Shijaku është një ndër bashkitë e para në qarkun e Durrësit që ka mbyllur procesin e numërimit të votave për subjektet politike.
Në këtë bashki si në pjesën më të madhe të bashkive ka fituar Partia Socialiste me 7 985 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5849 vota dhe e treta renditet LSI me 841 vota.
Ndërkohë në qarkun e Durrësit vijon numërimi ku nga 481 qendra votimi janë numëruar vetëm 345 deri më tani, ku kryeson PS me 49.82%, më pas renditet PD-ja me 41.57 % dhe më pas LSI me 4.49 %.
Ka nisur festa edhe në qytetin e Sarandës pasi Partia Socialiste ka fituar bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.
Kandidatja e Partisë Socialiste, Anila Denaj është shfaqur entuziaste prej rezultatit përfundimtar.
Sapo përfundoi procesi, Denaj takoi dhe pranoi urimet për fitoren nga kundërshtarja e saj, Ina Zhupa kandidate e Partisë Demokratike.
j.l./ dita
