Zbardhen detaje të reja nga krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllain e tij më të vogël.
26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.
Por, kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën.
Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllain e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.
o.j/dita

Malokeria qeneria
Fatkeqesi e madhe per ate familje. Ngushellime prinderve!
Ky ja kalon edhe Kainit .e tmershme ,komplet e pa besueshme .
Drejt rruges per integrim