Ministri serb i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se vetëm me dialog dhe bisedime mund të arrihet zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme për Kosovën.Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare që, siç ka thënë, të gjithë të dëbuarve t’ua garantojë kthimin e sigurt.
“Bashkësia ndërkombëtare ka detyrim, që është detyrim mbi të gjitha, të garantojë kthim të papengueshëm të gjithë atyre që u dëbuan nga Kosova. Për shqiptarët e ka bërë këtë dhe nuk më vjen keq, por mua më vjen keq që serbëve kjo gjë nuk u është mundësuar”, ka thënë Vulin për RTS.
Ai ka shtuar se në Graçanicë ka ardhur “me mesazh se është koha që serbët në Kosovë të mund të jetojnë si çdo popull tjetër më Evropë dhe të kenë të drejta sikur dhe të tjerët.
Ai ka vlerësuar se “dje në fytyrën e Evropës ka mbetur një njollë e pashlyeshme, një njollë e tmerrshme”, kur qindra gjakovarë nga 12 mijë sa janë dëbuar nga ky qytet, janë gjuajtur me gurë pasi erdhën të lutën në kishën e Gjakovës në Natën Buzmit”.
“Sot është qetë në Kosovë, shpresoj se kështu dhe do të jetë, por shtrohet pyetja se çfarë do të bëhet me ata që linçuan gjakovarët, me ata që organizuan, frymëzuan dhe hodhën me gurë dje gjakovarët”, ka thënë Vulin.
Sot në Graçanicë do të qëndrojë edhe zëvendëskryeministri i parë serb Alekdandër Vuçiq. / Koha Ditore

Po mirë o vulin ? Me cfarë të drejte kerkon ti denimin e gjakovarëve që janë te nje shteti tjetér? Atéhere dhe gjakovarëve u lind e drejta te kerkojnë denimin e beogradit si qëndra e komandimit për masakrimin e tërë ballkanit apo jo? Lëri përrallat vulin? Vetë e mbollët urrejtjen ne gjithe ballkanin dhe tani kerkoni te denohen pasojat e krimeve tuaja! Kërkoni denimin e shkakut e të shkaktarëve dhe ai jini ju dhe beogradi juaj vulin vulehumburi?