Ministria e Brendshme reagoi dje pas deklaratës së deputetit të PD-së Arben Ristani, se po manipulohen shifrat e krimeve. “Institucioni ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo qytetar, institucion, apo parti politike, duke vënë në dispozicion të gjitha statistikat e punës dhe rezultateve të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim. Kurse deputeti deklaroi se krimi njeh rritje galopante dhe se MB e ministri Tahiri po e fshihnin duke manipuluar statistikat. Por ministria deklaroi se i qëndron buletinit të shpallur disa ditë më parë, ku vrasjet janë ulur me 55%, janë kapur 29% më shumë persona në kërkim dhe ka dy herë më shumë procedime penale për trafik droge. Po kështu është trefishuar lufta ndaj trafiqeve dhe korrupsionit, kurse aksidentet me vdekje kanë rënë me 38% dhe rritur gjobat për kundravajtje. “PD të lërë mënjanë retorikën politike, le të konsultojë të dhënat në çdo kohë e të shuajë dyshimet e paranojat, e të mos ngjallë panik duke mashtruar”, mbyllet njoftimi.

Hahahah, eshte pergjysmuar krimi.
Po ne Shqiperi po vriten me shume se ne Siri dhe Irak dhe Afganistan sebashku, hahah