Berisha bën zbulimin: Ky është deputeti që hoqi Vuçiçi nga lista e PS

redaktor

Sali Berisha komentoi mbrëmë në kanalin Syri deklaratën që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëri për zgjedhjet në Shqipëri.

Berisha tha se ishte Vuçiç ai që hoqi Majko nga lista e deputetëve për shkak të mbështetjes që ky i fundit ka ndaj Kosovës.

Vuçiç pa që ka vërshuar një përkrahje e jashtëzakonshme ndërkombëtare për Lulzim Bashën. 

Nga të gjitha këta që keni parë në ditët e fundit, njëri prej tyre është de facto njeriu më i rëndësishëm i Parlamentit Europian, ai doli haptas, nuk e bëntë kurrë ai pa një ujdi shumë të gjerë.

Vuçiç i shikon këto dhe cfarë të bëjë, po i thotë Europës se mbrapa Lulzim Bashës është Shqipëria e madhe. Që në fillim ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar në fushatën elektorale të Ramës. Pse e hoqën Majkon nga lista? Sepse Majko ishte pro kosovar,”- analizoi thellë Berisha.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *