Sfidoi Bashën për kreun e PD, Kadilli: Nëse dikush përballë thesit të miellit dhe Bashës zgjedh thesin e miellit, atëherë problemi është Basha

J L

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike shpall kandidaturën për vendin e kreut të partisë, duke i kërkuar kreut aktual, Lulzim Basha të japë dorëheqjen.

Kadilli u shpreh se kërkoi që konferenca e tij të jepej nga selia e PD-së, por nuk iu pranua nga strukturat e kësaj partie.

“Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, m’u refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar. Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”, tha Kadilli.

Duke u kthyer te rezultati i zgjedhjeve, Kadilli u shpreh se “nëse dikush përballë thesit të miellit dhe Bashës, zgjedhin thesin e miellit, atëherë problemi është i Bashës, jo i atij personit”.

 

Deklaratë e kandidatit për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli

Jam këtu për të deklaruar se zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Nga blerja e votës të përdorimi i çdo teknike ligjore dhe administrative, si ndryshimi i Kodit dhe mbyllja e kufirit me Greqinë.

Provat individuale që janë kapur dhe dokumentuae qe do të publikohen do ta konfirmojnë fenomenin. Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Dua të falenderoj OSBE-në që u ka dhënë zë këtyre shkeljeve flagrante të procesit, dhe ka rikonfirmuar cilësisht çdo akuzë dhe pretendim të opozitës.

Theksoj se ky është dhe duhet të jetë një proces ligjor. Proces që do kohë, por edhe durim, maturi dhe vendosmëri. Por, beteja ligjore nuk mund dhe as duhet të shërbejë për radikalizim politik. Çdo tensionim është i qëllimshëm. Nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve, dhe kërkon të blindojë portën e PD. Barrikada para portës nga ku Lulzim Basha deklaroi që nuk dorëzohet, është e tepërt.

Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD që janë të stresuar nga lodhja, të hutuar nga pritshmëritë e pa-realizuara dhe të trishtuar nga humbja. Jam këtu për të konfirmuar edhe një herë vendimin tim për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike.

Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës të dorëhiqet. Projekti dhe ekipi tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët. Si i tillë ka shterruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen. E kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim. E theksoj, me vetëmohim, për të na drejtuar në fitore. Nuk ia doli. Nuk qe i zoti. Nuk diti. Dështoi. Sot të gjithë mund të justifikojmë dështimin, por jo faktin se jemi para katër viteve e katër muajve opozitë, në fund të të cilëve nuk e dimë se ç’pret.

Sot, kush thërret Rama Ik! Nuk mund të thërrasë Basha Rri! Vjedhja e Rames nuk mund të jetë alibi për Bashën, ashtu si dështimi i Bashës nuk mund të jetë alibi për të mos luftuar Ramën.

 

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Problemi o rryp, eshte Berisha dhe Zeni. Per ta Basha dogji jorganin.
    Për ta do ta digjie edhe ti.
    Eshte mallkim per te gjithe ata qe kane punu me Berishen, se i ka lidh pas vetes për jetë dhe ti nuk je përjashtim.

    • Shume e drejte. Keta te gjithe bejne sikur e ka fajin Basha dhe nuk shohin fijet kush e luan kukullen. Duhet te jete presion shume i forte brenda qe edhe te humbur si Kadilli ose te larguar si rasti Topallit, nuk e permendin Berishen.

  • PD eshte si PPSH, sa te rroje Saliu s’ka ndryshim derisa te kalbet si nena parti. Por ka nje problem; Rama. Sa te jete gjalle Saliu, do te jete ne pushtet Rama.
    Me vjen keq per demokratet.

  • Jo vetem ky demokrat por e gjithe Pd nuk kuptojne qe Luli eshte ikona ku fshihen krimet e Sali Berishes. Po rrjeshtoj disa fakte te njohura boterisht.
    Kush ishte Lulzim Basha. Nje djalosh verior i ardhur ne jete nga nje familje tiranase pran nomiklatures komuniste. Dihen tashme se kush kane qene te interesuar per kete djalosh. Strukurat konspirative qe vepronin ne Shqiperi gjate e pas diktatures kumuniste ne degradim. Luli ka qene nje djalosh qe do ti vinte radha te cfaqej nje dite ne skenat e rangjet e larta te politikes shqiptare. E per te u punua me kujdes duke ja hapur rrugen e dhene mundesin qe nje dite te dali ne skenen nderkombetare e me pas ne ate politike. Per te eshte kujdesur posacerishte Sali Berisha. Saliu e ka joshur Bashen dhe e ka dehur me lloje lloje favore si lojtar rezerve qe nje dite, kur i duhej Saliut, ta vinte ne rolin qe atij i interesonte. Luli gradualishte u be antiplumbi I Saliut.
    Nga 2009 e deri tani Luli mori mbi kurriz te gjitha krimet politike te rruges se ndjekur nga Berisha. Nuk dua ti perseri se tani ato jane bajate dhe po i paguajne demokratet e ndershem ne Pd, qe sjane pak, dhe viktima Lulzim Basha.
    Defakto kjo parti vazhdon te udhehiqet nga plaku i cmendur, i vini cte doni epithet, Sali si e keqja qe I ka ndenjur e i rri politikes shqiptare.
    Saliu ka kontrolluar e kontrollon gjithcka ne rrugen demokratike te zhvillimeve ne Shqiperi. Ai ka futur nen kontroll dhe Ramon e per pasoje dhe socjalistet qe jane pjesa me e shendosh e popullit.Ai ka kontrolluar e komanduar Ilir Meten qe e ka futur ne rrethin e figures kryesore qe duhet denuar. Dhe kete e realizoj. President sot eshte figura me e diskredituar ne popull. Rama e shkarkon duke ja hapur rrugen Drejtesis per ndeshim. Saliu automatikishte del nga shenjestra e ndeshkimit.
    Po Luli qe tani eshte bere tabela e qitjes. Nuk mund te thuhet se cfare fati ka. Rama i kerkon bashkpunim qe eshte nje plus per te. Kete bashkpunim ja kerkojne dhe Aleatet tane qe eshte edhe me shume per te. Kjo per Saliun eshte fitore. Do te ishte disfat per Saliun largimi i Lulit. Nje goditje per Lulin kthen ne shenjester dhe ne vemendjen e popullit gjemat e Saliut qe sjane pak e me pesh te madhe para Drejtesis. Basha nuk shkarkohet por do te kete pasoja per Pd aktuale. Demokratet e ndershem e pjesa e shendosh e popullit do distancohet Duke gjetur rruge te tjera per te formuar nje force te re e te ndar nga Pd e sotcme. Pd me Lulin do rrudhet e ne te ardhmen do marri rrolin qe luan sot LSI ne se Rama kerkon mandatin e katert. Mullari i barit nuk do digjet.

  • Zoti Kadilli ,mere vesh nje here e mire jo vetem ju ,por edhe te tjere ne PD ,po nuk u be me vepra dhe jo me fjale ,partia e juaj e djathte ,gjithmone shqiptaret do ju ndeshkojne .Mos rrini mbas bythes se Ramiz Alise ,hidhini ne lane ,digjini pardesyte e bardhe nje here e mire dhe do te shikoni qe populli do ju vije nga mbrapa ,do ju perkrahi ,se prandaj fiton Rama ,ca me vjedhje votash ,ca te blera ,ca me vende pune e tj ..
    Kuptoje nje here e mire , po nuk i kuptuat ,do jesh ti ose edhe te tjere ne PD ,vetfajtore .Nuk jane Shqiptaret budallenj .

  • Kadıllı per ju humbesat jenı gatı te fajsonı edhe zotın ne qıell vetem ju te mos prekenınga mos dıja e juaj per te bere fushate
    Une as nuk blıhem dhe as nuk shıtemPor Partıa qe tı je anetare ı saj Nuk eshte partı e besueshme Asnje here nuk kenı bere asgje per popullın por vetem pervete Ne pune pjesa me e madhe e te punesumeve jane ose te PD ose te LSI Admınstrata perballe popullıt eshte e vogel Keshtu kenı shume te pakenaqur nga popullı

  • Kadıll ju nuk ju preferojme se jenı te pabesueshem Cdo dıte ndıgjoj Bshkım hoxhen kur lexon gazetat dhe them shyqyr qe nukka gje tjeter ne dore se te gjıtha energjıte ja beson PD per mos me thene opozıtesGAzetat pro opozıtes ı lexon me pıke e me presje Bıles ı ben komente edhe fotografıveNdersa gazetat autonome mezı lexon dısa koka temash dhe na uron dıten e mıre Esıpas teje ky demokrat kaq ka ne dore per degjuesıt dhe sa ben Po sıkur te kıshte vendosjene njerzeve ne pune gjeje me rregull treshıt

  • Në qoftë se dhe këtij mund t’i thuash hijenë, pavarësisht se është rritur, edukuar dhe shkolluar në zemër të Tiranës (në rini dhe ka qënë djalë i respektueshëm), mos mbestë politikar pa e mertuar epitetin shtazë.

    Që politika është luftë brrylash ajo dihet, kështu që edhe Bardhi ka të drejtën “morale” t’i fusë një stërkëmbshin çdo dështaku që kërkon të mbajë me zorr karrigen shtrënguar poshtë sumatriçes. Personalisht do e kisha mbështetur kandidaturën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *