Kaká, Toni, Klose, dita e veteranëve

anazapta

Rikardo Kaká ka udhëhequr Milanin dje në fitoren 3-0 kundër Atlantës, duke shënuar dy gola. Braziliani i rikthyer hapi serinë e golave në minutën e 35-të, duke shënuar për të 100-tën herë me fanellën kuqezi. Atalanta, e cila nuk i meritoi shifrat e thella, e nisi fuqishëm pjesën e dytë, por Abiati mbajti në fuqi avantazhin e Milanit, që më pas u dyfishua përsëri nga Kaká. Goli i tretë u shënua nga Kristante, i pari për të në Serinë A. E djeshmja ishte dita e veteranëve, pasi edhe Luka Toni e Miroslav Klose shënuan gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Verona vazhdon të mrekullojë dhe dje fitoi 3-1 në shtëpinë e Udinezes, me dy gola të shënuar nga sulmuesi i rilindur. Në mbrëmje, Lacio fitoi me Interin, falë golit të shënuar në fund nga veterani gjerman. Napoli ka përfituar nga humbja e Romës dhe me fitoren kundër Sampdorias tani është vetëm dy pikë larg nga vendi i dytë, i cili të çon direkt në fazën e grupeve në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Verona mban vendin e pestë dhe deri tani është në Europa League. Interi i ka dëmtuar mjaft shpresat për të marrë pjesë në kompeticionin kryesor evropian, pasi tani është tetë pikë poshtë vendit të tretë, që mbahet nga Napoli, ndërkohë që për titullin mund të thuhet se nuk ka më luftë, pasi Juventus marshon duke shpartalluar këdo që i del përpara.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *