SIÇ PRITEJ / Rekord fletësh të pavlefshme në kutitë e votimit

time

Deri më tani KQZ ka numëruar gati 100 000 vota të hedhura në 367 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme. Mësohet se deri më tani janë shpallur ta pavlefshme 5 169 fletë votimi ose më tepër se 5 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 1.98 për qind fletë votimi të pavlefshme.

Shqiptarëve iu është dashur të bëjnë dy zgjedhje në fletën e votimit, ku krahas partisë jepej pëlqimi edhe për kandidatin, gjë që ka vështirësuar procesin për shumë votues. Me një vendim të fundit u hoq edhe emri i kandidatëve nga fleta e votimit duke lënë aty vetëm numra, gjë për të cilën u paralajmërua se do të rriste numrin e fletëve të votimit të pavlefshme.

n.s. /  dita

 

Share This Article
1 Comment
  • deri tashti e dimë që jemi mbi 5’000 shqiptarë që jemi kundër politikës së qelbur!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *