“Këtu sot mungon Bashkimi ynë”, Rama mesazh prekës për Finon

Ornela

Kryeministri Edi Rama nga sheshi ‘Skënderbeu’ tha se mandati i tretë do të jetë mandati më i fortë i një shumice qeverisëse.

Rama tha po ashtu se nëse do të arrijnë që bashkojnë forcat me PD-në, kjo dekadë do të hyjë në histori. Po ashtu Rama kujtoi edhe deputetin socialist i cili ndërroi jetë pak muaj më parë Bashkim Finon, ku tha se e imagjinon duke qeshur.

‘Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumice qeverisëse ka pasur ndonjëherë. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me shumicën dërrmuese. Nëse arrijmë që ti bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në histori. Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialistët. Për mua demokratët janë shqiptar, pastaj janë demokratë. Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme. Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i dashur, që të gjithë të bashkoheshin e të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë. Mallkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që në skenën e politikës të jemi bashkë në të gjallë. Vetëm në ditët e zeza kemi mundur të mendojmë se nëna nuk na ka bërë për t’u bërë ujq për njëri-tjetrin. Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat, një ndasi e kuptueshme për Shqipërinë e lëngatave. Kjo është fiks ora për t’ia shtrirë dorën PD, duke e bërë të qartë se mandatin e tretë duam t’ia kushtojmë bashkimit, jo ndasive, punëve, jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë, sepse politika është e vetmja në tokë, që di t’i bëjë të dyja.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Te vdekurit jan engjej te gjallet djaj per Romin.Po ti ku hyn i thash une.E kunderta tha Romi,se un bej perjashtim. Budalla hesapi i cmendi rilindasit i ka kthyer ne qen.

    • Ngushellime shqupisave kudo qe jane. PD qe te fitoje ka nevoje per demokrate te vertete e jo per shqupisa ndyresira delirante si ky ketu siper.

      • Xeni djali i Saliut, vellai i Karaxhicit
        Rilindasit i qine ne ajer Pederat dhe ti do vazhdosh te lehesh si qen edhe 4 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *