SHËNIM: Është me vend të flitet për sukses në dogana?

anazapta

Para mbylljes së vitit 2013, teksa ish i ftuar në programin tim ‘Jamais Vu’, Ora News, Rama u ngut të shpallte para kohe se të ardhurat e mbledhura në dogana ishin rritur në një nivel, që përbënte një befasi edhe për atë vetë. Pas kësaj, pritej që lajmin ta konfirmonte Elisa Spiropali. Dhe Kreu shpuzë i Doganave e bëri këtë gjë dje. “Të ardhurat gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, janë rritur me 60 milionë dollarë; ndërsa rritja gjatë dhjetorit (gjithnjë krahasuar me dhjetorin e shkuar) është në masën 40 milionë dollarë” – tha ajo në thelb, sipas Top-channel-it. Spiropali bëri me dije, gjithashtu, se plani për këta tre muaj është realizuar me 129%, dhe në këtë rrethanë foli për një rezultat historik, por kjo e dhënë në përqindje nuk na thotë ndonjë gjë të madhe. Përkundrazi, kjo e dhënë, duke qenë se të ardhurat e planifikuara u ulën nga qeveria ‘Rama’ gjatë shtatorit, na bën ta shohim me dyshim pretendimin për sukses.

Të vetmet të dhëna pra që duhen marrë për bazë, e që thonë shumë, janë ato që bëjnë të mundur ballafaqimin e periudhave të njëjta për dy vitet e fundit. Në këtë kuptim, rritja prej 40 milionë dollarësh e të ardhurave gjatë dhjetorit është domethënëse. Por për një vlerësim të saktë të kësaj shifre, neve na duhen ca të dhëna të tjera, të cilat nuk gjenden në sitin e Drejtorisë së Doganave. Kush shkon në adresën www.dogana.gov.al, do të gjejë buletinin fiskal janar-dhjetor 2012, dhe buletinin fiskal janar-tetor 2013. Mungojnë të dhënat për dy muajt e fundit të vitit 2013.

Mirëpo, neve na duhet të dimë, fjala vjen, se sa karburant është zhdoganuar gjatë dhjetorit. Po cigare, birrë, pije alkoolike, kafe? Nëse i bie që janë zhdoganuar sasira të mëdha të këtyre mallrave (për t’i bërë një dribbling rritjes ‘socialiste’ të akcizës, që ka hyrë në fuqi në 1 janar 2014), atëherë i bie që rritja ka ardhur prej një hileje që kanë bërë operatorët në treg, e jo prej efektit ‘Spiropali’. Dhe për ta ndriçuar këtë situatë, Drejtoria e Doganave duhet të na thotë se në ç’sasi këto mallra janë zhdoganuar në dhjetor 2012 e në ç’sasi në dhjetor 2013. Nëse diferencat janë të vogla, Spiropali meriton një përgëzim të fortë, dhe më pas mbështetje në punën e saj. Nëse diferencat janë të mëdha, atëherë suksesi historik është një mufkë historike, së cilës do t’i dalë tymi gjatë gjysmës së parë të vitit që sapo ka hyrë.

Share This Article
26 Comments
    • pikerisht zoti nano!! un kam ber keto pytje dje dhe socialistet lepirsa me ktheyen vetem nje pergjigje:

      ik ooo maloke se nuk di gje ti nga bugjeti!!

      kam ber te njejtat pyetje!!

      dhe un jam futur dhe nuk kam gjetur gje!!

      te mbulosh mutin me mjalt vetem per partin esht te rikthehesh si ne kohen e sali vicidollit

      keta bejn tenjejten gje!! por me e keqja esht qe te ofendojn pa kufi….

      • O arianita!!
        Emrin e ke zgjedhur te bukur,por fjalet i ke me “MUUUT”!!!
        Nuk thuhet “BUGJET”,o shpellar,por “BUXHET”!!!
        Nuk thuhet “ta mbulosh MUTIN me mjalte”,sic shkruan ti kritizeri i semure,por INTERPRETIME TE SHEQEROSURA TE ARRITJEVE etj!!!
        Edhe une ,socialisti po pyes,A NUK JANE KETO REALIZIME,SI PJESE E SPEKULLIMEVE TE TREGETAREVE MASHTRUES,per te shfrytezuar rritjen e AKCIZES ne janar???
        QEVERIA LE TE JAPE EDHE VERDIKTIN E SAJ se si do t’i KUNDERVIHET KETIJ BANDITIZMI TREGETAR!!!
        Te mos harrojme se keta BIRBO jane mesuar me TATIMORET E BERISHES,ndersa qeveria e re duhet t’i vere kufirin tek thana!!!
        T’u kerkoje tregetareve,qe kane bere keto IMPORTE KOLOSALE per nje muaj,qe deri sa te shesin ate sasi malli,te mos RRITIN ASNJE QINDARKE CMIMET,NDRYSHE TE PERBALLEN ME GJOBA MARRAMENDASE,SA DYFISHIN E FITIMIT TE TYRE!!!
        Ketu te llogaritet edhe MALLI GJENDJE DERI NE KETE KOHE se ndryshe keta BANDITE DO BEJNE KERDINE MBI POPULL!!!
        Po ndaj ketyre HAJDUTEVE qe rriten cmimet e cigareve qe ne 1 janar 2-3 here mbi rritjen e akcizes,CFARE MASE DO MERRET???
        Ja me keto gjera te merret MINISTRIA E FINANCAVE e jo me KARAMELET se u mblodhen 40 milion dollare me teper!!!
        NUK DUHET TE BEHET KURRE MATJA ME KOHEN E ZOGUT,O SPIROPALI,por me REALITETIN DHE MUNDESITE E REJA!!!
        NUK DUAM SPEKTAKLE POR BUKE,UJE,DRITA E SHEQER ME SHUME NE SHTEPITE TONA!!!
        Luften me Berishen e fituam ne qe votuam mbi 1 milion vete!!!
        QEVERIA NUK KA ASNJE MERITE PERV#EC NESH!!!
        QEVERIA TA TREGOJE VETEN PARA NESH E JO ME TE VDEKURIN BERISHA!!!

      • Zonje, pergjigje per ceshtjen e buxhetit, smund te marresh ketu ne komente, se jane te pakte ata qe komentojne ketu, qe e kuptojne me shifra edhe une smund te jap nje pergjigje, por mund te pergjigjem ne pergjithesi, per ato ceshtje qe jane te ditura dhe qe i kemi provuar vete.
        Mund te them se rritja e karburantit dhe duhanit, eshte nje gje e mire, qe ul jo vetem demet, por dhe stabilizon cmimet ne shendetesi dhe ne produktet qe konsumojme cdo dite.
        Panvaresisht se ne dukje, rritja e cmimeve eshte e papranueshme, por shumica nuk duan te thone se u rrit karburanti, se nuk e degjon ai qe ska buke te haje, por thone jane rritur cmimet dhe kaq.

  • Po shoh qe akoma asnje specialist,apo socialis,apo dhe demokrat nuk ka mare mundimin te shkruaje per kete pyetje qe nge analisti M.Nano?????
    Fakti qe ne punojme me doganat shohim po ato fytyra,dhe qe marin po ato leke qe na kane mare tregon se ritja nuk mund te jete sa thuhet.Fakti tjeter qe furia e çdoganimeve ne fund te vitit ka qene e pa pare per duhanin,naften apo pijet energjike,ben qe askush mos e kundershtoje analistin tone,por fakti qe materialet qe marim si subjekt nga jashte per nderime,po vonohen dhe nga ajo firme qe ka kontraten te na dergoje materialet,vijne ankesa aq dramatike sa le per te dyshuar se rilindja ne dogana ka vdekur,se vota e shqitareve ne kete sektor nuk po kuptohet,dhe njemilionshi i votave nuk ishte qe te mbahen ne pune,ata njerez qe shkateruan shtetin,te mbahen ne pune se jane kethyer ne antare te LSI;por ata puninjes qe injoruan shtetin,qe grabiten diten e naten,duhet te largohen,per kete votoi ky popull,e jo qe te zaptoje \lsi,vendet ku vjedhja te mbetet gangrene.Dhe se fundi,po me vjen nje imel nga Bosnja ku thuhet,se makina jone ka nje jave ne shqiperi,a ka shtet ky vend?Nuk po gjejme shofere te dergojme me mallrat se nuk duan,jane te trumatizuar me doganat tuaja.Rezikohet kontrata.
    Po zoti Mustafa,ke te drejte,dhe pyetja juaj po i djeg edhe drejtoreshes,edhe Edi Rames.Po mos haro…portokalline….kujdes Likeeeen,Likeeen….

  • Po shoh qe akoma asnje specialist,apo socialis,apo dhe demokrat nuk ka mare mundimin te shkruaje per kete pyetje qe nge analisti M.Nano?????
    Fakti qe ne punojme me doganat shohim po ato fytyra,dhe qe marin po ato leke qe na kane mare tregon se ritja nuk mund te jete sa thuhet.Fakti tjeter qe furia e çdoganimeve ne fund te vitit ka qene e pa pare per duhanin,naften apo pijet energjike,ben qe askush mos e kundershtoje analistin tone,por fakti qe materialet qe marim si subjekt nga jashte per nderime,po vonohen dhe nga ajo firme qe ka kontraten te na dergoje materialet,vijne ankesa aq dramatike sa le per te dyshuar se rilindja ne dogana ka vdekur,se vota e shqitareve ne kete sektor nuk po kuptohet,dhe njemilionshi i votave nuk ishte qe te mbahen ne pune,ata njerez qe shkateruan shtetin,te mbahen ne pune se jane kethyer ne antare te LSI;por ata punonjes qe injoruan shtetin,qe grabiten diten e naten,duhet te largohen,per kete votoi ky popull,e jo qe te zaptoje LSI,vendet ku vjedhja te mbetet gangrene.Dhe se fundi,po me vjen nje imel nga Bosnja ku thuhet,se makina jone ka nje jave ne shqiperi,a ka shtet ky vend?Nuk po gjejme shofere te dergojme me mallrat se nuk duan,jane te trumatizuar me doganat tuaja.Rezikohet kontrata.
    Po zoti Mustafa,ke te drejte,dhe pyetja juaj po i djeg edhe drejtoreshes,edhe Edi Rames.Po mos haro…portokalline….kujdes Likeeeen,Likeeen….

  • Kjo eshte llogjika e Cubit qe fshihet pas ferres dhe qe perpiqet te shohe kudo ndonje kunje apo teori konspirative e paranoike qe me pas te veproje me paburreri ne baze te kesaj paranoje (ashtu sic vepron edhe Bisha). Rritja e a te ardhurave nga dogana eshte ne fakt nje lajm shume i mire qe duhet pershendetur nga kushdo pasi eshte ne te miren e te gjitheve. Ajo qe referrohet ketu nuk eshte dicka e cuditshme apo e jashteligjshme dhe nuk ndodh vetem ne Shqiperi – eshte normale per cdo biznesmen te mire qe te beje llogarite mire per fitimin ne vitin e ri financiar dhe nese dikush ka kapitalin e duhur dhe mundesite e maganizinimit dhe qarkullimit te mallit nuk shoh asgje te keqe ne te – kjo tregon optimizem te biznesit – dhe efektet e takses se re mund te ndihen e pereceptohen si fitim vetem ne javet apo muajt e pare. Padyshim eshte ne detyren dhe nderin e gazetarit qe te beje nje investigim te mirefillte lidhur me shqetesimet qe ngre ne shkrim (madje mund te jete qe shqetesimi i tij te jete i vertete) por gazetari nuk ka denjuar te bej kete por eshte mjaftuar duke hapur nje faqe te doganes (qe mund ta bej kushdo) por nuk ka gjetur gje ne te. Per me teper qe gazetari ne injorancen e tij thjesht vazhdon te perhape keqinformim apo panik ne publik duke i bere keshtu nje keqsherbim publikut qe e lexon

    • Padyshim qe,per mua, keni te drejte ne argumentin qe shpalosni.
      Dje ,ne mjaft forume,konsumohej kjo logjike nga e cila nuk paska shpetuar edhe Muc Nano.Ne rastin e tij (meqe e cmoj se ka nje intelekt per t’ju referuar) do t’i sugjeroja te beje durim dhe te prese te dhenat e tremujorit te pare te 2014-es e me pas le t’ja jape vete pergjigjen dilemes se tij personale,qe per fat te keq akordon me borite qe bien nga nahija brekedhjere e dr.mortjes.
      Une besoj fort se me kalimin e muajve,nga puna qe drejton Elisa Spiropali,do te merren rezultate ne rritje;qe bile do te zbulojne hatate qe i jane bere ketij Doganes shqiptare dhe parase se buxhetit te shtetit.

  • Kjo rritje nuk eshte per shkak te punes se personelit doganor, se ne dogana gjendja eshte njesoj ,bashkepunim i doganiereve te vjeter nga me hajdutet qe kane ngelur(dihet pse i kane mbajtur ) me keta te rinjte qe nuk din gje nga dogana,por ngritja e taksave nga qeveria,kjo eshte rritja ne dogana.Drejtoresha me qe eshte specialiste… te japi me artikuj ku eshte rritja,ne cfar artikujsh.

  • anonimSa lehte kerkoni ta beni punen. Te krijohet pershtypja qe duhet te vini ne Canada per ti verifikuar te dhenat. Ne Tirane e keni drejtorine, shkoni dhe verifikoni dhe beni dhe verejtjen pastaj pse nuk freskohen te dhenat ne kohe ne faqen e doganave n says:

    Sa lehte kerkoni ta beni punen. Te krijohet pershtypja qe duhet te vini ne Canada per ti verifikuar te dhenat. Ne Tirane e keni drejtorine, shkoni dhe verifikoni dhe beni dhe verejtjen pastaj pse nuk freskohen te dhenat ne kohe ne faqen e doganave ne internet. Ne udhetojme 50 km ne mengjes heret kur temp. eshte -40c dhe ju kerkoni ne Shqiper verifikim nga krevati..

  • AS EDHE NJE LLOJ SUKSESI, PERKUNDRAZI KEMI SI HUMBJE KONTRATEN PREJ DISA DHJETRA MILION EUROSH ME ATE KOMPANINE, SI E KISHTE EMRIN, E CILA PAGOI TONI BLERIN PER ASISTENCEN NDAJ RAMES.

    PROBLEMI NE DOGANA ESHTE SE DUHET TE PUNOHET NE DREJTIM TE ARRITJES TE DEKLARIMIT TE CMIMEVE REALE TE BLERJES SE MALLIT, NE MENYRE QE TE ARDHURAT TE VENE ATY KU I TAKOJNE SIPAS LIGJIT.

    E KJO ESHTE NJE PUNE QE NUK ESHTE AQ E DOGANAVE SA E INSTITUCIONEVE TE TJERA, PASI KA TE BEJE EDHE ME SHITESIN E MALLIT, QE ESHTE I HUAJ.

    ATO PIKA QE PERFSHIN KONTRATA DISA DHJETRA MILIONESHE ME ATA MIQTE E BLERIT, DOGANAT TONA I ADMINISTROJNE ME SHUME SUKSES VETE, PASI MENYRA E TYRE E PUNES ESHTE INFORMATIZUAR TOTALISHT.

    KESAJ I THONE VIDH TE VJEDHIM.

  • Normalisht qe ka rritje. Ne krahasim me ate qe drejtonte me perpara qe kishte fytyren e nje mafiozi ,xhelat te papare edhe nje nga rruga te merrnim, do kishte perparim.

  • E KUR VJEDH KRYEMINISTRI ME DOGANAT, NEPERMJET KONTRATAVE DISA DHJETRA MILION EUROSH PER NJE PUNE QE DUBLOHET, CFARE DO TE BEJNE ATA POSHTE TIJ

    ???????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • PERQINDJET E SPIROPALIT JANE SI PERQINDJET E ENVERIT.

    Me cfare do te “ushqeje” PS-ne Edi Rama po te mos siguroje “zahire” nga doganat? Teoria e njohur ne vendet ish komuniste:

    MBYLL NJE KANAL KONTRABANDE DHE HAP NJE TJETER

    nuk ka gjasa t’i shpetoje vemendjes se qeverise socialiste. Le te mos harrojme se ne qafe te Edi Rames ri edhe LSI-ja e Ilir Metes, ecila pret gjuhejashte pjesen e saj te “Luanit”. Prandaj edhe nastradini nuk eshte shume entuziast me deklarimet ne % te BOSIT te Doganave Spiropali sepse:

    PERQINDJET E SPIROPALIT JANE SI PERQINDJET E ENVERIT.

    kur fliste per kooperativat dhe kooperativistet e tij.

  • Ky Mucua merr mundimin te shkruaje kryesisht per gjera qe nuk ia ka fare haberin, kjo eshte semundja e publicistikes sone, diletantizmi dhe palacolleqet e pakuptimta.

  • Muc, kokes i ke rene !! Zhdoganimet e naftes dhe cigareve jane disa-fishuar ne dhjetor 2013 si parashikim i rritjes se taksave nga janari 2014 !
    Bravo se nuk ma hante mendja qe merrje vesh dhe nga ekonomia.

  • KOmentues mbani pak frymen. Po sikur rezervat e naftes te pa cdoganuara te kene mbaruar dhe tani erdhi radha te shitet nafte me dogane???? Po sikur te jene ndaluar anijet qe nuk paguanin as gjysmen e sasise??? Dhe kete jo nga malli por nga frika qe ka zene ruajtesit e doganave shqiptare ????
    Ne se do te vilen taksat qofte dhe ne masen 70 % te asaj qe duhet do te shihni se sa te ardhura grumbullohen. Dhe ta dini qe mallit nuk do i ngrihet cmimi. E dini qe nje paktete cigare pa pulle shitet me shtrejte se nje me pulle??? Kush e ka vjelur akcizen dhe TVSH-ne qe na dalka me shtrejte????
    Te tere do shihni ne rast se nuk do te funksionoje dogana si nje dere e shqyer per kontrabandistet dhe nje lope per qeveritaret.
    Duhet te mos lejohen rrjedhje ne karburante, cigare e pije. dhe pastaj do shohim.

  • O Nano poci per te shkruar nje artikull duhet te jeshe te sheshi i tragetave e ne doganat toksore nuk mjafton vetem salla me kolltuqe te bute,e per te bere analize per kete problem duhet te jeshe koke e zgjuar por kete viryte ti nuk e ke ,doni te beni opozite per tyme ne saje te analizave tuaja boshe po jo konkrete,atje te sheshi te sheshi zoti Nanohuqi,.Sulmove salihin po nuk doli gje se ti tridhnin ato poshte ,e tani ne vende qe te ipni opinione per te ardhmen e ketij vendi beni vetem tym se vetem me tyme ashtu trulloset bleta,veri gishtin kokes e mendo cke bere per popullin e vendin se ste ka thene njeri pune e mbare,e lere qeverine te punoje ose jep mendime per kete popull fukara ose shko e kris bythen!

    • O “luani londër”? Po ti or derdimen kur nuk ke gjë për të thëné pse derdellis kot? Apo kujton se e drejta e mendimit ju takon dhe atyre që s’kanë tru për të menduar? Kur s’ke tru s’ke pse te hiqesh luan londre! A ka ndonje “rripë strore”aty? Më mirë hidhu aty sesa ta mbushesh komentin me fraza pa pika,pa presje dhe me fjalë të alfabetit të trutharëve të shqipërise! Ipni,ipni,ipni,ipni dhe jeshe,jeshe,jeshe,jeshe është tërë fjalori yt!? Mëso më parë të shkruash shqip pastaj të mendosh? Eshtë punë e rënde mendimi o “ipni” dhe “jeshe” londinez qe krekosesh si kéndes . Hajt “kris bythën” tani sepse ta paskan gjakosur homot e londrës!!

  • Per deri sa Salistet vashdojne te punojne nen frymen e rilindjes dihet mire se c`fare do te ndodhe. Kete gjendje ku jemi ne nuk e solli Sali Berish vetem.Jo ai pati strukturat e veta nga maja e piramides deri ne themel.Keto themel nuk po preken se me sa duket Berisha me 71 vota arriti te beje zape pushteti me 84 vota. Berisha kater vjet rrjeshte ka punuar vetem e vetem per te mbajtur pushtetin edhe nen hycmin e socialisteve.
    Te gjitha strukturat vitale te shteti duke filluar teke Presidenti, tek Kryetari Gjykates, Prokurori i pergjithshem dhe SHISHI te gjitha jane leva te Berishes te cilet u vendosen me 71 vota madje SHISH u vendos deri edhe ne konflikte me DASH ku disa here u nderhyre per te mos levizure Bahri Shaqiri.
    Pase rrezimit te Bahriut tashme pushteti eshte ne duarte e Berishes. Sote pame nje artikull ku behej mbyllja e dosjeve te korrupsionit pa u lagur askushe.
    Keshtu ne keto kushte nuk e dije se c`fare do te beje Spiro Pali. Ajo na jep shifra te larta pore nga analizat qe bejen komentuesit ketu dele tjeter gje.Le te shofimi.
    Populli thote qe ujku sote qe te nenshtrohet ai perseri ujke ngelet.Keshtu kjo administrat qe solli shqiperin ne kete gjendje natyrishte qe ajo to te luftoj per ta grryer sa me shume qeverin ne forma te dukshme dhe ta pa dukshme.!

  • Dikur hapeshin “toka te reja” . raporto kaq hektare e aq hektare, ketu e atje. Kur nje “kodosh” i mblodhi keto shifra, doli se siperfaqja e Shqiperise ishte 45976km (Shqiperi + Kosove +Maqedoni). Ne te vertete siperfaqja e Shqiperise (me fusha me male e kodra total) eshte 29748 km2. A ka ndonje kodosh sot te beje mbledhjet e shifrave qe raporon kjo Z.Spiropali?
    Ishalla del ndonje “kodosh” qe te beje si “kodoshi” i epokes Enveriane; qe dikur pasardhesit tone te kenaqen me “shakakate Spiropali”.

  • Një tërheqje e bukur vëmëndjeje për pushtetin o Muç ? Që i tregon se duhet të bëjë kujdes me raportimet sepse njerëzit janë zgjuar. Ja dhe në këtë forum duket që ka komentues me mendime të mençura? Ndersa unë nuk po jap ndonjë mendim sepse më duket e vështirë ti hyj nje fushe që e njoh shumë pak!? Nderime Muç!

    • Me ne fund nje replike “brenda temes” ne vendin e vet. Sepse per cudi shqyptaret jane bere me te zgjuar dhe nuk e hane sapunin e “Enverit” dhe Edvinit per “djathe”

  • Ka erdhur koha te perballen Brezat them une ;
    Brezi i internetit me ate te Kalemit .Kuptohet Ekonomistet dhe Financieret.

  • Po pse si kujtoni ju, se nuk ka spiropali suksese ne mbledhjen e te ardhurave…??? pa diskutim qe ka dhe shume bile, Ashtu siç e kane gjithmone qeverrite sa marrin pushtetin se nderpriiten lidhjet e vjetra dhhe deri sa te kkrijohen lidhjet e reja ne do te kemi suksese… Ndaj nuk keni pse hidhnni balte kaq shpejte….. prisni sa te kaloje 6 mujori i pare dhe pastaj flasim….Deri tani, ka pas efekkt nderprerja e kontrabandes si dhe loja me akcizat e reja, se sa vlen te shikohet ne te ardhmen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *