Festa e “Ujit të Bekuar” ka rikthyer dje radhët e gjata të emigrantëve që hyjnë e dalin nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Kapshticës në Korçë. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë dalë 4488 persona me 1012 mjete dhe kanë hyrë në territorin shqiptar 1793 persona me 396 mjete. Radhët janë krijuar në palën greke, ku në funksion janë vetëm dy sportele, pasi në Greqi festa e “Ujit të Bekuar” konsiderohet ditë pushimi. Ndërkohë pala shqiptare punon me 5 sportele.
