Divorcet me mirëkuptim

redaktor

Gjatë vitit të kaluar gjykata e Tiranës ka divorcuar mesatarisht 3.4 çifte në ditë, por shumë prej tyre kanë preferuar që përpara se të vijnë në gjykatë të shkojnë te noteri.

Ndarja me mirëkuptim, duke nënshkruar më parë një kontratë para noterit, ku çiftet bien dakord për përpjesëtimin e pasurisë, kujdestarinë e fëmijëve apo dhe detyrimit që rrjedhin pas divorcit,  ndonëse në numër të vogël ka nisur të aplikohet edhe në gjykatat shqiptare.

Edhe këtë vit gjykata e kryeqytetit ka shënuar një numër rekord ndarjesh,  ku për 12 muaj janë divorcuar 1 645 çifte, ndërsa shkaqet mbeten të njëjta. Të mësuar me divorcet tradicionale, ku pasi i kanë dhënë fund martesës ligjore çiftet humbasin çdo komunikim mes tyre, ndarja me mirëkuptim ose duke nënshkruar më parë një kontratë është një risi në shoqërinë shqiptare, ku çdo ditë shënohen dhjetëra raste të dhunës në familje apo kërkesave për urdhra mbrojtjeje./Vizion+/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *