Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, lihet në burg autori, arrest shtëpie për 2 bashkëpunëtorët

Ornela

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme me dyert e mbyllura, gjyqtari Gentian Dekollari ka lënë në burg Jonuzin, e ndërsa janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëpunëtorët Markel Shtylla dhe Dorian Troplinin.

Autori Ndricim Jonuzi Tahiri, ishte një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së 19 prillit. Referuar dëshmisë së autorit, por edhe vetë të plagosurit, ngjarja ka ndodhur për parkimin e makinës, ku fillimisht janë konfliktuar me armë dhe më pas Jonuzi ka nxjerrë armën duke e qëlluar dhe lënë të plagosur.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *