Nesip Kaçi
Historianët, osmanologët e huaj dhe turq, që kanë studiuar ecurinë e shtetit osman pohojnë se kryevezirët e mëdhenj më të aftë dhe më të vlefshëm kanë qënë me origjinë shqiptare.
Kur perandoria kishte ndalur zgjerimin e kufi jve të saj dhe ndodhej para kolapsit, kur tatëpjeta osmane kishte arritur kulmin, anarkia, ryshfetet korrupsioni kishin kapur shtetin, kur intrigat, komplotet, grackat, thashethemet, hakmarrjet bënin kërdinë dhe kur vrasjet
mizore të qeveritarëve të vlefshëm etj., po e çonin atë pranë greminës, më 15 shtator 1655 ajo kaloi në duart e sadrazemit shqiptar Mehmet Pashë Qëprylyut.
Në fillim me dorë të hekurt ai goditi korrupsionin: ryshfetet, vjedhjet, anarkinë, intrigat në strukturat e perandorisë, kryengritjet e shumta që kishin paralizuar vendin, deri dhe Pallatin,
që çuan largimin nga froni të Sulltan Deli Ibrahimit (të çmendur) dhe vrasjen e vëllait të tij të madh Osmanit të tretë. I takonte tani Sulltan Ahmetit të IV, shtatëvjeçar të vihej në krye të perandorisë. Kjo i dha dorë Qësem Sulltana Hanëmit, gjyshes së tij, më e famshmja dhe më
e përfolura grua e historisë osmane, të marrë në dorë frenat e Portës së Lartë, që e futi Pallatin në një anarki të tejskajshme. Gjatë kohës trevjeçare që ajo ishte numri 1 i Portës së Lartë, gjithçka shkoi së prapthi, korrupsioni kapi çdo hallkë të sistemit dhe perandoria shkoi
në prag të greminës. Pas vrasjes së saj vendin ia zuri Hatixhe Sulltana Hanëm, nëna e Sulltan Ahmetit të IV, që ishte ende fëmijë, e cila në kërkim të një sadrazemi të aftë dhe të fortë për të drejtuar perandorinë, brenda një harku kohor, ndërroi dhjetë Vezirë të Mëdhenj, deri sa këtë funksion ia besoi dhe ia ngarkoi më 15 shtator 1655 Mehmet Pashë Qëpryliut, të cilit i la dorë të lirë për veprim.
Këtu fillon periudha e
qeverisjes së familjes së Qëprylinjve, e cila i dha Portës së Lartë dhe Perandorisë Osmane sadrazemët më të suksesshëm, që i kthyen shkëlqimin e dikurshëm të Sulltanëve të mëdhenj. Qëprylinjtë, që kanë qeverisur perandorinë mbi 70 vjet në shekullin e XVII janë këta:
Qëpryli Mehmet Pasha 1578- 1661, Fazëll Ahmed Mustafa Pasha 1635-1656, Fazëll Mustafa Pasha 1637-1691, Kara Mahmud Pasha 1634-1683, dhëndri i Mehmet Pashës, Kiblelizade Mustafa Pasha, kunati i Qëprylinjve, Admiral Mustafa Pasha-dhëndër i Qëprylinjve, Damat Numan Pasha-djali i madh i Mustafa Fazëll Pasha, Amxhazade Hysein Pasha, kushëriri i tyre, Sijavush Pasha, i afërmi i tyre, etj., të cilët e shpëtuan atë nga një rrëzim total, shtetit i dhanë gjak, e ringjallën.
Pushteti i Qëprylinjve ka qënë më i fortë dhe më efikas nga autoriteti i sulltanëve të asaj kohe. Pashallarët e besës fi snike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e Sulltanëve”, Perandoria Osmane erdhi në vete dhe u ngre në këmbë përsëri.
Pak histori për Vezirin e Madh Qëpryli Mehmet Pasha
I lindur më 1578 në Köprü (shqiptohet Qëpry) të Anadollit (Köprü, në shqip përkthehet Urë).
Familja e tij ishte nga fshati Roshnik (Rostnik) i Beratit dhe kishte mërguar në Anadoll. Punën e tij në Pallat ai e fi lloi kuzhinier me ndërmjetësinë e Khosrev Pashës, boshnjak, pas ca kohe emërohet sipahi në Köprü, ku dhe martohet me bijën e Jusuf Pashës, që quhej Aishe. Më pas, kur Khosrev Pasha mori detyra të rëndësishme në ushtri dhe kur pak më von u emërua Vezir i Madh, e caktoi Qëpryliun Mehmet në krye të Th esarit. Me vrasjen e Khosrev Pashës ai shërbeu sanxhak-bej në Qëpry (Köprü. Më pas atë e thërresin përsëri me punë në Stamboll në detyra të rëndësishme, për aft ësitë që shpalosi në funksionet e kryera e gradojnë Pasha (gjeneral) dhe pas kësaj kreu disa detyra delikate si guvernator i Tripolit dhe më pas Myteselim i vilajetit të Damaskut. Në moshën 75 vjeç i ngarkohet detyra e lartë e Vezirit të Madh të Perandorisë, të cilën e kishte pranuar me këto kushte: 1. Propozimet që do t’i paraqiten Padishahut të pranohen me njëherë. 2. Në shërbimet e tij do të jetë i lirë. 3. Ndihmësit dhe administratorët do t’i zgjedhë ai vetë. 4. Të mos u vihet vesh thashethemeve. Pasi këto kushte i pranoi nëna e Sulltan Muratit të IV-t, Hatixhe Sulltana Hanëm, duke iu zotuar se do t’i lihej dorë e lirë në qeverisjen e Perandorisë, pra i gjithëpushtetshëm, ai mori në dorë frenat e Perandorisë. Në fillim ai shtypi mizorisht, kryengritjen dhe lëvizjen që e kryesonin krerët fanatikë të një sekti mysliman, të cilët ishin pasues të Mahpejqer Qësem Sulltanës. Në vazhdim në janar 1657 shtypi pamëshirë rebelimin e spahinjve dhe shkaktarin kryesor të këtij rebelimi, Sheik Selimin, e mbyti në Bosfor. Ai urdhëroi të varej publikisht në litar Patriarku i kishës greke, i cili i kishte shkruar Vojvodës së Vllahisë të shpallte rënien e Islamit. Me grusht të hekurt ai goditi dhe luftoi me efikacitet korrupsionin: ryshfetxhinjtë, vjedhjet dhe hajdutët e veshur me pushtet, plaçkitjet, komplotet, vrasjet e qeveritarëve të ndershëm dhe të vlefshëm, anarkinë kudo që shfaqej në strukturat e perandorisë, shkelësit e ligjit, alkolikët, tregtinë e paligjshme të duhanit që vinte nga Amerika nëpërmjet Rusisë etj. Me masa të rrepta rivendosi rregullin dhe qetësinë në Pallat dhe në gjithë dominimin perandorak otoman, numri i të ekzekutuarve gjatë qeverisjes së tij kapi shifra të larta, 35. 000
vetë. Të tjera burime citojnë se kjo shifër i takon vetëm vitit të parë të qeverisjes. Spastrimet nga të paudhët, i bëri për të shpëtuar shtetin nga dekadenca ku ishte futur sepse ky shtet kaq i madh, sipas tij, nuk mund të rronte me zullume. Spastrime të tilla kishin bërë edhe sulltanët
paraardhës të fuqishëm, si sulltan Murati i parë, sulltan Mehmeti i parë – Fatiu i tmershëm, etj, si masa të nevojshme për rifuqizimin e shtetit dhe rimëkëmbjen e perandorisë.
Pasi mposhti e nënshtroi kundërshtarët e brendshëm dhe rivendosi qetësinë në Pallat dhe në vend, Veziri i Madh iu kthye armiqve të jashtëm. Fitoria e venetikasve në Kios pak kohë më parë kishte qënë një goditje shumë e rëndë për fuqinë detare otomane.
Qëpryli Mehmet Pasha, duke e konsideruar fl otën ushtarako-detare si një forcë të madhe në rikthimin e shkëlqimit të mëparshëm, i përqëndroi të gjitha energjitë në rimëkëmbjen e saj dhe kur u bind se ia arriti këtij qëllimi u ndesh me fl otën e Venetikut në Dardanele që
komandohej nga admirali Mokenigo dhe e shpartalloi krejtësisht. Në fillim flota osmane pësoi humbje të ndjeshme, por falë një gjyleje të qëlluar nga bregu, që goditi depon e municioneve të anijes së admiralit, që vrau edhe vetë admiralin, flota venetikase mbeti pa komandant dhe pa municione dhe u thye keqas. Veziri i Madh shpërbleu topçiun që i dhuroi fitoren dhe oficerët që luftuan trimërisht por njëkohësisht ekzekutoi një numër të madh oficerësh të lartë mbi të cilët ranë përgjegjësitë për humbjet e mëparshme. Si rivendosi dhe pasi i ktheu prestigjin e humbur perandorisë në det, ai e përqendroi vëmendjen në tokë. Marshimi drejt Polonisë i princit të Transilvanisë Georg Rakocki II, me mbështetjen e Voevodëve të Vllahisë e Moldavisë, që prekte direkt interesat e Perandorisë Otomane e vuri në lëvizje Qëprylinë për të ndalur marshimin Rakockit II dhe për t’a zënë atë. Si përgjigje Veziri i Madh, me të shpejtë rrethoi dhe mori Janovën, por Rakocki II, nga frika kishte ikur dhe hyrë në Austri.
Një kryengritje e drejtuar nga krerë të lartë të perandorisë e detyroi Qëpryliun të kthehej sërish në Anadoll, ku kundërshtarët e tij të brendshëm ishin gjallëruar dhe kishin ngritur krye nga frika se mos binin pre e hakmarrjes së tij, për arsye të mosbindjes që treguan ndaj Portës së Lartë. Ai ekzekutoi krerët më kryesorë të kryengritës si dhe një mijë vetë nga shtatëmijë mbështetës të kësaj revolte. Pas kësaj Veziri i Madh shtypi me dorë të hekurt dhe me po atë forcë, që kishte treguar dhe më parë, revoltën e Mehmet Pashës në Egjipt dhe atë të Mustafa Pashës në Antalia. Në një letër që i dërgonte një miku të tij, Qëpryliu i shkruante: Nëqoftëse kozakët e Zaparozhes do të sulmojnë qoftë edhe një nga fshatrat e pashallëkut të tij, do t’i bënte copash, që kështu t’u jepte një mësim të mirë dhe të tjerëve.
Gjatë pesë viteve, një muaj e 15 ditëve, që Mehmet Pasha Qëpryliu qeverisi perandorinë, ai arriti të çrrënjosë anarkinë dhe korrupsionin, t’i kthente shtetit pushtetin, hierarkinë dhe disiplinën, aq të nevojshme në administratën e stërmadhe otomane. Ai hyri në histori edhe si një ndërtues i madh me kështjellat strategjike në derdhjen e lumit Don dhe në brigjet e Dnieprit në Ukrainën e sotme. Ai ndërtoi një numër të madh xhami, shkolla, dyqane në Janovë, Rudnik, Tarakli etj.
Veziri i Madh vdiq më 31 tetor 1661. Ai, nga shtrati i vdekjes i propozoi dhe i mori pëlqimin Sulltanit të ri për ta zëvendësuar i biri i tij i parë Qëpryli Ahmet Pasha, propozim që u pranua. Ai ka lënë si këshillë për pasardhësin: mbaje thesarin plot, mbaje veten dhe ushtrinë gjithnjë të zënë.
Qëpryli Mehmet Pasha ishte me temperament luftarak, por kishte një natyrë dhe sedër të ndjeshme. Një herë ambasadori i Francës në Stamboll, De la Haye, i nisur nga mendimi se Qëpryliu shumë shpejt do të zëvendësohej nga një Vezir i Madh tjetër si paraardhësit e tij të shumtë, nuk i kishte dërguar ende dhuratat e zakonshme sipas protokollit. Veziri i madh, që e mësoi motivin e mosdërgimit të dhuratave, u ndje tej mase i fyer dhe i ofenduar nga një mungesë e tillë respekti dhe nën pretekstin e spiunazhit përmes korrespondencës diplomatike, dha urdhër që filimisht të rrihej me shkop djali i ambasadorit dhe më pas i arrestoi dhe i futi në burg at e bir. Delegacioni që dërgoi Luigji i IV për të hetuar në vend nderin e Francës, gjithashtu u trajtua në mënyrë fyese, si rezultat i këtij incidenti Franca prishi aleancën me Perandorinë Osmane dhe nisi të ndihmonte hapur Venetikun në mbrojtje të Kretës.
Qëpryli Ahmet Pasha (1635-1676)
Djali i parë i Qëpryli Mehmet Pashait, shërbeu kryevezir 15 vjet, më 1659 u emërua vezir (ministër) dhe u gradua mareshall, ndërsa më 1661, pas vdekjes së babait të tij, filloi shërbimet kolosale si kryeministër, udhëheqës i mençur, riorganizoi ushtrinë, ndreqi punët e shtetit. Kryeministri më i suksesshëm i familjes Qëpryli.
I shkolluar në Stamboll me mësues privatë në familje, Qëpryli Ahmet Pasha, në fillim kreu shkollë fetare por ajo nuk i plotësoi kërkesat e tij dhe hyri në administratën shtetërore, ku në Damask fitoi famë dhe dashurinë e popullit se i lehtësoi banorët nga taksat që vështirësonin jetën e tyre. Ai trashëgoi nga i ati eksperiencën e tij në qeverisjen e perandorisë. Tre muaj pasi erdhi në krye të perandorisë, ai u përball me një nga problemet më të vështira, siç ishte ai i Transilvanisë, që e zgjidhi përmes fitores së janarit 1662, pa qenë nevoja të vihej vetë në krye të ekspeditës ushtarake. Në një kohë që pritej të fillonte sulmi kundër Venetikut, ai si strateg ushtarak që ishte, hoqi dorë nga kjo fushatë dhe filloi fushatën kundër Austrisë, forcat e së cilës shqetësonin dhe sulmonin fortesat e perandorisë përgjatë kufi rit. Në bisedime me përfaqësuesit austriakë Qëpryliu kërkoi shkatërrimin e një kështjelle të porsandërtuar në veri të Hungarisë, tërheqjen e trupave austriake nga Transilvania dhe rivendosjen e tributit prej 35 mijë florinash, të cilin austriakët e kishin paguar, që nga koha e Sulejmanit të Parë deri në vitin 1601. Kërkesën e fundit austriakët nuk e pranuan dhe Qëpryliu sulmoi dhe mori kështjellën e Nove Zamku-t si dhe ngarkoi oficerët e tij të lartë të merrnin disa fortesa të tjera. Veziri i Madh e vendosi shtabin në Beograd për t’u hedhur kundër austriakëve në verë. Rënia e Nove Zamku-t tmerroi Europën Perëndimore dhe i detyroi habsburgët që nën drejtimin e Montekukulit të kërkonin organizimin e një koalicioni kundër Perandorisë Osmane. Këtij koalicioni iu bashkua Kisha Katolike, Spanja, disa princa gjermanë dhe një forcë mbështetëse nga Franca. Nga njera anë vazhdonte bisedimet për paqe me ambasadorët austriakë, nga ana tjetër Veziri i Madh vendosi ta tërhiqte Montekukulin në betejë pranë fshatit St. Gotard. Ai nisi një pjesë të forcave të tij përmes një ure dhe u duk sikur punët po shkonin mirë për ushtrinë osmane, por më pas ushtarët e Vezirit të Madh u sprapsën dhe u tërhoqën. Të dyja palët pësuan humbje të mëdha, por më e rëndë humbja ishte për ushtrinë osmane, pasi ishte thyerja e parë pas një seri fitoresh. Mirëpo atë që nuk arriti ta fitojë në fushën e betejës Qëpryliu Ahmet Pasha e arriti në tavolinën e bisedimeve.
Dhjetë ditë pas betejës ai nënshkroi Traktatin e famshëm të Vasvarit, i cili favorizonte dukshëm Perandorinë Otomane. Pasi kaloi dimrin në Beograd Veziri i Madh u nis drejt Stambollit, për të inspektuar fortifi kimet në Dardanele, që e bëri nën shoqërinë e Sulltanit.
Megjithëse kishte probleme me shëndetin Qëpryli Ahmet Pasha, me mbërritjen në Stamboll iu përvesh punës për marrjen e ishullit Kandias, që për vite me radhë otomanëve iu kish shkaktuar humbje të rënda. Pas një rrethimi të gjatë e të mundimshëm Qëpryliut iu dorëzuan 80 çelësat e dyerve të kështjellës dhe të qytetit të boshatisur.
Në vitin 1672 Veziri i Madh i shoqëruar nga vetë Sulltani, kryesoi një fushatë kundër Polonisë në mbrojtje të Kozakëve, të cilët i ishin drejtuar Portës së Lartë për ndihmë. Në betejat e para Qëpryliu korri disa fitore të rëndësishme por më pas u mund nga Sobieski në Khotin dhe Lemberg, por edhe këtu, Veziri i Madh, atë që nuk e arriti në fushën e betejës, e fi toi në tavolinën e bisedimeve, ku nënshkroi Traktatin e Zuravnos, që i linte Perandorisë Otomane Kaminiecin, Podolinë dhe pjesën më të madhe të Ukrainës.
Qëpryliu Ahmet Pasha në gjendje të rënduar shëndetsore vdiq në moshën 41 vjeç tre ditë pas nënshkrimit të traktatit. Ai, ashtu si i ati i tij, do të përmëndet për ndërtimet e shumta si dhe për lidhjen e ngushtë me artin dhe letërsinë, sekretari i tij personal ishte një ndër shkrimtarët më të mirë të asaj kohe në Perandorinë Osmane.
Bibloteka e Qëprylinjve që përfundoi së ndërtuari dy vjet pas vdekjes së Vezirit të Madh është sot një nga bibliotekat më në zë të Stambollit. Me nismën e tij për të ndërtuar një kompleks kopshtesh përballë Pallatit të Sulltanit ai thirri nga Italia Xhakomo Torrelin, i cili ishte një nga artistët më të mirë të asaj kohe.
Qëpryli Karamustafa Pasha
Pas vdekjes së Qëpryli Ahmet Pashait, sulltan Mehmeti IV emëroi bashvezir (kryeministër) Qëpryli KaraMustafa Pasha-në, djali i adoptuar i kalorësit Uruç, që Qëpryli Mehmet Pasha e kishte rritur në familjen e vet dhe e kish martuar me një nga vajzat e tij. Ai, po thuaj, nuk u shqua për asgjë në karrierën e tij, bënte një jetë të shthurur, në haremin e tij mbante 1500 gra-dashnore, që i ruanin 700 zezakë të tredhur. Gjatë qeverisjes së tij fi toi të drejtën e “qytetarisë” praktika e vjetër e shitjes së ofi qeve, që çoi në rritjen e korrupsionit në administratën shtetërore. Në këtë periudhë ushtria ruse i mori dhe i shkëputi Perandorisë Otomane, Ukrainën, duke shkatërruar ushtrinë osmane.
Qëpryli KaraMustafa Pasha më 1683 ndërmori rrethimin e dytë të Vienës, por një forcë ushtarake polake e drejtuar nga Jan Sobieski, papritur e sulmoi ushtrinë osmane në shpinë dhe Viena nuk ra në pushtimin otoman. Që këtej KaraMustafai u kthye në Beograd, me
urdhër të Sulltanit iu pre koka dhe iu dërgua Mehmetit të IV në Stamboll në një tepsi të argjendtë.
Qëpryli Fazëll Mustafa Pasha (1637-1691)
Shërbeu kryevezir dy vjet e tre muaj, biri i dytë i Qëpryli Mehmet Pasha dhe vëllai i Qëpryli Ahmet Pasha, i mirë edukuar në medrese, vezir i zgjuar, ra dëshmor në luftë.
Më 1689 u emërua kryeministër nën Sulejmanin e II në një periudhë shumë të vështirë për perandorinë pas humbjeve të thella në Hungari, Poloni, tërheqjes së fl otës otomane nga Mesdheu. Ai bëri reforma rrënjësore në sistemin e taksave dhe të financave të shtetit,
ai dhuroi sasi të mëdha parash dhe shembulli i tij u ndoq gjerësisht nga të tjerët, për rimëkëmbien e ushtrisë dhe flotës. Po kështu ai mori masa për përmirësimin e jetës së rajasë të krishtere, gjë që dha frute në radhët e të krishterëve, rajatë grekë braktisën Venetikun dhe iu bashkuan Portës së Lartë.
Kur në Fronin Perandorak hypi sulltan Ahmeti i II, ai i besoi Qëpryli Mustafa Pashait një fushatë ushtarake në përmasa të mëdha kundër austriakëve. Ushtria osmane dhe ajo austriake u vunë përballë njera-tjetrës pranë qytetit të vogël Salankamen, ku megjithë humbjet e rënda, austriakët e fi tuan betejën. Midis të vdekurve të shumtë nga kampi osman, mbeti i vrarë dhe Veziri i Madh, Qëpryli Mustafa Pasha.
Qëpryli Amxhazade Hysein Pasha ( ?-1702)
Ishte nga familja e Qëpryli Mehmet Pashait, shërbeu kryeministër 4 vjet 11 muaj dhe 16 ditë, (1697 deri 1702), burrë shteti i mënçur dhe i drejtë, dha dorëheqjen.
Ishte djali i vëllait të Qëpryli Mehmet Pashait, ishte shumë i mençur dhe energjik, arriti të largonte dhe shkulte austriakët nga Sava, futi përsëri fl otën osmane në Detin e Zi dhe në Mesdhe, punoi dhe arriti të bëhet konferenca e paqes në vitin 1699 në Karlovac të
Kroacisë, ku Veziri i Madh shkoi dhe u takua me përfaqësuesit e Austrisë, Venetikut dhe Polonisë. Konferenca e Karlovacit rezultoi mjaft e favorshme për otomanët, sepse Perandoria Osmane futi përsëri nën infl uencën e saj Bosnjën Serbinë, Vllahinë, Moldavinë dhe pjesë të më mëdha të Hungarisë dhe Greqisë, duke i dhënë fund luftës 16 vjeçare, që kishte filluar me dështimin e KaraMustafa Qëpryliut në rrethimin e Vienës. Pas një viti edhe rusët u detyruan të nënshkruajnë një traktat paqeje me Portën e Lartë.
Në vazhdim Qëpryli Amxhazade Hysein Pasha qetësoi gjendjen brenda perandorisë, shtypi kryengritjet në vendet arabe, Egjipt dhe Krime, sl dhe reduktoi forcën e jeniçerëve dhe vazhdoi e thelloi reformat administrative e financiare.
Më 1702 për shkak të intrigave në oborrin perandorak, Veziri i Mençur dhe i kompletuar dha dorëheqjen dhe pas tre muajsh vdiq në mënyrë misterioze.
Gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij reformoi administratën, përforcoi ushtrinë, rimëkëmbi e riorganizoi flotën detare dhe bëri shumë ndërtime.
Qëpryli Numan Pasha
I biri i Fazëll Mustafa Pashait, u emërua Vezir i Madh më1710, u përpoq t’i bënte të gjitha punët vetë, dështoi dhe pas 2 muaj e 2 ditë u largua.
Qëpryli Abdulla Pasha
Djali tjetër i Fazëll Mustafa Pashait, më 1703 u emërua në postin e zëvendësit të Vezirit të Madh, komandoi një ekspeditë ushtarake në Persi në vitin 1723 dhe pushtoi Tabrizin. Më 1735 drejtoi një fushatë tjetër në Persi dhe mbeti i vrarë në betejën e Bagaverdit.

Flm per shkrimin. Por edhe njehere tregojne qe shqiptaret kane bashkepunuar e ndertuar, drejtuar. Pse duhet thene na la mbrapa Turqia. Pse nuk pati asnje vezir nga serbia apo helen. Perse ata u zhvilluan e u shkolluan ne gjuhen e tyre , Perse vazhduan nje fe ?
Kjo tregon se jemi ne fajtore ashtu Si sot qe presim nga te tjeret nga shteti edhe per te lare e fshire shtepine e per te puruar kopeshtin, per te edukuar femijet etj er tua ankuar per vota te vjedhura etj . Prandaj ta kerkojne tek vetja. Ti sherbeu e vetes te punojne vete.
Nuk ka as nje vend ne Evrope qe ti doje kaq shume turqit sa Shqiperia.Nuk ka vend ne Evrope qe ti shohin me kaq dashuri telenovelat turke sesa shqiptaret.Nuk ka vend ne Azi qe te kete kaq shume xhami ne raport me siperfaqen sesa Shqiperia.Nuk ka asnje vend evropian qe ti kete dhene kaq vezire e pashallare Turqise sesa Shqiperia.Aq shume e duan Turqine saqe bihen menjehere ne sy kur dalin jashte dhe shumica e tyre jane si ato shoket e Ramo(ai filmi amerikan me aksion qe e japin nja 2 a 3 stacione)Vallahi-bilahi guzel film ve doner kebap lol.Nuk ka asnje vend ne Evrope te kete kaq shume bionde me sy te zeza sesa Shqiperia.
Shqiptaret flasin keshtu per Turqit,sepse aktualisht nuk i u vjen asnje e keqe prej tyre . Rrezikun me te madh , per jete a vdekje , shqiptaret e kane pasur dhe vazhdojne ta kene iminent nga Greqia , nga kisha e saj famekeqe , nga armiqesia patologjike qe ata kane ushtruar prej shkujsh ndaj races shqiptare , prej aventurizmit te tyre , mentalitetit mesjetar te “Megaliidese” e sa e sa te tjera , qe ti shtaza dinake e Asfalise i di miore e rri nate e dite ne pergjim pas monitorit . Armiku tjeter ,jo me pak i rrezikshem se gjarperi cobra grek , eshte gjarperi serb , qe ne unison me juve ,nuk kane gjume , ne se ne Shqiperi verehen shenja stabiliteti e progresi e forcimi . Dhe ,megjithate Shqiperia iu ka perballuar ne dhjetra shekuj , jo vetem ka mbijetuar , por tani eshte ne ditet e saj me te mira . Me merr vesh o gjirizi i Athines , qeperdor per goje , ate qe bota e perdor per jashteqitje ? yyyyt , derdhje gjirizesh e Athines edhe pse jeton ne mes te shaleve te fishkura te kufomes se pa varrosur ,kolonel Janulles .
Nejse ju pellazget jeni pagane. Ju skeni pse cuditeni per besimtaret qe vizitojne xhamite ashtu sic nuk habiten besimtaret. Kur ju adhuroni gurin dheun Diellin. Ose mbase pini dhe shurren e lopes si ne Indi. Sa per telenovelat turke ka shume vende ne bote me popullsi sa 10 fishi Shqiperise qe i shohin gjithe qejf. Ti pellazg mos i shih nderro stacion.
Ca ju tu thane keshtu bre Faruk(Franko) c’hyn ketu shurra e lopes.Ne jemi duke diskutuar per shqiptaret dhe vikinget e Anadollit dhe jo per budistet e Indise.Dukesh qe ke goxha formim.E pe sot Abdulhamid me Roberto de Niro,Steve Reeves and Cameron Diaz?
Po ata prifterinjte greke ne nje radhe me ushtaraket osmane,cfare dmth.o Pellasgos,qe kane qene armiq per vdekje?
Greket dhe turqit jane e njejta race.
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope qe nuk njohin muzike tjeter vecse tallavase nderkohe qe para demokracise megjithe censuren pothuajse te gjithe i njihnin AC-DC,Metallica,Scorpions,Deep Purple.Kane punuar fort Sherbimet Sekrete(Serbe,Greke,Turke,CIA) mbas 90s sidomos ne 92.Pse nuk shkruani qe shqiptaret i kane dhene edhe perendimit si perandori Adrian I Romes nja 2 Pape,Karl Gega,Aleksander Moisiu,Gjergj Kastrioti te cilin e permendni sa me pak te jete e mundur etj.
I permendim sa me pak ato figura te ndritura qe na lidhin me Europen, sepse po rikthehen neo-osmanet e rinj te sulltan erdoges ndaj e mbulojne edhe Gjergj Kastriotin ne mes te Tiranes! Po ashtu nuk kane se si te degjojne Metallica, Scorpions apo cfardo lloj rryme tjeter kur tallavaja dhe ulerimat e xhamive arabe shkojne me se miri me njera-tjetren!
Kane “mall per dovletin” shqipetaret qe u serviren keto shkrime? Perse duhet te na kujtojne se c’kane bere gjak-prishurit kryevezire, bejlere e agallare e pashallare ate kohe kur kemi te sotmit qe ecin ne hapat e tyre dhe e kane kthyer ate vend ne nje vilajet te vogel turk! Nga ajo kulture e intrigave, kusarise, pabesise, dylbereve, vrasjeve e sketerres mesjetare, shqipetaret si duket nuk ndahen dot, se ndryshe si mund te shpjegohet qe kemi ngelur delja e zeze e Europes!!
Sepse nuk kemi
Shqipetaret jemi Osmanllinj
Allahu Ekber
mjaft luftove per te tjere o fatkeq….
ky pasazh, per para,ardhesit e ilir cepanit te skraparit, nderuar me kengen e demir zykos . ndersa per veziret qypyrlinj, nderuar nga klyshi i sotem po i cepanit, bashke me islamallinjte e sali berishes, iu q,,ifte kina (e atehereshme dhe e sotme) c’u mbante dhe c’iu mban…pragu .
POPULLI SHQIPTAR FUND E KRY MA I DEGJENERUEMI NE EUROPE.
EDHE SKLLAVT ZEZAKE TE AMERIKES KERKOJNE LIRINE DHE TE DREJTAT E TYNE.
SHQIPTART MBURREN ME SKLLAVNUESIT E TYNE DHE I SHERBEJNE ATYNE EDHE SOT. FAQJA E ZEZE.
Vezirët e mutit. I shërbyen Turqisë si qeni të zotit dhe nuk bënê asgjë për vendin e tyre të origjinës. As dua të ua dëgjoj emrin. Janë të gjithë si Hamza Kastrioti. I kemi dhënë Turqisë, perandorisë romake, Vatikanit dhe asgjë për vendin tonë. Ngelëm shërbëtorë të neveritshëm gjithë jetën. Ishte një Enver Pasha që masakroi armenët. Ishte një pasha tjetër shqiptar nga Parga që mbajti të rrethuar Vienën. Më duket se edhe Ballaban Pasha që luftoi kundër Skënderbeut ishte me origjinë shqiptare. Prandaj turçelinjtë ia ruajtën varrin afër Petrelës. Ndërsa Skënderbeu i shkretë ka ngelur pa varr. Edhe kockat ia ngritën çallmaxhinjtë e mallkuar.
Ballaban Pasha, ka varrin sot e kesaj dite ne Petrele dhe pasardhesit e tij jemi ne
Kastrabeu nuk dihet ku ka varr, dhe pasardhesit jane serb
Allahu Ekber
Shqipetaret jane Osmanllinj.
Ne kohe te Qypryllinjeve Shqipetaret
1- moren emrin qe kane sot, Shkypetar, banore te vilajetit te Shkypit.
2- u perhapen ne cdo cep te Perandorise.
3- perqafuan Fene e ndritur Islame, Elham dullillah.
4- u perhapen shumice nga Kosova deri ne kufi me Sllovenine.
5- rrethuan vjenen 1683, per ti treguar uropes kurve
kufirin tek thana.
edhe njehere
Shqipetaret jane Osmanllinj,
Allahu Ekber
O Arben se te kam pa edhe here te tjera qe je bir kurve dhe me siguri nanen ta ka qi naj osmanlli dhe prandaj i thu vetes osmanlli . Keshtu pra fol pervete qe je kopil i osmanllinjeve. Ti si osmanlli i Maqedonise ke te drejt ti thuash Erdoganit vlla se te dyve jau ka qi nanen turku,Pra osmallija . E di se do te pergjigjesh dhe si do pergjigjesh por sme han kari se ma quan komentin te pa edukate dhe banal. Por nje gje duhet ta kesh parasysh kur ishim nen okupimin turk skishim asgje . Sot kemi dy shtete shqiptare,do ta kemi edhe nje jo shume larg dhe pastaj do te bashkohemi dhe ju mbeturinat ”neosmane ” sdo keni vend ma knej do tju duhet me shku me jamarr ne goj Erdoganit si nana jote osmanit.
Nuk para degjoj trimat e feisbuku
Shqipetaret jane Osmanllinj
Po cna duhen maskaralleqet e ketyre qelbesirave anadollake qe shkelen mbi gjakun e vet. Forcuan dhe e ringriten ne kembe perandorine turke dhe nuk bene as nje fije floku dicka te mire per kombin e vet qofte edhe ta mbanin te pushtuar. Hapen xhami dhe i shtypen ,i perdhunuan dhe i lane ne fund te botes shqiptaret. Pyes ku eshte interesi i shqiptareve dhe i ketij studiusi apo palo gazetari a shkrimtari qe te na servire keto te dhena per keto ndyresira qe shkelen dhe perdhosen cdo gje shqiptare. Pushtimi turk i trojeve shqiptareve na ka lene ne kete gjendje ku jemi sot .Ben shtet sllavet e karpateve qe i kishim servitore para nesh se ata serbe qe shkonin ti sherbenin sulltanit mendonin per serbet dhe serbine me shume se per vete. Ndersa keta Qylyperlyerit gjoja shqipatre mendoni vetem per koqet e veta.
Rrespekt per kto burra trima dhe mendje ndritur shqiptar qe udhehoqen superfuqine boterore 600 vjeçare Perandorine Osmane. Rrespekt gjithashtu per perandorine Osmane qe e cila i rrespektoj dhe i vleresoje shqiptaret. Duke i ruajtur gjuhen kufijte dhe duke i ngritur ata ne postet me te larta te shtetit Osman. Nderkohe qe Europa sot na ka kthyer ne refugjate te rendomte dhe pa dinjitet. Turp per Skenderbeun qe tradhtoj shqiptaret dhe perandorine. Dhe u bashkua me kryqezatat qe vrisnin dhe digjnin cdo vend ku ata shkelnin. Dhe nuk kursenin jete njerzish duke i djegur dhe masakruar nga 0 deri 100 vjeç. Dhe nuk lejonin shkencen dhe njerzimin qe te hecte perpara duke vrare shkenctaret qe perpiqeshin te sillnin dijen ne kete planet. Rrespekt perandoria Osmane nga cdo shqiptar e bir shqiptari.
Jo duke ruajtur, por 5 fishuar hapesirat shqipetare
Abu me siguri duhet te jesh maxhup i Kosoves ose te Shqiperise se jeni shtuar goxha keto vitet e fundit me ne krye hoxhe maxhup Krasniqin e UDB.Se s’ka si te jete ndryshe pasi ti e thua vete qe je osmanlli pra pasardhsi i Osmanit(te cilin ju e njihni mire sepse e shikoni perdite tek Klani) qe eshte bardhosh 100 karat.
A ndertuan gje ne Shqiperi keta “shqiptaret”.
Nje xhami te pakten
Respektet pa fund shko dhe beji ne turqi o “Kujtim me emer Shqiptari”!! Kthehuni tek baba ne anadoll se keto kujtime qe shkruan ne shqip ata qypyrlyraxhinjte e ballabane pashet i kane bere inkuizicion kesaj gjuhe o dobic turk! Ate Gjergj Kastriotin e ka njohur historia si strategun me te madh te kohes, eshte Heroi i vertete i atyre qe me te vertete jane me gjak Shqiptari, eshte njeriu qe akoma sot ju fut te dridhura mbetjeve te pa ricikluara otomane qe kane ngelur ne keto ane!! Europa aty ka qene o kafshe dallkauke dhe kur zbuluan shqiperine e 1913-es, thjesht kujtonin Europen e mesjetes. Aty i kishte ngelur ora Arberise se dikurshme nga SKETERRA otomane!!