Kështu ka kënduar edhe mitralozi i partizanit Faslli Mullarai

Ornela

Nga Sevo Tarifa*

Baba i nëntë fëmijve, një nga vajzat e të cilit me emrin e bukur, Arta, shoqëruar nga një shoqe e saj, me të njëjtin emër, më takoi dhe më bëri një pyetje modeste: a mund të shkruani për babain tim, që na la dyzet ditë më parë, veteranin Fasli Mullarai, me të cilin, për koincidencë kini qenë bashkë në Brigatën VI Sulmuese, “Heroinë e Popullit” dhe të dy jini “Qytetarë Nderi të Tepelenës”?! Dhe zgjati dorën e më dha disa të dhëna biografike. Më befasoi me këto falë! Më erdhi keq për këtë fatkeqësi që nuk e dija dhe, së pari me këtë rast e ngushëllova përzemërsisht e, së dyti, si të mos e pranoja kërkesën e saj aq njerëzore? E kam për nder të shkruaj për një bashkëluftëtar nga Tepelena, së cilës i kam kushtuar edhe librin: “Luftëtarët e Tepelenës, të pushkës dhe të penës”

Faslli Mullarai para se të dilte partizan

Një fshatar i thjesht nga fshati Kashisht i Tepelenës. Emrin e këtij fshati e kam dëgjuar që në moshën 13 vjeçare duke udhëtuar për në Vlorë, më vonë, e kam parë me sy kur kalonim në Damës e pas tij në Dukaj në betejë kur u luftua dhe u çlirua ky fshat nga barbarizmat naziste e ballisto-zogistë, të cilët ato ditë kishin kryer masakrën duke vrarë 12 djem e burra dukjotë, më i vogli i të cilëve, Haki Bajram Varfaj 13 vjeç! Para nënës, nuses e fëmijëve i morën lidhur këmbë e duar dhe i pushkatuan në oborrin e shtëpisë të partizanit Ismail Osmën Bejko, kurse vëllain e tij,  Dinen, e burgosën në kalanë e Tepelenës, e sakatuan: i prenë shputat e këmbëve e të duarve, hundën, veshët e buzët, i nxorën sytë e ballit dhe e hodhën jashtë mureve të saj!

Por për të çmendur kishte të mençur. Nëna e tij zemërtrime, së bashku me bashkëshortin e saj, Besim Muçaj e ngarkuan në kalë natën kufomën e djalit dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë, pranë vëllait tjetër dëshmor. Dy lulëkuqe në mjedis familjar, pranë e pranë. Krime si këto armiqtë do t’i paguanin shtrenjtë.  Do vinte janari i vitit 1945 e unë do të dëgjoja më shumë për ato fshatra pranë e pranë, nga partizani prej Kashishti, Azbi Rizai, me të cilin ishim në llogore lufte në Mal të Zi. Sot, duke lexuar dhe nga shënimet biografike, që më dha familja e tij, mësova diçka më shumë për partizanin dhe veteranin Faslli Mullarai, me të cilin ishim në të njëjtën brigadë, por s’na u dha rasti të njiheshim fizikisht.

Faslli Mullarai

Faslliu ishte nga një familje me baba Musain, me nënë  një përmetare, Kadenën, që lindën nëntë filizë, njëri më i mirë se tjetri, shpallur “Nënë heroinë”, familje me tradita dhe merita, me unitet, dashuri dhe harmoni. Faslliu tip punërtori që i vogël. Tip punëtori. si famljar para kohe. I hanin duat për punë.  I pa përtuar brenda dhe jashtë shtëpisë. Njeri modest, që nuk i binte gjoksit, nuk mburrej, nuk fliste për vete, por për të tjerë. Kokëulur, fjalëpak e punëshumë, i rrethuar nga  shokë e miq të mirë. Rritur në varfëri të skajshme, sa nuk mundi të vazhdonte as shkollën.

Ëmbëlsirën e jetës e gjente në punë, me djersën e ballit, me duar gjithë kallo, shërbëtor në pasanikë, punëtor, kur gjente punë merrej me ndërtime, me kazëm, lopatë e karrocë në mirëmbajtje të rrugës kombëtare, i prirur dhe i përkushtuar për mbarëvajtjen e familjes, për mirëqenien ekonomike të pjesëtarëve të saj, duke ndier përgjegjësi dhe kontribuonte si të ishte kryefamiljar. I njohur për pastërti, me virtyte njerëzore, i dhembshur, shoqëror, zemërbardhë, me shpirt human.

E shihte që familja mbijetonte në pellgun e mjerimit, motiv që e shtyu babain e tij, Musain të mërgonte në Shtetet e Bahkuara të Amerikës, ku të punonte e të ndihmonte familjen në Shqipëri, për nuk i eci dhe shëndeti. Këtu, edhe në vend të huaj, aderoi në shoqërinë “Vatra” dhe vepronte me guximin e adhetarit, me këmbë në tokë, me mendjen në Shqipëri, në familje. U kthye shpejt nga mërgimi dhe vazhdoi të aktivizohej në veprimtari patriotike antizogiste: mori pjesë në  luftën e Vlorës të 1920-s, kundër pushtuesve italianë, në përkrahjen e Nolit  gjatë revolucionit demoktatik, në lëvizjen e Fierit etj. Me pushtimin fashist të Shqipërisë e ktheu shtëpinë në bazë lufte. Priste e përcillte partizanë, luftëtarë ilegalë, ndihmonte me mundësitë që kishte.

Faslliu partizan në çetën e Krahësit

Fillesa antifashiste e Faslli Mullarait ëshë në ato ditë kur nga avionë italianë hidheshin fletushka mashruese për gjoja “Italianët vijnë në Shqipëri si miq, për të ndihmuar për një jetë më të mirë, por ne do t’i presim ata jo me lule, por me plumba ballit”-shprehej Faslliu. Dhe hodhi hapin e parë: shpërndante komunikata e trakte për luftë kundër fashistëve, mblidhte armë, fishekë e bomba të mbetura nga lufta italo-greke e vitit 1940, grumbullonte ushqime e veshmbathje etj. Dhe pushkën e parë e shkrepi më 1 prill 1943 duke qenë efektiv në çetën “Verioll” të zonës së Krahësit, ku mori pjesë në në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo çetë, si në Moila, në Qafën e Miricës dhe Karaule, ku pas dy ditë luftimesh u arrit në fitore. Aksion pas aksioni. Luftë në Doninë të Kalivaçit, ku u formua Batalioni “Baba Abaz”; më vonë u zhvillua lufta në Shkallën e Zezë, kundër ardhjes së nazistëve deri në çlirimin e parë të qytett Tepelen etj

Me krijimin e Brigatës VI Sulmuese Batalioni “Baba Abaz” u përfshi në radhët e saj dhe u quajt: Batalioni i Tretë. Batalione me emra heronjsh Asim Zeneli, Abaz Shehu, Baba Abaz, Naim Frashëri. Brigata, që në ditët e para u ndodh para tre armiqve: Operacionit nazizst i dimrit të egër dhe midis lumenjve të Vjosës dhe Drinos. Duheshin sfiduar të tre këta armiq dhe të fitohejmbi ta. Kalohej nga sulmi në sulm, nga beteja në betejë.

Faslliu ishte nga shëpi pushke me barut të thatë. Ecte në gjurmat e babait të tij, Musait. Urrejtjen ndaj fashizmit e ndjene ende pa na pushtuar. Ishte nga shtëpi pushke, ecte në gjurmët e babait të tij, Musai, në vija të bardha. E shkepi pushkën më 21 tetor 1942 , ende pa dalë mallit partizan, duke marrë pjesë në luftimet  te Hunda e Xhoret dhe Shkëmbi i Korabit në afërsi të Tepelenësv për asgjesimin e autokolonës italiane, Më 1 prill 1943 luftoi në ”Mogllje”  të Vasiarit, në Qafën e Miriricës e në “Karaule”, ku u luftua dy ditë e dy net  me forca fashiste që vinin nga Rabia në drejtim të Krahësit, të cilat ktheheshin nga Ballshi, pa e ditur se do kalonn përmes plumbave të forcave patizane..

Shqipëri, breza rrite, shqiponja rreze drite!

Ditët vraponin. Faslliu e kishte mendjen në mal. Koha thërriste: “Djema, ejani malit përpjetë, për çlirim Adheu na thërret”! Dhe më 1 prill 1943 doli malit partizan. Vuri yllin e kuq në bustinë. Tepelenës iu shtua një pushkë! Faslliut u plotësua dëshira. Tani shtëpia  tij u bë mali. Me krijimin e batalionit “Baba Abaz”, u bë efektiv i tij. Faslliu krenohej me emrin Baba Abaz, «Hero i Popullit», lindur në Rabie më 20 korrik 1896. Ka kryer shërbimin fetar të babait në teqenë e Rabies, në krahinën e Buzit, të sektit bektashi. Ishte me pikëpamje progresiste. Teqeja e tij u kthye në bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçirimtare.  Më 25 korrik 1943, gjatë një operacioni të fashistëve italianë, ispiunuar nga agjentët e fashizmit, kapet dhe pushkatohet bashkë me 5 dervishë dhe 31 besimtarë nga forcat e ushtrisë fashiste italiane. Fashistët donin ta «veçonin» e «ta shpëtonin», por Baba Abazi refuzonte, pranonte të mos veçohet, por të  pushkatohet! Dhe u përgjigj burrërisht e trimërisht: “Jo, nuk largohem. Edhe unë me evlatët bashkë”!

Do të vinte dita, që do të kujtohej në festë 85 vjertori i krijimit të batalonit dhe në fjalën e tij, Faslliu do të tregonte se «Në batalionin e porsaformuar, 22 partizanë ishin nga Kashishti. Ajo ditë u kthye në festë popullore ». Dhe krenohej. Të nesërmen batalioni u ndesh me forca italiane në Malin e Bardhë dhe korri fitore. Në këtë luftë Faslliu u tregua trim. Trim edhe në Veliqot, Turan, te Qafa e Kiçokut.

Betejat vazhduan në Mavrovë, ku ndeshja kundër gjermanëve arriti deri trup me trup. Bashkë me gjermanë ishin dhe 300 ballistë. Faslliu u pikëllua për 17 trimat që ranë dëshmorë. U kalua në betejë te rruga që lidh Libradin me Elbasanin, ku u vranë shumë arniq dhe ranë dëshmorë 11 partizanë . Dhe Faslliu do të shprtehej me krenari : «Kulmi i ndritur i atdhetarisë u duk në Vajzë, Mavrovë, Mesaplik, Bubës, Kosinë, Lupckë, në zonën e Berait e të Skraparit, në « Tëndën e Qypit», te Uji i Zi,, Vlushë, Paraspuar, Mat, Mirditë, Dukagjin, Dibër, në zonën e Elbasanit, në Martanezh, Labinot

Emri «Baba Abazi iu dha batalionit të tretë të Brigadës VI Sulmuese  më 10 gusht 1943 në Donie të Kalivaçit, partizanët e të cilit e mbajtën lart emrin e këtij dëshmori. i cili  mori pjesë në vargun e gjatë të aksioneve kundësr fashi-nazistëve deri në çlirimin e plëtë të vendit e përtej kufijve në ish Jugosllavi, ku duke luftuar kundër nazistëve në ikje drejt venditi të tyre, Gjermanisë. Si pjesë përbërëse e kësaj brigate, batalioni “Baba Abaz” ka përshkuar një rrugë të gjatë, të gjakosur e të lavdishme, betejat e së cilës janë të shumta për çliimin e Kosovës deri në Vishegad e Bosnjë.

Luftimet e forcave tona partizane të Shqipërisë kundër nazistëve zhvilloheshin përditë. Kalohej nga fshati në fshat, nga mali në mal. Dhjetori i 44-ës dhe janari, shkurti e muajt në vijim të 45-ës janë plot me luftime të përgjakshme. Vetëm në Podgoricë kishte 400 mijë nazistë, që tërhiqeshin drejt Gjermanisë, por me luftë, me humbje. Neve me fitore, me vështirësi të mëdha. Municion të pamjaftueshëm. Mungesa në ushqime e në veshmbathje. Duheshin bërë qindra e qindra km. rrugë  këmbësore maleve me dëborë. Armiku në mbrojtje.

Nuk kishte ditë pa luftë. Luftë në male mbuluar me akuj. Luftë me urinë duke ngrenë një herë në 24 orë, zbathur e zhveshur. Intendenca nuk kishte këpucë dhe ata prisnin kapotat dhe lidhnin këmbët. Oh, sa partizanë ngrinë nga të ftohtit dhe ashtu shuheshin! Partizanët ndaheshin nga jeta në borë dhe pushkën e mbanin në dorë.  Duke luftuar në ish Jugosllavi, ranë mbi 600 dëshmorë shqiptarë internacionalistë, nga të cilët  12 nga Tepelena.

Luftimet e forcave tona partizane kundër nazistëve zhvilloheshin përditë. Kalohej nga fshati në fshat, nga mali në mal. Dhjetori i 44-ës dhe janari, shkurti e muajt në vijim të 45-ës janë plot me luftime të përgjakshme. Vetëm në Podgoricë kishte 400 mijë nazistë, që tërhiqeshin drejt Gjermanisë, por me luftë, me humbje. Neve me fitore, me vështirësi të mëdha. Municion të pamjaftueshëm. Mungesa në ushqime e në veshmbathje. Duheshin bërë qindra e qindra km. rrugë  këmbësore maleve me dëborë. Armiku në mbrojtje, me sulme e kundërsulme.

Kudo partizanët shqiptarë me luftën, qëndrimin dhe sjelljet  vëllazërore, fitonin respekt e nderim të banorëve. Në malin Deçiç, në lartësinëe Grudës, Blloçe, Bërskut, Verusha e deri në Mateshevo, me luftë të përgjakshme u arrit çlirimi i qytetit shqiptar Tuz nga Brigada XXII Sulmuese. Luftimet zhvilloheshin në luginën e lumit Tara, në akullnajën e Verushës, që u skuq me gjak e për të cilën partizanët këndonin: “Moj Verushë me patate/ njëzetë ditë luftë mbajte/ moj Verushë e Malit të Zi/ natë e ditë borë e shi”.

Më 20 dhjetor, batalioni i parë dhe i pestë të Brigadës VI u hodhën në sulm të befasishëm kundër armikut në kodrat  rëzë Ljeva-Rjekës. Gjermanët nuk e prisnin këtë luftë në atë të ftohtë dhe rrinin nëpër çadra rreth sobave me flakë e prush. Kur nisi sulmi partizan, shumica e gjermanëve nuk arrinin dot të shkonin në pozicionet e tyre dhe u asgjesuan. Ndeshja ishte e ashpër. U vranë 200 4 janar 1945. Ditë e ftohtë. Vazhdon të bjerë pa rreshtur shi e dëborë. Marshimi nisi nga burimet e lumit Tara derisa futet në detin e largët, që e thith dhe e shuan në gjirin e tij forcën gjigande të lumenjve. Dhe në një skicë letrare shkruar nga një partizan pjesëmarrës në këtë marshim, ndër të tjera lexojmë: “Folna dy fjalë, o lumë, ke rrjedhur në shekuj…Thuaj sa herë nëpër vite je skuqur nga gjaku…”Në këtë lumë e luginën e lumit Lim, armiku la 500 të vrarë dhe 50 kamionë të shkatërruar”.

Me heroizëm çlirohet i pari qytet në Bosnje. Në zonën e lumit Lim veç nazistëve gjermanë ishin grumbulluar edhe 15.000 çetnikë. Këtu armiku kishte këputur urën dhe lumi Lim nuk mund të kalohej më këmbë. Natën grupe sulmi partizanësh u hodhën me not në bregun tjetër të lumit dhe filluan menjëherë goditjen. Me luftë të rreptë u çlirua qyteti Rudo, i pari qytet në Bosnje, i çliruar nga Divizioni VI Sulmues. Kudo borë e bardhë, por vende-vende me ngjyrë të kuqe nga gjaku i partizanëve shqiptarë, që binin trimërisht duke luftuar me heroizëm. Duke luftuar në ish Jugosllavi, ranë mbi 600 dëshmorë shqiptarë internacionalistë, nga të cilët 12 tepelenas.

 

Partizani pas çlirimit në Shqipërinë e lirë

 

Bashkë me gjithë forcat partizane, Faslliu u kthe në Shqpërinë e lirë dhe u emërua me shërbim në Armën e Policisë në Pogadec. Më pas në Tiranë. Mbaoi Shkollën e Policisë. U dërgua sekretar i byroës së partisë në Bulqizë, instruktor i Komitetit të Partisë në Tepelenë,  Kaloi në efektivin e oganeve të Minisrisë së bendshme, në Arnën e Policisë, mbaroi me sukses shkollën e kësaj Minisrie dhe me përfundimin e saj u transferua në Shkodër, shef i policisë të qytetit, ku qëndroi deri inë vitin 1949, pastaj u dërgua në kampin e Urës  Vajgurore, ku ndërtohej Areodromi ndërmjet Beratit e Kuçovës, me detyrën e shefit të shtabit të Policisë, Kur ky kamp u traansferua në Bulqizë, Faslliu u emrua seketar i byrosë së partisë. Me vdekjen e vëllai dhe kunatës u transfrua në Tepelenë, shef I Policis. Kreu Shkollën e parisë, punoi në polici derisa doli në pesion.

Si pensionist ishte aktiv në punë shoqërore me veteranë. Për shumë vite ka qenë në kryesinë e vteranëve te rrethit Tepelenë. Atvizohej në veprimtari patriotike. Ishte mik i shkollës së mesme në aktivitete të përbashkëta, fliste për dëshmorët e Tepelenës, për batalionin “Baba Abaz”. Veprpnte për abonime në gazetën “Kushrim brezash”, për stimin e radhëve me pasadhës të veteranëve; fliste kundër revanshistëve të djathtë. Ishte si një muze historike. Për merrita pune në jetën ushtarake dhe civile është dekouar 12 herë me urdhra e medaljje. Këshilli i Bashkisë të Tepelenës i ka dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

***

Brigata VI Sulmuese është pëllëmbë e histori. Me  trima lebër e kurveleshas, për të cilët Enver Hoxha ka thënë: “herë vishnin opinga lëkure në këmbë, kur kishin, por shumë herë ecnin dhe zbathur  e me nga një gunë të çjerrë e me llabane në kokë por “maliherin” dhe “mauzerin”, s’i lëshonin nga dora, ato kurdoherë u këndonin si bilbila”! Kështu ka kënduar edhe mitralozi i partizanti Faslli Mullarai shekullor,  i cili mbeti deri në fund atdhear besnik. Me ideale revolucionare. Veteran i nderuar, i patjetërsuar, me ideale dhe moralin e luftëtarëve të lirrisë. Shembull në vitet e zjarrta të LANÇ. Aktiv në mbrojtje të LANÇ, të idealeve e simboleve të saj nga kundështarët politikë. Në zemën e tij flakëronin virtyte njerëzore. Në luftë, në punë e në gjithë jetën me figurën e pastër të veteranit, me thjeshtësinë e punëtorit, me hapin e ushtarit, në jetë e në familje, i nderuar dhe i pa harruar!

      * Qytetar Nderi i Tepelenës.

Share This Article
6 Comments
  • Ndersa qindra partizane vdisnin te ngrire ne territorin jugosllav, komandat partizane qe i cuan aty, nuk jane pergjigjur asnjehre para gjyqit per vdekjen e tyre.
    Te degosh forca njerezore, pa asnje mbeshtetje logjistike, armatin, ushqim e veshmbathje ne territor te huaja eshte krim, qe behet akoma me i rende kur mburesh per te.
    Mburresh sepse ke derguar drejt vdekjes se sigurte shoket e tu. eshte krim qe duhej denuar me varjen e te gjithe atyre drejtuesve qe dhane ate urdher.

    • O bo bo ky ka lajthit mo!!! Pse nuk ja keni rredaktuar se ju mori me qsfe gazeten. O Sefo more djale te mori muti per shale!!!!

  • Respekt per shqiptare te rralle, si ish-partizani Faslli Mullaraj !
    I paharruar !
    Vepra dhe kontributi i tyre do te rrojne brezave !

  • Rrespekte per heronjt dhe deshmoret e luftes nacional çlirimtare , jan krenaria komtare qe flijuan jeten e tyre ne lule te rinis per lirin dhe panvarsin komtare , posht tradhtaret dhe ish bashkepuntoret e nazifashizmit turpi do i mblujoj ne perjetsi , lavdi luftes , lavdi deshmorve lavdi komandantit legjendar te luftes Enver hoxhes , I PA HARRUAR KUJTIMI DESHMORVE , jet te gjat Sevo Tarifa .

  • po i merrni ne qafe kot … duke i “lavderurar” …
    sa me teper ta lavderosh nje njeri aq me te “vogla” dhe te pavlere duken veprat e tij ….detaje ke me kile ne jeten e peritshme te popullit shqiptar …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *