24 ekipe të Ambasadës Amerikane në terren, qyteti ku do jetë ambasadorja Kim që në 9 të mëngjesit (ku do jenë diplomatët e tjerë)

time

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ditën e sotme do të jetë e pranishme në qytetin verior të Shkodrës, për të vëzhguar procesin e votimit.

Mësohet se Kim do të jetë e pranishme që nga ora e 09:00 e mëngjesit në qendrën e votimit “28 nëntori” .

Më herët Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar se është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA shkrua se grupet e saj të punës do monitorojnë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

Më tej njoftohet se SHBA do të monitorojë derisa e gjithë puna të jetë mbyllur.

Ajo tha se në fund do të jetë OSBE/ODIHR që do të japë verdiktin përfundimtar, ndërsa shtoi se udhëheqësit e partive e kuptojnë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ditën e zgjedhjeve do të shkoj në disa nga pikat kyçe. Nuk e kemi bërë planin ende, por nga ambasada e SHBA do të ketë 24 ekipe që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Në fund do të mbështetemi te OSBE/ODIHR që në fund do të japë verdiktin për zgjedhjet.” tha disa ditë më parë Kim.

Ku do jenë të tjerët

Në kuadër të vëzhgimit të procesit zgjedhor ndërkombëtarët do të jenë sot në terren. Sipas agjendës së siguruar mësohet se ambasadori i BE, Luigi Soreca do të jetë  në  Tiranë, shkolla “Dora D’Istria”, rreth orës 08:30, në Elbasan rreth orës 11:00 tek Teatri Skampa, në Kavajë dhe në Durrës.

Ndërkaq ambasadori Britanik , Duncan Norman në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve do të jetë në Durrës, Elbasan, Fier dhe Peqin.

Ndërsa ambasadorja Ursula Gacek  e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të jetë në Tiranë ku pritet që të japë një deklaratë për shtyp ditën e zgjedhjeve.

n.s. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Odhirqe 30 vite na vlereson si shume te mira zgedhjet tona!!!!! E te gjithe e dime sa te manipuluara ishin! Pra eshte sikur me iu ju thane vazhdomido mbyllim syte prape!

  • Pershendetje Z. Ambasadore qe ke dale ne mbrotje te Demokracise, ruajtjes se votes dhe te stabilitetit ne Shqiperi nga paramilitaret e Sali Serbit & Like Floririt. Faleminderit.

  • Se mos e quan Shaban Murati nderhyrje ne punet e brendeshmre dhe fillon i bie dhe Amerikes.
    Pasha zotin, eshte diplomat karriere ai. I di.mire do pune diplomacijet. E beri telef socialimperializmin sovjetik dhe tash po i kthehet dhe imperializmit amerikon.

    • Shaban murati eshte i zene me revizionizmin rus..
      Para 90tes imp dhe rev e beri lecke sipas porosive te dulles.
      Pas 90tes u be dhjerokrat si saliu dhe fahriu

  • …nuk ka faj BE – ja..! Shqiperia do USA..! Me vjen cudi, gjyshi I’m (nga Nena) ishte Amerikan por s’na I “var” njeri..! Cudi..!

  • Faleminderit Usa. Zonja Ambasadore, ju jane lodhur syte nga pa gjumesia per shqiptaret ??!! Politikane te veshtire.

  • Faleminderit per ndihmen qe na jepni Zonja Amb KIM! .Deshiroj fort nga Zemra ,qe votuesit mbare Shqiptare te hedhin ne koshe te plehrave kesah here ,te tre partite , kete bande te PPSH , te ndare ne tre copa bajge ..
    Edhe nje here shume faleminderit z amb KIM .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *