxon njeri ta preke Saliun!
E kujt i duhen keto perralla,o Jorgo,kur te gjithe e dime se cfare eshte Berisha,Nano,Meta,Basha dhe tani Rama?
Pse nuk shkruan se si mund t’i thuhet NDAL rrenimit katastrofik te vendit dhe te shporren nga fawja e dheut te gjithe monstrat qe na cuan ne humnere?
Gjykimi yt nuk shkon me teper se sa e ca kalamajve kur grricen me njeri tjetrin se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”?
Dy here ia dhame nga mbi 1 milion vota Rames pqe te shporrur Berishen dhe t’i ndryshonte faqen Shqiperise,por nuk beri asgje,bile e rrenoi demokracine dhe shtetin ligjor sa sot nuk te hapet asnje dere zyre shteterore apo bashkie te ankohesh par padrejtesite qe zyrtaret e tyre na bejne!
Me Kushtetute jemi SOVRANI, ndersa me propagande jemi “bashkeqeverises”,por ne fakt jemi vetem skllever qe na duan vetem per fasade demokratike!
Mos e shisni voten,na thone,por kane HESHTUR kur Rama ndryshoi Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor duke i dhene te drejten vetes te behej mbret!
A nuk e pe Ramen se si i nxirrye ne tv kandidatet per deputete te zgjedhur nga ai vete qe i rrinin gati-tu atij?
Po popullin a e pyeti ai?
Kur nuk e pyet popullin,kur nuk i degjon ankimet e popullit se si e gjykojne deputetet,qeverisjen,ministrat etj,atehere A NUK ESHTE TALLJE TE SHKOJME TE VOTOJME BESNIKET E RAMES E JO TANET?
A nuk e pate se gjate fushates se KARNAVALEVE ELEKTORALE nuk doli para qytetareve asnje deputet e minister,ne cfo qark e te degjonin vleresimin e tyre?
A e keni degjuar ndonjehere Ramen te pranoje ndonje kritike,por vetem te justifikohet edhe kur kane plasur skandalet korruptive?
Pse nuk shkruan ndonje triptik apo katertik o Jorgo pasi degjove deklarimin ogurzi te Rames se ,”Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
A nuk ishte kjo deklarate nje AMNISTI politike,qe Rama i beri Berishes e deri tek vetja duke hedhur poshte mijra akuza,fjalime etj te meparshme kunder korrupsionit?
A nuk ishte kjo edhe nje kercenim qe Rama u beri gjyqtareve dhe prokuroreve te mbetur qe te mos merren me politikanet,por me koleget e tyre?
A nuk eshte kjo nje kundervenie e hapur ndaj Reformes ne Drejtesi?
Keto jane hallet qe duhen trajtuar,o Jorgo,ne se ta mban s…,e jo SOFIZMAT e tua pa fund,qe 95 % e shwiptareve nuk kane marre vesh cfare ke dashur te thuash!
Ulu ne toke,Jorgo,ndryshe mos na lodh trute kot!
Dukesh qe o jeton jashte realitetit,o te jane fikur SENSORET, per te kapur sinjalet e baterdise qe po perballon mjerisht populli yne!
Dukesh,qe nuk do kesh dale ndonjehete jashte Shqiperise,we te kuptosh ndryshimin e funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor,fjala vjen ne SHBA me kete palo shtet rrangalle qe kane instaluar ketu!
Se edhe mund te kesh dale jashte,por varet se me cfare syri e mendje e ke pare realitetin andej,njelloj si kryebashkiaku Veliaj,qe ndonese ka studiuar dhe shkuar me pas disa here ne Michigan SHBA,por ASGJE NUK KA PRURE NGA PERVOJA E ATIJ SHTETI MODERN,ne Tirane!
Kolombi te lumte ajo dore qe e ka qendisur kete koment, pa fyerje, pa sharje qe nuk i mungon asnje presje. Te pergezoj per bujarine dhe intelegjencen.Pershendetje te perzemerta nga ILIRIDA!
C’fare Kombesie i perkisni ju Jorgo Mandilli ? (nese kjo nuk perben sekret, natyrisht)
Shkoni pra votoni Saliun, Bashen Meten o gjynahqare se ata vertete bene shtet, vodhen, vrane, shkatruan, dermuan perzune, vollen vrer, ju thane vidhni, ndertoni pa leje ku te mundni, mos paguani uje e drita, mos paguani taksa, hidhni plehra ku te mundni, shisni e merrni droge sa te doni, coni cupat e mamate ne semaforet e botes, beni c’te doni se gjykatesit tane te plepave s’do ju denojne, zyrtaret tane me dipllome Universiteti pa shkuar fare ne gjimnaz do ju sherbejne shume keq dhe kur jepni rryshfet kudo. Shkatroni vrisni prisni ju thone, ju mbrojme ne, ju na lini rehat te vjedhim e te ndertojme vila ku te duam e si te duam, brenda e jashte vendit. Ju pini kafe ne bllokun e ish udheheqjes, ose hipuni gomoneve si te doni. Rrofte Saliu qe jo vetem ja mblidhte shurren e menderin Hysniut, gjyshit te analistit te shquar po dhe ja pinte e hante me endje. Jepuani votat se do t’i shikoni hairin… Mban Shqiperia e shqiptaret, o burra votoni Saliun, Meten, Bashen e gjithe horat maskarenj ku jane. Ju befte mire. Mire u pafshim ne 26 Prill e me tej.
Sakte dhe renditur si duhur.Duke dhene shpirt te jem nuk ia nap voten ketyre bastardeve qe nuk ka oqean qe I lan.Per kujtimin e mijrave te vrare nga keta mizore per 30 vjet.
Fitoi zgjedhje plot 30 vite me pare ne ket vend,
Rama i Pare, Alia, qe te gjithe e mbajme mend,
por nuk zgjati me shume se nje vit nga fitorja pra,
dhe doli BUFI i tij edhe “kemi vec 6 dite buke” tha,
te mos presim pra BUFIN e Rames se Dyte mot,
qe te dale serish edhe ato fjale prap te na i thot,
nuk mban dot qeveri me, nuk mban dot as pushtet,
ky Rama i Dyte me ekonomi rrenuar e te bere Ibret,
ashtu sic vepron bota edhe Shqiperia do te veproj,
me vota e jo me shkelma me pas, qeverine ta nderroj,
mos presim qe BUFI i dikurshem te na shfaqet prap,
te shpalle Falimentin ekonomik te Rames Dyte Trap!
Ka të drejtë është një trojkë rrënuse por ka një lajthitje pa dashur të Mandilit, “hiqe Gjino-Lulin nga trojka dhe lere të flej në djep” se nuk i bën gjë Marigo- Shqipërisë dhe ver Edi Ramën që jo vetëm ka 8 vjetë që po e rrënon Shqipërinë por në 25 prill do ti jap dorën e fundit që Edi Ram Rrënuesi të brohorasë në 26 prill “Tërmet …..oboboooo…… tërmet dibran edhe në Vlorë, në Fjer kudo…….Fuck Vlora, fuck Fjeri …Fuck..Shqipëria…. ju lumtë Damjan Tërmetët e mi …… oboboooo tërmet” dhe tërmetet a nuk rrënojnë?
Hiq profesor fotografinë e Lulit Gjino dhe ver portretin e supermenit që mbas rrënimit 8 vjeçar të dy mandatave, ka zbuluar, me formulën E= mc në katror ku m është masa e Ram Rrënuesit, që ai zotëron një energji kolosale të tillë që ai do të hedh shqipëtarët hoooop në….. ca maja ….ca maja e ca maja……vetëm manadatën e tretë të zezë të kusarqeverisjes më jepni… o zot na ruaj mëndjen…ç’ janë këto maja që do na hedh ……..Mos vërtet i nderuar profesor i fizikës, simbas formulës, ka aq energji që me një detonator termobërthamor të marrëzisë së tij të hedh në erë të gjithë Shqipëri e shqipëtar bashkë ….se nuk më duket në rregull nga mëndja…me këto maja ….me aeroporte që prodhojnë bukë…..me prishjen që tani, sikurse thotë, o zot i madh, portin e mallrave në Durrës dhe të bëj (ka filluar) portin turistiko artistik…..ndalojini këtë njeri vërtet se i shkalluar është dhe jo vetëm portin e Durrësit do ta rrënoj por të gjithë vëndin, është një i shkalliuar që dërgoj 1000 policë të armatosur duke mbajtur në gadishmëri 10 000 të tjerë për të pushtuar e shkatrruar një teatër ……
Nuk po zgjatem, ver në list super rrënuesin Edi Rama se ka provuar që e meriton si edhe dy të tjerët kafshët Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe trojka të jetë e llogjikisht dhe fizikisht e saktë dhe ti fusim një detonator të zakonshëm dhe të shpëtojmë nga kjo trojkë një herë e mirë. Kujdes …aman.. jo detanator termobërthamor sepse me ligësinë dhe çmëndurin e tyre simbas formulës E= mc në katror profesor Jorgo do të rrënojnë të gjithë globin dhe do të jetë fundi i njerzimit.
FLM PROFESOR
zoti berisha i vuri flaken cdo ‘fare’ qe gjeti. shkretoi cdo nocion civil. asgje pervec kap, konsumo, beje mullar dhe dil prap per te mbushur gojen e pangopur. Doni te trafikoni cdo gje per pak gje, athere mbajeni fort ne dhembe, sb, dicka do te pertypni, sigurisht.