Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi falënderoi nga selia rozë të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime.
Ajo theksoi se rezultati final do të dalë nga kutia e votimit dhe se shqiptarët tashmë mund t’i ndjekin votimet nga shtëpia.
“Shumë faleminderit që votuat. Ishte ditë e bukur, kishim manifestim qytetar. Vullneti është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi ligjore. Në emër të Ramës, falenderim për patronazhistët dhe koordinatorët lokalë. Mirënjohje për punën tuaj. Tani mund të ndiqni rezultatin në shtëpinë tuaj. Iu kërkohet përgjegjësi shumë e lartë për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real që del nga kutia e votimit. Shumë faleminderit të gjithë qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës, tha Muzhaqi.
o.j/dita
