Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i cili aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistani është nominuar për një post të rëndësishëm, si ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.
Lajmi është njoftuar nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi.
Nominimi është bërë nga presidenti amerikan Joe Biden. Pozicioni i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit të SHBA, që është përgjegjës për politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet me të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore, ka qenë vakant që nga fillimi i administratës së mëparshme të Trump.
Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Ai ka shërbyer si ambasador në Republikën Kirgistan që nga viti 2018, pasi i përfundoi mandati në Shqipëri.
o.j/dita

Ndoshta do ishim me fat nese do te caktohej po ne kete funksion, por per Europen Qendrore dhe Jugore, ku perfshihet edhe Shqiperia, te cilin ai e njeh shume mire dhe kujtimet prej saj i ka ende te fresketa.
Njeri i cilter dhe parime te forta. Ne shqiperi ka punuar fort. Me behet qejfi.
Nje nepunes i korruptuar si Lu , qe kerkonte favore nga Prokurori i Pergjitheshem
tani do veje te beje hale edhe Azine
Ambasadorja Kim do te nominohet per post me te larte me siguri. Te gjithe ata qe jane konfliktuar me Saliun dhe Meten kane bere karriere. Keshtu ndodhi me Mariza Lino dhe te tjere
Miku i Donald Lu @…..
I uroj z Lu gjithe te mirat .Kini me se te drejte ne komentin tuaj ,por z Lu do influencoje edhe per ballkanin perendimor tek koelget e tije pa diskutim ,dhe do te na ndihmoje ne popullit te neperkembur Shqiptar.
The God bless Amerika!