Xhelal Gjeçovi
Homazh për bashkëmoshatarët dhe bashkëluftëtarët me të rënët që bënë histori e ikën krenarë e ballëlart para saj
Këto ditë u përcoll me nderime në banesën e fundit njëri prej tyre, Zeqiri Mero, një personalitet i shquar e i veçantë, si njeri e si kuadër, me shërbime e kontribute të spikatura në Luftën Nacionalçlirimtare e në periudhën pas saj, sa i madh në mendime e në qëndrime, aq dhe i thjeshtë e modest, me një botë të pasur e jetë të pastër, besnik deri në fund të idealeve që e frymëzuan në luftë, që nuk e lëkundën e ligështuan dallgët e kohëve të shkuara, që u largua nga jeta ballëlart para historisë. Para tij, udhëtimin për në botën tjetër që nuk ndalet e pushon kurrë e nisën të tjera figura të mëdha. Profesor e akademik Kristo Frasheri në prag të kapjes së finishit të njëqintave, një figurë emblematike e historisë dhe historiografisë shqiptare, një ndër pionierët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, që ndërpreu, si shumë moshatarë të tij studimet universitare jashtë vendit për t`u angazhuar në luftën për çlirimin e atdheut e për t`u bërë pas saj ndër historianët më të mëdhenj, i njohur e i respektuar brenda e jashtë vendit. Për të vijuar me gjeneralin e famshëm Rrahman Parllaku, nje patriot e antifashist i orëve të para, drejtues i njësive të mëdha partizane që morën pjesë në luftime në çdo cep të atdheut, përfshi dhe Kosovën e viset e tjera të shkëputura padrejtësisht nga trungu i vet, Shqipëria.
E më në fund, për të mos mbetur pas burra edhe në mort, u nda nga jeta para një viti Nexhmije Hoxha, njëra nga gratë e njohura, jo vetëm se ishte shoqe jete e Enver Hoxhës, udhëheqësit të luftës e të shtetit shqiptar për gjysmë shekulli, por se kishte vetë bilancin në kontribute e merita në luftë e në periudhën pas saj. Aktiviteti i saj nisi që në moshë fare të re në Institutin Femëror, pa mbushur ende të njëzetat, për t`u bërë më pas njëra ndër gratë e njohura si veprimtare e Lëvizjes, si organizatore e drejtuese e dy organizatave të rëndësishme antifashiste, Gruas Antifashiste dhe BRASH-it. Historia e ka fiksuar ne analet e veta,ne nje moment vërtetë historik, në Konferencën e Pezës, si pjesëmarrëse në një eveniment të papërsëritshëm, e vetmja femër e ulur në një sallë të thjeshtë, përkrah burrave të njohur nga i gjithë vendi, për trimëri e atdhetari, ku do të merrej vendimi historik për themelimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, organizatë që do të bashkonte shqiptarët pa dallim dhe do të bëhej faktori vendimtar në të vetmen luftë të fituar përfundimisht prej tyre, luftës që çliroi e shpëtoi vendin nga okupacioni nazifashist.
Pavarësisht baltës së hedhur ndaj njërës apo tjetrës nga figurat e mësipërme në këto tre dekadat e fundit, askush nuk mund të mohojë apo minimizojë kontributet e tyre në luftë dhe në periudhën pas saj. Duhet të mësohemi që të pranojmë e respektojmë realitetet ashtu siç kanë qenë, siç veprohet në çdo vend serioz demokratik e jo t’i shtrembërojmë e përdorim për qëllime politike.
Për njëqindvjeçarët e mësipërm, që shkruan histori, rruga që zgjodhën e ndoqën nuk ka qenë as e lehtë dhe as e rastit. Ata ishin bijë e bija të familjeve patriote, që patriotizmin e kishin në gjak, në traditën familjare, që jeta, hallet e dertet e popullit i kishin pjekur para kohe e tani ishin të gatshëm e të vendosur që pavarësisht sakrificave që kërkoheshin, t`i dilnin zot vendit, duke iu bashkuar Lëvizjes që kishte dalë në arenën e historisë shqiptare me mision për të organizuar e udhëhequr luftën për çlirim kombëtar, për rivendosjen e pavarësisë së shkelur e mohuar nga nazifashistët. Ishte ky motivi që i nxiti të linin shkollat dhe jetën familjare, megjithëse nuk vuanin për bukën e gojës, si shumica e bashkëmoshatarëve të tyre, pasi ishin nga familje të mëkëmbura, por vuante familja e madhe, vendi që rrezikohej të zhdukej si popull e si komb.
Ishte kjo vetëdije që do t`i shtynte, disa drejt Pezës ku po mblidheshin jo baballarët e kombit, që ishin mësuar t’ia hidhnin çdo situate me allishverishe e kompromise në dëm të vendit, por atdhetarët e vërtetë, burra të njohur, për të qarë hallet e për të përcaktuar rrugën që duhej ndjekur për të çliruar e shpëtuar vendin. Të tjerë, shokë të tyre, do të grumbulloheshin në male për të ngritur njësitë partizane, që do të përballeshin me forcën ushtarake të armikut. Ishin kohë të vështira e me rreziqe, por këta djem e vajza të reja nuk donin t’ia dinin, sepse e kishin të qartë që liria e pavarësia nuk do të na vinin nga qielli e as nga të huajt, por me luftën tonë, që do të merrte hov e do të shndërrohej shpejt në kryengritje të përgjithshme, që do të fshinte e shkatërronte forcat okupatore dhe regjimet e dhunës e të terrorit që kishin ngritur.
Lufta do të kishte dhe humbjet e veta, rrënime, shkatërrime e grabitje të vlerave materiale e shpirtërore. Por, humbja më e madhe do të ishte në njerëz, me rënien heroike në luftime me armikun të njëzet e tetë mijë yjeve, të rinj e të reja, shokë e moshatarë të njëqintvjeçarëve të sotëm, që nuk i harruan kurrë, i çmuan e i nderuan gjithë jetën, deri sa ikën edhe vetë për t’iu bashkuar të mëdhenjve të flijuar për lirinë e pavarësinë e atdheut. Në çdo pesë maj, në këtë ditë të bekuar nxitonin njëqindvjeçarët për në varrezat e dëshmorëve, në shtepinë më të njohur e më të nderuar që kishte vendi, që të takoheshin e të bisedonin përsëri për fatin e vendit në demokracinë e kapur nga demagogë e spekulantë me maska e synime të ndryshme. I takoja thuajse në çdo pesë maj, disa në varrezat e dëshmorëve e të tjerë në shtëpite e tyre, duke pritur shoke e miq për të përkujtuar e nderuar dëshmorët e paharruar.
Keshtu do te vazhdoje ky nderim në këtë vend për dëshmorët e atdheut, kështu do të veprojnë njëqindvjeçarët dhe pasardhësit e tyre, pasi gjaku i dëshmorëve s`behet kurrë ujë dhe amaneti i tyre do të vazhdojë të frymëzojë qytetarët e këtij vendi dhe gjeneratat e reja, për qëndrime e vendime të mëdha, që garantojnë të ardhmen e vendit, siç bënë dhe në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Shqipërisë, ku votuesit, në shumicë dërrmuese ndëshkuan të paudhët, ata që kanë kërkuar me ngulm të kthejnë përmbys historinë tonë të lavdishme, dhe i dhanë të drejtën për të qeverisur vendin atyre që nderojnë luftën dhe protagonistët e saj, veçanërisht të rënët, dëshmorët e bashkë me ta dhe njëqindvjeçarët e paharrruar. Ky do të mbetet edhe në të ardhmen një faktor i rëndësishëm që do të përcaktojë besimin e mbështetjen e popullit.
Ditën e përcjelljes në banesën e fundit të admiralit të nderuar Zeqiri Mero, gazeta DITA, e njohur për respektin e nderimin që u bën vazhdimisht të mëdhenjve të historisë, pjesëmarrësve në lufte, botoi një shkrim me vlerësime të ndjera e të merituara, të cilat ilustroheshin dhe me një foto të rrallë, impresionuese, që fliste shumë, në të cilën shihej kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tek përqafonte e puthte në ballë me dashuri të veçantë njëqindvjeçarin e fundit të plejadës së heronjve të popullit, të paharruarin Zeqiri Mero.
Respekt e mirënjohje në këtë pesë maj, për dëshmorët e për njeqindvjeçarët, shokët e tyre monumente të gjalla kulture e patriotizmi, të nderuar dhe të paharruar në kujtesën tonë, ata që ikën dhe ata që mbeten, që luftuan e punuan gjithë jetën me përkushtim e vëtëmohim, për Shqipërinë, e nuk kërkuan kurrë shpërblim se e ndjenin si obligim. Ashtu në heshtje që fliste shume, të thjeshtë e pa pretendime, por dhe me mendime, që disa i thanë e të tjerët i lanë që të nënkuptohen nga ata që duan dhe dijnë t’i lexojnë, në lidhje dhe me gjithë veprën e trashëgiminë që secili prej tyre la pas.

Ore si pyetje
Sa u vrane ne lufte, te gjithe, me arme
dhe pa arme ne dore
TI “ARBN mos nxir nga goja ato qe macoku im i nxjer
cdo mengjes nga prapanica..ARBEN “
2,800 total, me arme e pa arme ne dore.
Ti beji te fala macokut, se duhet te jesh
edhe nga Fieri.
Lavdi te perjeteshme herojve te luftes Nac.Cl. qe u flijuan per te cliruar vendin nga Nazifashizmi e bashkepuntoret e tij Ballistozogist!
sa ishin mor aman???!!!
Pyetja e jote Arben është naive, në rast se nuk është e qëllimshme. U vranë 28 mijë veta dhe ushtria në nëntor të 1944 kishte 75 mijë partizanë. Shifrat janë të larta për një popullsi nën 1 milion banorë që kishte Shqipëria në atë kohë. Një pjesë e partizanëve luftuan edhe në Jugosllavi, deri në Vishegrad. Shqipëria ishte i vetmi vënd që nuk u çlirua nga aleatët e mëdhej, por me partizanët e vet dhe përpara të tjerëve, që kanë 9 Majin 1945 si përfundimin e luftës.
E ke parasysh kocin, tek teto ollga,
e qeshur me te madhe.
2,800 po, por 28,000, nuk snuk.
ata te vishegradit (qe jane perfshire tek 2,800), dhane
jeten qe sllavo-komunistet serb te masakronin
vellezerit e Kosoves
Dardan, ky “arbeni” nuk ka se ke te pyese me pare!
Eshte i bindur se eshte nje produkt i ardhur nga nje perdhunim turko-arab dhe per kete ndihet krenar!
Edhe komunistet ja kane shkerdhyer robt por ketu nuk ndihet mire se eshte mesuar vetem me hajdar turku! E ka amanet nga te parat kete dhe nuk ka nder mend te ndryshoje kurs!
Shqiperia i vetmi vend qe nuk u luftua ( dhe kjo gje e mire)
Sllavo-komunistet e enver serbit, goditen autokollonat
Gjermane ne terheqje e siper, me qellimin e vetem
per te grabitur pushtetin, masakruar intelektualet
Shqipetar dhe roberuar gjithe popullin per llogari
te sllavo-komunisteve serb.
Arben, pyet te tem, nenen tende sa here e ka bere dhe e gjen me ke te beri……….
Kam pyetur dardanet e vrare nga serbet
Arbeni eshte shkerdhate turke
Lavdi deshmoreve te te gjithe luftrave per liri. Deshmoret e luftes per clirim nga fashizmi,iken nga kjo jete duke marre me vehte idealin e madh te tyre dhe duke mos pare zhgenjimin e madh qe shume nga bashkeluftetaret ne vitet e me vonshme moren ekzekutimin nga diktatura e Enver Hoxhes.
Perjetesi kujtimit te te reneve!
Fatamir Dodona me te lumtee per komentin…
Dhimbie e madhe Popull