Shaban Murati
Botuar në DITA
Ka krijuar habi dhe një objekt të ri vëzhgimi dhe analize në qarqet diplomatike rajonale dhe europiane këmbëngulja e Serbisë për të krijuar vazhdimisht tensione me Kroacinë, një shtet anëtar i BE pa votën e të cilit Serbia nuk mund të pranohet në BE. Në datën 22 prill ndodhi një incident i rëndë diplomatik, kur forca të caktuara antikroate hoqën flamurin kroat nga rezidenca zyrtare e ambasadorit të Kroacisë në Beograd. Ministri i jashtëm kroat, Gordan Gërliç Radman, në 23 prill dënoi heqjen e flamurit kroat nga rezidenca diplomatike kroate në Beograd, duke theksuar se incidente të tilla ushqejnë atmosferën e urrejtjes, armiqësisë dhe intolerancës. Ambasadori kroat në Serbi, Hido Bishçeviç, deklaroi se kjo ngjarje nuk është aksidentale dhe shpreh atmosferën e shoqërisë serbe, e cila vazhdon të ushqejë gjuhën e urrejtjes.
Fakti, që guxohet në mes të kryeqytetit të hiqet flamuri i një shteti në rezidencën zyrtare të ambasadorit, flet për një akt të paramenduar qëllimisht për të krijuar tensione në marrëdhëniet midis dy shteteve fqinjë. Është e thjeshtë për të kuptuar se kjo nuk është ngjarje e izoluar, sikurse u përpoq ta justifikonte Ministria e Jashtme e Serbisë, por është pjesë e një zinxhiri të pandërprerë qëndrimesh dhe aktesh antikroate, që flasin për një strategji të planifikuar të Serbisë ndaj shtetit fqinj anëtar të BE dhe të NATO-s.
Në datën 13 prill presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i tërhoqi vëmendjen Beogradit zyrtar lidhur me një çështje të rëndësishme të pazgjidhur midis dy vendeve siç është ajo e ushtarëve dhe civilëve kroatë, të zhdukur nga forcat ushtarake dhe policore serbe, që ndërmorën agresionin kundër pavarësisë së Kroacisë në vitet 1992-1995. Presidenti shprehu ankesën zyrtare për mungesën e gatishmërisë së Beogradit për zgjidhjen e këtij problemi dhe theksoi se “Ne e dimë që fqinji ynë din dhe duhet të dijë akoma më shumë rreth të zhdukurve nga sa po bën dhe nga sa tregon ai”. Kjo konsiderohet një çështje e pazgjidhur e marrëdhënieve kroato-serbe dhe tepër e ndjeshme e interesit kombëtar të Kroacisë, sepse janë afër dy mijë të zhdukur kroatë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë gjatë agresionit të saj në vitet 1992-1995. Në të njëjtën kohë kabineti i presidentit kroat njoftoi në 13 prill se presidenti ka ngritur edhe çështjen e pazgjidhur të padive kundër Serbisë të të burgosurve kroatë në kampet serbe të përqendrimit gjatë luftës dhe kërkesat e kompensimit të tyre.
Serbia po acaron qëllimisht marrëdhëniet edhe për çështjen e minoritetit etnik kroat në Serbi. Në mars të këtij viti Ministria e Jashtme e Kroacisë i dërgoi një letër proteste Ministrisë së Jashtme të Serbisë lidhur me fushatën e kërcënimeve të vazhdueshme të autoriteteve serbe ndaj minoritetit kroat në Serbi. Ministri i jashtëm kroat Radman denoncoi përgjigjen e papërgjegjshme të ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, për këtë çështje, duke e cilësuar “as europiane dhe as në frymën e fqinjësisë së mirë”. Ministri i jashtëm kroat nënvizoi se minoriteti etnik kroat në Serbi nuk gëzon të njëjtat të drejta si minoriteti serb në Kroaci dhe parashtroi kërkesën që edhe minoriteti kroat të ketë përfaqësuesit e tij në parlamentin serb, siç ka minoriteti serb në Kroaci tre vende të garantuara në parlamentin kroat.
Të gjitha këto veprime dhe qëndrime provokuese të Serbisë në marrëdhëniet me Kroacinë konkretizojnë një kurs të qëllimshëm strategjik serb për të mbajtur në nivel tensioni marrëdhëniet midis dy vendeve. Natyrisht kjo nuk është vetëm çështje e mosrespektimit nga Serbia të parimeve të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve. Kjo është në radhë të parë një politikë e jashtme e papërgjegjshme e qeverisë dhe e diplomacisë së Serbisë, që mban në vlim tensionet e shumta të vjetra dhe të reja me një shtet anëtar të BE, i cili ka të drejtën e vetos ndaj anëtarësimit të Serbisë në BE.
Veprimet provokative të Serbisë ndaj marrëdhënieve dhe interesave të Kroacisë nuk mund të mos kenë ndikimin e tyre në raportet midis dy shteteve. Siç theksoi në 23 prill ministri i jashtëm kroat Radman për shkak të këtyre incidenteve nuk mund të themi që marrëdhëniet tona kanë perspektiva të mira, nuk mund të flasim për një të ardhme të mirë. Moszgjidhja e problemeve të trashëguara nga e kaluara apo të krijuara sot nga politika provokative serbe nuk mund të mos merren në konsideratë nga shteti dhe nga diplomacia kroate në formulimin e vlerësimeve të tyre ndaj kapaciteteve juridike, politike dhe diplomatike të Serbisë për t’u kualifikuar si e pjekur për anëtarësim në BE. Ministri i jashtëm kroat Radman e përkufizoi qartë dhe pa ekuivok në 23 prill se “Rruga e Serbisë për në BE kalon nga Kroacia”. Me të drejtë Zagrebi vendos kushtin që Beogradi të zgjidhë çështjet e hapura dhe të pazgjidhura me Kroacinë përpara se të anëtarësohet në BE. Madje normalizimi i marrëdhënieve me shtetet fqinjë është një nga kushtet kryesore të Traktatit të pranimit në BE, që duhet të plotësojë Serbia.
Padyshim që Serbia, qeveria dhe diplomacia serbe, e kanë të qartë se pa konsensusin e Kroacisë nuk mund të anëtarësohen në BE. Nuk mendohet se Serbia e ndjek nga mendjelehtësia këtë politike alogjike të ngritjes së tensioneve me shtetin anëtar të BE, Kroacinë. Ndaj lind një pyetje e karakterit strategjik: Përse Serbia në mënyrë të qëllimshme po zbaton linjën e krijimit të tensioneve të reja dhe të acarimit të tensioneve të vjetra me Kroacinë, megjithëse e di që përpara ka veton e Zagrebit nëse vazhdon në këtë rrugë të gabuar?
Përgjigja e parë është se Serbia e presidentit Aleksandër Vuçiç, ish-ministër i kabinetit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç, vazhdon ta konsiderojë Kroacinë me të njëjtin këndvështrim politik megalloman dhe me të njëjtën strategji armiqësore etnike dhe fetare si në kohën e agresionit të Serbisë kundër Kroacisë në vitet 1992-1995. Serbia vazhdon që të ketë përsëri rivendikime territoriale ndaj Kroacisë, rivendikime të projektit të “Serbisë së Madhe” nga të cilat Beogradi nuk ka hequr dorë, por i shpreh herë pas here në një mënyrë apo tjetër. Nuk ishte i rastit skandali diplomatik me Kroacinë, që krijoi delegacioni shtetëror i Ministrisë serbe të administratës shtetërore dhe të pushtetit lokal, i kryesuar nga sekretari i shtetit i asaj ministrie, kur gjatë një vizite në muajin janar të këtij viti në qytetin kroat të Kninit, nëpërmjet një anëtari të delegacionit shtetëror serb publikoi dhe shpërndau me video rivendikimin se qyteti kroat i Kninit “është qytet i okupuar serb” dhe shprehu shpresën se “flamuri serb do të valëvitet mbi këtë qytet”. Në 29 janar 2021 Kroacia protestoi ashpër ndaj Serbisë për këtë rivendikim territorial, duke paraqitur kërkesën që Beogradi ta përgënjeshtrojë këtë rivendikim territorial dhe të kërkojë falje. Në datën 1 prill Kroacia paditi për krime lufte ish-komandantin serb të korpusit të 7 të ushtrisë së të ashtuquajturës “republikë e Krajinës”, e krijuar nga Serbia në territorin kroat në fillim të agresionit serb kundër Kroacisë. Sipas mediave, ky kriminel lufte fshihet në Serbi dhe mbrohet nga shteti serb.
Përgjigja e dytë për vijën e planifikuar serbe të tensioneve me Kroacinë me sa duket është zhvillimi i ri që Serbia nuk e ka më prioritet anëtarësimin e saj në BE. Në datën 23 prill nënpresidenti i “Lëvizjes Europiane në Serbi”, Vladimir Medjak, deklaroi në portalin serb “europeanwesternbalkans” se “Integrimi europian nuk është një prioritet i qeverisë së Serbisë”. Në funksion të këtij orientimi të ri të tërheqjes faktike nga integrimi europian qeveria dhe diplomacia serbe po krijojnë pretekste për pengesa në rrugën e anëtarësimit të vetes në BE. Kështu shpjegohet intransigjenca e intensifikuar e Serbisë në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, njohja e së cilës është kusht i BE për Serbinë që të anëtarësohet në BE. Kështu shpjegohet edhe kursi strategjik serb i acarimit në ngritje të tensioneve me Kroacinë. Në një stil karamboli diplomatik Serbia provokon dhe krijon acarime dhe tensione të reja e të vjetra me Kroacinë, që ta detyrojë Zagrebin t’i drejtohet të drejtës së tij për vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Serbisë në BE.
Serbia, shtet kandidat për në BE, qëllimisht nuk ka plotësuar një pjesë të mirë të kushteve dhe të parametrave, që kërkon Traktati i pranimit në BE në kapitujt e tij të shumtë. Serbia ka keqpërdorur si mbulesë indulgjencat e pamerituara, që Brukseli i ka darovitur asaj në avancimin e integrimit europian. Duhet të rikujtojmë se Serbia nuk është përputhur me qëndrimet dhe interesat e BE në pothuajse të gjitha çështjet strategjike të politikës së jashtme të BE, siç janë sanksionet e BE ndaj Rusisë për agresionin rus në Ukrainë, ku Beogradi nuk është bashkuar me BE, por i ka dënuar sanksionet. Serbia nuk është bashkuar me vendimin e BE për dënimin e diplomatëve ruse nga vendet e BE për shkak të agresivitetit rus ndaj vendeve të BE. Serbia nuk është bashkuar me politikën e BE për Ukrainën dhe nuk e ka dënuar aneksimin e dhunshëm rus të Krimesë dhe as separatizmin prorus të organizuar nga Moska në pjesën lindore të Ukrainës. Pas agresionit rus në Ukrainë Serbia me nxitjen dhe financimin e Moskës i ka hyrë një spiraleje të ethshme armatimesh me armë të sofistikuara ruse, me synimin e hapur të kërcënimit dhe përgatitjeve ushtarake ndaj Kroacisë dhe Kosovës.
Përgjigja e tretë për kursin serb të tensioneve në rritje me Kroacinë është se acarimet dhe agresiviteti politik e diplomatik i Serbisë ndaj Kroacisë përbën një interes të Rusisë, strategjia e së cilës është që Serbia të mos bëhet anëtare e organizatës perëndimore të BE. Rusisë i intereson që Serbia të lidhet gjithnjë më ngushtë me Moskën dhe të shërbejë si gjenerator i tensioneve ruse me shtetet e NATO-s në Ballkan. Interesi rus është që Serbia të vazhdojë të qandrojë anëtare e organizatës së “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, të krijuar nga Rusia. Nëse Serbia anëtarësohet në BE, ajo automatikisht është e detyruar të ikë nga organizata ruse e “Unionit Ekonomik Euroaziatik”.
Politika, që po ndjek qeveria dhe diplomacia serbe për tensione të vazhdueshme në rajon, tërheq vëmendjen se tehun e saj e ka ndaj shteteve anëtare të NATO-s në rajon. Nuk është rastësi që kemi pareshtur acarime të marrëdhënieve të Serbisë me Kroacinë dhe me Malin e Zi si anëtarë të NATO-s, ashtu dhe me shtete të tjera që aspirojnë për në NATO si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. Demonstrohet kështu një rol destabilizues në rritje i Serbisë në rajon si kundërvënie ndaj arkitekturës atlantike të sigurisë në Ballkan. Në shkëmbim të këtij roli Serbisë i është premtuar nga Rusia hegjemonia në ish-Jugosllavi, e cila sot ka emrin “Ballkan Perëndimor”. Presidenti i Serbisë Vuçiç në 15 shkurt 2021 në Beograd, në prani të zëvendëskryeministrit rus, foli publikisht për planin e tij të “Serbisë së Madhe”. Nuk u ndje kush në Bruksel, që të dënonte këtë rivendikim rajonal të Serbisë, që vjen era luftë. Acarimet dhe provokimet e rregullta të Serbisë ndaj Kroacisë, shtet anëtar i BE dhe i NATO-s, kanë efekte negative destabilizuese në vendet e rajonit dhe në kursin e tyre të integrimit europian. Politika e indulgjencave të pamerituara, që BE ka ndjekur ndaj integrimit europian të Serbisë, jo vetëm doli e paefektshme, por po bëhet e rrezikshme.
Agresiviteti në rritje i Serbisë ndaj Kroacisë, ndërhyrjet flagrante të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi, kërcënimet e përditshme të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, duhet të shkundin nga qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë pluhurin narkotik të projekteve serbe të tipit të “mini Shengenit”, që sanksionojnë hegjemoninë serbe në Ballkanin Perëndimor ose në ish-Jugosllavi plus Shqipërinë. Shqipëria dhe Kosova duhet të marrin shembull nga Kroacia se si mbrohen interesat shtetërore dhe kombëtare përballë një Serbie agresive dhe recidiviste. Përrallat serbe për të bërë ripajtimin në Ballkanin Perëndimor duke harruar agresionet e përgjakshme, që Serbia shkaktoi ndaj popujve joserbë, dhe pa dhënë llogari dhe pa paguar për to, janë përpjekje për amnistimin e krimeve të saj shtetërore dhe një leje për t’i përsëritur ato.
Shqipëria dhe Kosova nuk mund dhe nuk duhet flasin për normalizim real të marrëdhënieve të tyre me Serbinë pa pastruar llogaritë me Beogradin për gjenocidin serb mbi Kosovën. Merrni shembull nga Kroacia se si duhet të sillet një shtet dinjitoz.

Kunderpergjigje e rusise per luften
Kroatet jane popull trim inteligjent,me kulture qindravjecare..Ja fusin koken serbise mu ne hale edhe ne periudhen me te keqe,kur serbia hapi lufte me kombet e Jugosllavise duke zoteruar Ushtrine Jugosllave.
Po pati serbia ndihmen e Rusise,,Kroacia nuk eshte komb lamash,lapangjoz si Shqiperia,qe mburret se si kane luftuar kunder Mbrojtesve natyrale te kombit shqiptar,,Austrise,Gkjermanise dhe Amerikes.
Joooo.Ne cdo kohe Kroatet kane qene pro gjermane,,proAmerikane.Edhe ne luften e fundit perfituan Armatim nga shteti Gjerman dhe shba.
Ne nje lufte midis dy shteteve Kroacia do te armatoset nga SHBA,,ashtu si Izraeli dhe dijne kroatet cfare bejne me serbet.
Serbianiiii!Budallenj,atdhe mohues dhe qen te pabese,qe kafshojne doren e mikut,,DO TE GJENI VETEM NE SHQIPERI
Skenari ngrihet per rastin qe shba sulmojne rusine, ne keto kushte nuk do te kete njeri nge te merret me kroacine e allbanine, por do te duhet tja dalin vete kunder serbise
Shaban, eshte shume interesante, ne nje fare kuptimi, politika e leshimeve jo parimore qe ben Brukseli (BE) ndaj Serbise. Kto me kujton, per fat te keq, nje politike te ngjashme qe ndoqen Britania e Madhe dhe Franca naj Hitlerit. Mjafton te permendimin iluzionin e madh te Camberlenit qe kur briste nga avioni ne Londer tundte si deshmi te nie arritje hume te madhe dokumentin e Marreveshjes qe kishte firmosur edhe Hitleri!! Dihet se cfare ndodhi me tej!
Paska ndodhur nje incident me nje flamur Kroat, dhe autori fillon ben filozofi pa lidhje.
Te krahasosh marrdhenjet e Kroacise me Serbine, me ato Shqiperi-Serbi, eshte gabimi me i madh qe ben nje politikan analist.
Kroacia dhe Serbija jane ne te nejtat pozicione qe ka Kosova dhe Serbija, por jo Tirana dhe Serbija.
Ne 30 vjetet e fundit, Kroacia dhe Serbija u perfshine ne nje lufte me shume te vrare, dhe masakra qe cuan ne Pamvaresine e zonave kroate nen rregjimin Serb.
E njejta gje ndodhi midis Kosoves , Bosnjes e ke shtu me rradhe kunder Serbise.
E vetmja qe iku pa lufte kur u shkeput e para ishte Sllovenija, qe kishte mbeshtetjen e fuqishme te Gjermanise, per shkak te minoritetit Gjerman ne ate vend,
Shqiperia nuk ka asnje lidhje me keto konflikte.
Shqiperia e trajton Serbine si nje vend fqinj, qe kerkon te rrisi sigurine ene rajon.
Pse po zihet Kroacija, apo Kosova, duhet te zihet edhe Shqiperia?
Ky eshte absurditet…, politike e jashtme me inate…., hajde zihemi me lagje…
O ‘pilo’ është e natyrshme që gjithësecili ka mendimin e tij por mënyra sesi llogjikon ti është shumë absurde..ore jeni në vete ju apo jo? ti thua :pse zihet Kosova duhet të zihet edhe Shqipëria? natyrisht që Shqipëria duhet të implikohet direkt dhe pa pikën e dyshimit..nuk ju kuptoj dot ,ose duhet të jesh adoleshent që nuk e ke haberin nga gjeopolitika dhe ke hyrë gabimisht në këtë forum ose je ndonjë filogrek apo filoserb.. Shqipëria deri tani ka ndenjur pasive në lidhje me çështjen e Kosovës dhe unë mendoj se është perëndimi pra BE dhe USA që nuk ia kanë lejuar Shqipërisë të implikohet në çështjen e Kosovës sepse ata kanë planet e tyre dhe duan ta kontrollojnë vetë situatën mirëpo nuk e di nëse është pozitive apo negative ky pasivitet i Shqipërisë? normalisht që Shqipëria nuk ka potenciale luftarake që ti vijë në ndihmë Kosovës por pozicioni i saj duhet të jetë i qartë dhe i pastër :jemi një komb kemi një histori dhe flasim një gjuhë. . prandaj nuk e kuptoj dot atë llogjikën tuaj të pasivitetit.. dhe e keqja më e madhe është llogjika e atij’gjigantit’ të rilindjes që fitoi edhe mandatin e tretë..kur nuk e ndihmon dot Kosovën të paktën mos u bëj palë me Serbin or kodosh kryeministër. .mos jep mesazhe të gabuara mor ‘patriot modern’..
Ky zotëria që ka shkruajtur këtë shkrim ka thënë vetëm një të vërtetë..nuk bëhet paqe me serbët pa bërë më parë llogarinë mbi vrasjet përdhunimet dhe shpërnguljen e popullsisë Shqiptare nga trojet shqiptare .. Vuçiç e ka përsëritur dhe nuk ndahet dot nga retorika e Milosheviçit e ka thënë shumë herë dhe shumë qartë . Edi Rama të mos bëj më rolin e të suprizuarit por të dërgojë mesazhe të pastra dhe të qarta tek miku i tij Vuçiç se ne jemi një komb dhe askush nuk mund të na ndajë në ‘komb shqiptar ‘ ‘komb kosovar’ ‘ komb vlonjat’ apo ‘komb durrsak’.. është shumë gabim pasiviteti ynë..e keqja me e madhe është se shigjetat e helmuara hidhen nga shtëpia jonë.. është e papranueshme që klerikët grekë të kishës ortodokse Shqiptare të dalin dhe të trumpetojne me histeri : Kosova është Serbi.. çfarë mut kryetari shtëpie je mor ‘gjigant’ ? çfarë mender shteti ke krijuar kur askush nuk e rruan trapin për shteti dhe qeverrine tënde..a e imagjinoni dot të dali një klerik sërb dhe të thotë që Kosova është Shqipëri?a e imagjinoni dot që në Greqi të dali një shqiptar dhe të thotë se Thraka është Turke?(që fundja e fundit ata janë Turq).
‘Pilo’ shpreh keqardhjen time për llogjikën që ke ..e keqja më e madhe është sepse shkruan edhe shqip sepse po të shkruaje serbisht apo greqisht nuk do të habitesha me këndvështrimin tënd..
Zhak…..
Kosova luftoi njehere me Serbine, dhe Shqiperia mbajti nje qendrim…. Mbase nuk e mban ment, nuk u fut ne lufte me Serbine.
Tani as lufte behet, asgje., vetem ca bisedime, c’pune ka Shqiperia te shaje Serbine me shume se Kosova dhe Kroacija?
Me pelqen bagazhi jot, por ju e ngrini 2 faqe koment mbi asgje…
Cfare ka ndodhur ne fakt, qe shkruajti Shaban Murati?
Njeri ka hequr flamurin Kroat nga nje zyre, apo takim…., Kujt i plasi?
Sa here e kane bere Shtetet me Shqiperine? Harruat qe na kenduan hymnin e Filipineve ne Portugali?
Ju trimat qe beni namin ne gazete, nxorret shpatat, dhe perdesh e pushtuam Portugaline.., nuk te falim ne….
Boll me keto patriotizma te shtirura…
Hajde me kerko tek lokali, te jap nje pilaf me fasule….
‘Pilo’ ndofta bëra gabim që replikova me ty sepse sa më tepër që shprehesh plotëson karakterin tënd dhe unë kryesisht replikoj me njerëz që kanë njëfarë llogjike dhe horizonti dhe jo me njerëz mëndjengusht .. më fal që po të karakterizoj kështu por kur thua se ‘nuk ka ndodhur asgjë’ apo ‘nuk kemi punë çfarë bën Kosova ‘ për mua i ke thënë të gjitha..je një linjë me anastas janullaton dhe klerikët e tij që thonë se ‘Kosova është Serbi’.. dhe përsëri ti vazhdon të thuash se nuk ka ndodhur asgjë.. madje paturpësisht na etiketon si ‘patriot të shtirur’…
‘Pilo’ sikur ti të vish dhe të ndërtosh një kotec nga ato të tuat për të bërë fasule dhe pilaf në tokën e vëllait tim unë për 24 orë jam aty në Shqipëri dhe do ti fus ato fasulet në bythë kokrra kokrra duke ti numëruar.. ti duhet të jesh nga ata kodoshat e ‘rilindjes’që keni vënë në zbatim atë teorinë e re të gjigantit tuaj atë të ‘patriotizmit modern’ dhe jeni bërë palë me serbë e grek bashkë. .po para nja dy vitesh a nuk ishin serbët që tentuan të fusnin një tren në Kosovë me mbishkrime provokuese?a të kujtohet se Kosova erdhi përsëri në buzë të luftës nga një situatë e tillë?jo o Pilo jo..kot humbas kohën me ty unë sepse jam shumë i qartë se çfarë mendon.. ti edhe të duash nuk e fsheh dot karakterin e zhveshur prej sharlatani.. mund të vazhdosh të shkruash çfarë të duash por hiqe atë nickname sepse ofendon atë Pilon e vërtet që është një njeri punëtor dhe i ndershëm dhe jo provokator forumesh..
..zhakkku i pamposhtur. Pilo Lala eshte treguar human me nje dallkauk si puna jote.jo pilaf me fasule por dy shpulla qe te vish ne vete, cope debili. me ate patriotizmen farse thjesht tregon veten se je prej atyre mbushesave te topit, te dobishem vetem per shabanet sa per te mbajtur kot ndezur flaken e kashtes…te vetmen gje te mire qe beni eshte te lehni mbas gardhit(kur nuk duhet) me traper si puna juaj, jo serbet por edhe malazezet na pushtojne kur te duan.. ata qe moren armet juve i spiunuat dhe tani gjenden ne burg.thene ndryshe jeni patriote varkare si saliu..
Sërbia është e rrethuar nga shtete anëtare të NATO dhe vetëm me Rumaninë nuk kanë probleme të mëdha etnike dhe kufitare dhe ate falë Temishvarit hungarez
Kurse te genocidi serb ndaj Kosovës se dimë a është denu nga bota për genocid ase dëbime masive këtu duhet kujtu një intervist të ish një analisti të fortë gjerman Peter Scholl Latur ku thoshte se bashkëjetesa e Millosheviqit dhe Rugoves gjatë gjithë asaj periudhe nuk ka vend për konkluzë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë
Bashkejetesa e milosevicit dhe rugoves ka pjelle shume kopila ne Kosove qe jane qepur kundra UCK.Perderisa rugova kerkonte nga Italia ndaljen e sulmeve teNATOs kundra serbise,udbaset dhe kopilat e shkaut si dosa osmani,lubigjiku,kutovici duan Hagen per
Clirimtaret.Udbashet dhe kopilat e shkaut lehte ja dalin te mashtrojne koketulat kosoare.
He o Shabe, si tha Zorani, “Ne e dimë që fqinji ynë din..”
Me n ne fund e tha, si puna jote?
Si mund te ndjeke te njejten rruge Shqiperia kur qe nga Ismail Qemali,te gjithe ata qe udhehoqen dhe udheheqin vendin ishin dhe jane agjent te UDB-se ? A ka ndonje pushtetar shqiptar qe e don Shqiperine me shume se interesin vetjak per nje jete ne luks ? Te tjerat pak rendesi kane sepse dihet qe edhe populli edhe politikanet tane jane frikacake dhe pa dinjitet.Kete e vertetuan me se miri edhe zgjedhjet e 25 Prillit.
Niperit e Ismailit, ishalla te vijne ne shtepi, per te defryer me grate e shtepise…
Kujt i thua ti agjent Serb? Ti me sa duket je klysh i UDB..