Shënim: Faji i kujt është që derrat janë derra në këtë vend?

anazapta
Stop violence against women. Hand saying stop

Nga Koloreto Cukali *

Para disa kohësh lexova se një burrë me të birin, në një nga periferitë e dhimbshme të Shqipërisë i kishin prerë flokët dhunshëm bashkëshortes e nënës së tyre, për motive imoraliteti.

Trishtimi rritet, kur merret vesh nga mediet se “argumenti mbi imoralitetin” ishte se u kthye vonë nga puna.

Pra, një grua që punon tërë ditën (jo rrallë edhe duke sakrifikuar dinjitetin e vet) për të mbajtur dy (a më shumë) derra në shtëpi, e pret dhe fati i gërshërës sepse… u vonua nga puna!

Nuk dua të merrem me çfarë thuhet a mendohet të ketë bërë gruaja por është e papërballueshme të shohësh një djalë të ri që hyn në jetë duke dhunuar të ëmën.

Të kap një mllef me ta, por, faji i kujt është që derrat janë derra në këtë vend?

TV Derri

Në periferinë tonë, njerëzit ushqehen me bukë, qepë e televizion. Është për t’u habitur sesi periferia ku jetojnë – më saktë vegjetojnë e pastaj vdesin – burrat me gërshërë është targeti i porno-televizionit, i tallavasë e i videoklipeve shalë-jashta.

Imazhi i jetës që ata përftojnë është ai i parasë e luksit që vezullon nga ekranet, i njerëzve të fortë e të rëndësishëm. Ndërmjetësi i jetës së tyre të rëndomtë dhe i asaj që shfaq TV Derri, është beu i periferisë, që mund të jetë politikan, mafioz, apo biznesmen lokal me të shkuar e të tashme të errët.

Jetojnë mes një dhune verbale, fizike, parash e pushteti absolut të bejlerëve a të fortëve. Në këto kushte, derrave nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ushqehen me sedrën e tyre të rreme.

Bota e derrave

Ajo që shoh unë është që shteti shkon tek derrat vetëm kur ka për t’u marrë vota. Policia shkon atje vetëm kur ka të vdekur, kryesisht për të mbushur formularët. Drejtësia nuk shkon atje, zakonisht çon sekserët. Shoqatat e grave shkojnë atje po të kenë fonde.

E vetmja që është e detyruar të kthehet çdo natë në atë tmerr (a mund t’i vëmë faj dhe nëse bën adulter?) është një grua tullace.

….

*Marrë nga rubrika e autorit në Dita, Tarta T’Arta

Share This Article
16 Comments
  • Tamam e ke thene derra qe gjithe deshtimin e tyre ne jete e shfryjne tek i vetmi burim jete qe kane ne shtepi, daç biologjikisht daç ekonomikisht. Ngjarje shume trishtuese qe per fat te keq nuk eshte e izoluar. Raste te tilla jane me qindra brenda komuniteteve rurale dhe periferike.
    Thjesht puna do i largoje keta njerez nga dhuna.

  • Po nese behen deputete ca si Grida apo merren ne kryeministri ca si njefare Maja qe di vetem t vervit ne goje sallam derri rezultati ky do jet.
    Shif ke quajme “sukses be jete” neper Insta dhe mund ta kuptosh moskuptimin e periferive

  • Aman se mos vetem periferite
    Ne i kemi ne krye te vendit dhunuesit e grave. Njeri quhet Sali nga Veriu e tjetri Edvin nga Jugu

    • Po pse Rama a nuk e rrihte bashkeshorten e pare deri sa e cmendi?
      Po te dyten a nuk e rrihte sa e ndau?
      Dhe nga ky ju kerkoni te na zbute derrat e eger?

      • Edhe k’tu e ke me Ramen mer ZORRE!
        Do iki edhe ai mos u bo merak do vij nojtjeter i
        zgjedh me vota zorresh !!

  • Koloreto,ke shprehur dhe pasqyruar shume drejt ate cka po ndodh me ne,por mbi te gjitha rolin teper negativ te shtypit.Fatkeqesisht jam i bindur qe,ate cka ti shkruan dhe persa,njerezisht dhe intelektualisht ti “proteston,nuk e kuptojne te paret ata qe drejtojne mediat dhe ata qe jane pjese e ketij ingranazhi….I sigurte qe edhe kete shkrim e botojne si detyrim dhe nuk e “shoqerojne” me reflektim… Lymi Tutit

  • Cukali shkruan ketu – ” Ajo qe une shoh eshte se shteti shkon te derrat vetem kur ka per tu marre vote ”
    Me duket se nuk shihke mire o Cukali. Per te marre voten te derrat shkojne derrat e derrkucet e pushtetit. Ky pushtet derrash vetem me vota derrash mbahet.

  • Pse përgjithësion rastet e veçanta dhe me to sperkat gjith shqiptarët me ofendimi maximal!??
    Me këto budallallëqe kërkon të ndihmosh vendin tënd!?

  • Që derrat janë DERRA në Shqipëri, fajin e ka D E M O N K R A C I A e pas vitit 1990 e pastaj, që i bëri më shumë se shumicën e shqiptarëve DERRA dhe DERRE e SHTAZË; madje, i bëri edhe më derra e derre se DERRAT e DERRET dhe më shtazë se të gjitha SHTAZËT…, dhe, MIRË T’JU BËHET, SE ÇKA LYPËT -GJETET !!!

  • Po, “fteri”, tamam !

    DEMONKRACIA e pas vitit 1990 në Shqipëri, DERRAT-NJERËZ TË VËRTETË deri në vitin 1990, pas vitit 1990 i bëri DERRA; DERRA T’EGER e më keq edhe sesa kështu dhe kaq sepse mbeten pa ZOT dhe u bënë me DJAJ !?!!!

  • Rama eshte kampion i vertete i mbrojtjes se grave dhe vajzave.Me te pesten ka gjetur shpirtin binjak,modelin Rajonal te harmonise familjare.Gjys llafe nuk i ka dale ne Surrel.Asnje klithme nuk del nga labirinthet e betonizuara te Minotaurit.Po ku t`i gjejme ne pese gra,qe me kater te bejme praktiken,me te pesten te jemi shembull ne lagje?,Keto pallatet tona me parafabrikate jane ndertuar qe kur te thyhet pjata ne guzhine,ta regjistroje kryetari keshillit me bllok ne dore.

  • Derrat derra jane !, por ti Cukal nuk e di c’ke dashur te thuash?Apo na con tek “Odisea”ku Circia i shndroi shoket e tij ne derra! Vetem populli nuk fyhet !Kush Fyen popullin nuk e meriton vendin ne shoqeri e aq me pak te kete te drejte te drejtoje , qofte edhe pjese te saj!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *