FOTO: Veliaj homazhe në nder të Dëshmorëve të Atdheut, marrin pjesë Meta dhe Ruçi

J L

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Në ceremoninë në nder të Dëshmorëve të Atdheut, kryebashkiaku Veliaj vendosi një kurorë me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, në shenjë mirënjohjeje ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Nderime në ditën e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj, e figura të tjera të politikës, deputetë dhe drejtues të pushtetit lokal.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *