Trump nis platformën e re të komunikimit disa muaj pas ndalimit nga Twitter e Facebook

entela

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një platformë komunikimi personale të martën, që do të shërbejë si ‘një vend për të folur lirshëm dhe i sigurt’ e do i japë atij mundësinë që të flasë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij, pas muajsh ndalimi nga platforma si Twitter e Facebook.

Platforma, “Nga tryeza e Donald J. Trump” shfaqet në www.DonaldJTrump.com/desk.

Hapësira e lejon Trump të postojë komente, imazhe dhe video.

“Në një kohë heshtjeje dhe gënjeshtrash”, thotë një video që Trump postoi në platformë të martën mbrëma.

Video më pas shfaq raporte të lajmeve që përshkruajnë pezullimin e tij nga Twitter.

“Një fener i lirisë lindi. Një vend për të folur lirshëm dhe i sigurt”, vijon më tej videoja, duke treguar platformën e re. “Drejt nga tavolina e Donald J. Trump.”

Hapësira e lejonish-shefin e Shtëpisë së Bardhë të postojë dhe lejon ndjekësit të ndajnë postimet e tij në Twitter dhe Facebook, megjithatë, platforma e re nuk ka një tipar për të lejuar përdoruesit të ‘përgjigjen’ ose të përfshihen me postimet e Trump.

 

e.r/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *