Tani PD-ja mund të quhet se ka dalë në fushën e betejës! (Mos e cytni Lulin të dorëhiqet!)

Ornela

Dy fjalë për opozitën,
kemi ç’i themi,
ajo arriti shumë,
dhe e largua nga sistemi!

Me bishtpërdredhjet e saj,
kaq vite që jemi velur,
ata dhe tani duhen gjykuar,
nuk duhen përkëdhelur!

Nga sjelljet e saj barbare,
ajo sërish pushtetin e qau,
si do fitonte kur veç të tjerave,
dhe tani vodhi-dhe vrau!

Në darkë Basha i okllaisur,
foli për fitore fenomenale,
dhe kur kjo s’doli hiç e vërtetë,
u kthye tek masakra elektorale!

Lulashi tha se ndryshimi ka ndodhur,
dhe fitorja është brënda në kuti,
po tash i dërmuar e i lodhur,
na flet për masakër e badërdi!

Raporti paraprak i OSBE-ODHIRIT,
na flet për zgjedhje të qeta,
dhe një ditë madhështore,
e etiketoi 25 Prillin zoti Meta!

Partia jonë Socialiste,
është një makinë e përsosur elektorale,
ndaj ka dhe do të ketë,
rezultate fenomenale!

Rama fitoi se bashkëpunoi,
me “kriminelë” si Tom Doshi,
po na thuaj një krim të vetëm të Tomës,
o Lulëzim kodoshi!!

Këtu nuk ka kurrfarë ekuacioni,
me shumë të panjohura-o lumë,
thjeshtë socialistët janë me shumicë,
dhe po shtohen shumë e më shumë!

Rama si politikan karriere,
i shtrin dorën Lulit për bashkëpunim,
po nëse pafund do t’i lutet,
do të jetë gabim dhe shumë gabim!

PS-ja s’u kap në asnjë rast blerje votash,
dhe në asnjë shkelje ligjore,
njerëzit e PS-së në fushatë,
patën një sjellje shëmbullore!

Çmenduritë e Lubonjës dhe Bushatit,
dhe më të qetin e nervozojnë,
opozitarët duhet të rregullojnë sahatin,
ndryshe kurrën e kurrës s’do fitojnë!

Opozita kishte detyra të sakta,
për grupet e saj militare,
të vrisnin pa problem socialistë,
dhe nuk do dënoheshin fare?!

Vetëm vrasja e Elbasanit do mjaftonte,
që PD-ja të humbiste shumë më thellë,
ndaj legenat që s’kanë respekt as për vdekjen,
më bëjnë vazhdimisht për të vjellë!

Nëse Meta s’do ngatërrohej me fushatën,
ndryshe mund të qe historia,
po mbi pesë herë në blerje votash,
është kapur vetëm LSI-ja!

Po të më kishin lexuar mua budallait,
të humburit e përjetshëm pëdëista,
në fushatë kurrën e kurrës,
nuk duhej të dilnin me dy lista!

Pikërisht tek ky vënd e tek kjo faqe,
që në fillim kemi shkruar ne,
se dalja e LSI-së me listë më vete,
mijëra vota do t’i hidhte në hale!

Nga Njëqind e Dhjetë mijë vota të Monikës,
vetëm 40 mijë vota mandate prodhuan,
e 70 mijë të tjerat,
në gropën e halesë përfunduan!

Vetëm nga kjo gjë “e vogël”,
shtatë deputetë ikën kot së koti,
po tani gjakrat janë nxehur,
dhe ende s’e kupton Lulëzim idioti!

Vetëm nga kjo gafë teknike,
opozita humbi plot 7 deputetë,
dhe rezultati do shkonte,
të paktën 70 me 70!

Mos e nxisni Lulin të dorëhiqet,
e kemi djalë të mbarë,
se pas tij bën vaki të vijë,
një llapaqen si Mark Marku kryetar!

Tani Lulit ja morëm dorën,
me të u mësuam gjithsesi,
s’ka problem që gënjen dhe për orën,
siç i thotë Ai në LSI!

A.Duka

Share This Article
2 Comments
  • Duke, pse pyet Bashen ti per krime te Tom malokut? Shko e pyet Yuri KIM Ambasadoren amerikane qe kerkoi mos kandidim te tij. Pyet dhe kryetarin e PS Kryepatronazhistin Rama pse e hoqi Tom malokun te nesermen e zgjedhjeve nga mandati i deputetit.
    Ose kete te dyten me Ramen mos e bej se do ta inatosesh, do te fshije nga lista e Partonazhisteve e do mbetesh pa spiunuar komshinjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *