Mesatarja që duhet për të konkuruar në degët e Mjekësisë

Ornela

 

Ndryshe nga sa ndodh me strukturat e tjera të arsimit të lartë në vend, garën për pranimet e reja të 2021 në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës do të mund ta vijojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7 dhe më lart. Kjo mesatare vjen në rritje sipas degës në të cilën do të konkurohet.

Senati Akademik i këtij universiteti ka vendosur që për degët e Fakultetit të Mjekësisë mesatarja minimale që duhet të kenë kandidatët për të hyrë në konkurim për kuotat e reja të vitit 2021 nis nga nota 8.5. Në këtë fakultet do të mund të garohet për tre programe studimi që janë dega e Mjekësisë së Përgjithëshme, Farmacisë dhe Shëndetit Publik, ku për këtë të fundit mesatarja e shkollës së mesme që duhet në konkurim nis nga nota 8.

Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare do të garohet për tre programe studimi që janë Stomatologji, Teknikë dentare dhe Higjienist dentar. Lidhur me mesataren minimale që duhet për të hyrë në garë për këto degë, sarohet se për stomatologjinë mund të konkurojnë maturantët që kanë mesatare të gjimnazit duke nisur nga nota 8.5 dhe më lart, teksa për dy degët e tjera mesatarja e konkurimit nis që nga nota 7.

Për Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike gara do të zhvillohet në gjashtë programe të ndryshme studimi që janë: Fizioterapi, Infermieri e Përgjithshme, Logopedi, Mami, Teknike Imazherie dhe Teknike Laboratori. Në të gjitha këto programe studimi do të mund të konkurojnë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.5 dhe më lart.

Në të gjitha rastet, mesatarja e shkollës së mesme përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore. Për vite me radhë këto programe mbeten ndër më të preferuarat në radhët e maturantëve, kuotat e të cilave plotësohen që në regjistrimet e raundit të parë të fituesve.

Kriteret për fituesit e rinj të 2021

Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurim për degët e këtij universiteti, tashmë janë miratuar edhe tre kriteret mbi të cilat do të bazohet përzgjedhja e fituesve të rinj do të përzgjidhen në procesin e konkurimeve të këtij viti.

Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Sikundër dhe u theksua më lart, kjo notë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2021, ose maturave të mëparëshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

Kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Koeficientët e shkollave

Universiteti i Mjekësisë ka përcaktuar gjithashtu edhe koeficientin me të cilin vlerësohet çdo profil i shkollës së mesme në vend. Koeficientët sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, janë për profilin gjimnaz i përgjithshëm 1.4, gjimnazet seksion dygjuhësh shqip-frëngjisht, shqip-italisht, si dhe shqip-gjermanisht po ashtu vlerësohen me koeficientin 1.4. Ndërsa të gjitha llojet e tjera të shkollave të mesme vlerësohen me koeficientin 1. Formula e detajuar e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Mjekësisë gjendet e detajuar në vijim të shkrimit, së bashku me sqarimet përkatëse për secilin tregues.

Share This Article
1 Comment
  • Shkojne ne Fakultetin e Mjekesise me mesatare 7-te,
    ndaj dhe dalin
    Doktoret te gjithe gomere

    Ne kohe te Enverit ne Mjekesi shkonte ai qe e kishte mesataren mbi 9-te ,
    megjithse edhe atehere , tek – tuk perdorej “miku” nga keta te Komitetit te Partise ,

    Porqe sidoqofte kerkohej mesatare shume e larte per Mjekesi dhe Inxhinjeri,
    jo si sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *