Në Kukës mbaron edhe numërimi për kandidatët, qytetarët konfirmojnë liderët, fiks si renditja

Ornela

Qarku i Kukës është i pari qark që ka mbyllur edhe numërimin për kandidatët. Ajo që është interesante është fakti se kuksianët kanë votuar kandidatët në të njëjtën linjë si liderët.

Në listën e PD i pari në listë Flamur Hoxha ka marrë 9159, pastaj vijojnë Isuf Çela me 5227 dhe Shyrete Koka me 3622.

Sa i përket Partisë Socialiste, kryesuesja e listës e cila është zgjedhur tashmë deputete Gerta Duraku ka marrë 5368 vota, Petrit Malaj i dyti me 3666 vota dhe Halim Dauti me 2059 vota.

Partitë e tjera, duke përfshirë edhe LSI nuk kanë histori.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *