Eh-mor Luli i shkretë,
ti je për kapistër,
po u mprehe kot,
për kryeministër!
Ti nuk i njeh zgjedhjet,
sa herë që humbet,
po mbaron shumë shpejt,
dhe Mandati i Tretë!
Do të përsëritet,
histori e vjetër,
se ke për të humbur,
dhe mandatin tjetër!
Këtu zgjedhjet shkuan,
fare bukuri,
epo-bythë e plasur,
se s’i njohe ti!
Sa mbaruan zgjedhjet,
deklarove ti,
se kishit fitoren,
brenda në kuti!
Aleati Meta,
tha-kemi fitore,
dhe se ajo ditë,
ishte madhështore!
Po më pas ç’të ndodhi,
që sajove vjedhjet,
edhe nga inati,
s’do të njohësh zgjedhjet!
Ne ta kemi thënë,
më shumë se një herë,
se na duhen fakte,
jo llafe në erë!
Porsi kau pelës,
Luli prapë ja ngopi,
fitoren e Ramës,
nuk e luan topi!
Meqë s’ikën dot,
dhe s’e lë partinë,
me mosnjohje zgjedhjesh,
po bën alibinë!
Gjithë avokaturën,
ja bën Luli ziut,
ai që i thonë,
djali i Fariut!
Ai është i zgjuar,
ai është i prerë,
porsi peshk i ngrirë,
në frigorifer!
Po Luli-një nder,
na bëri vërtet,
Klevis dituraku,
s’do jetë deputet!
E thamë kush i bëri,
vrasjet-blerjet-vjedhjet,
do ketë bumerang,
ai që s’njeh zgjedhjet!
Lulash budallai,
tundet si fluger,
dhe s’ka humbur pak,
por plot katër herë!
Dorëhiqet-s’dorëhiqet,
s’është puna jonë,
po është e partisë,
që po shkatërron!
Në vesh i ka thënë,
mandata Sali:
“Luli mos njih zgjedhjet,
të shpëtosh dhe ti!..”.
Po i kemi thënë,
këtu disa herë,
të na sjellë fakte,
jo llafe në erë!
Nuk e ndali punën,
Rama asnjë ditë,
me legalizimet,
edhe me tapitë!
Fronti i rindërtimit,
po rritej çdo ditë,
ndaj u ndanë paratë,
të bënin shtëpitë!
Edhe në fushatë,
Rama qe në punë,
punë-që quhet vjedhje,
nga këta majmunë!
A.DUKA

Shiko se kane dale ca modele te reja nga ato raketat me reze te mesme.
Ore Benkë, Ramka yt dhe Lulka i “atyre” e lujnë lojen bashke o fyll.
Ti u sherben me vetdije apo je naiv?
U lirove .Beni te verteten po thot cke qe te djeg miza ty apo nuk te vin mo pordhet . Na boj nji poezi ti.
Ja ke thënë shum qartë o poet Lulit, por ai s’e kupton
akoma që ka humbur se mendon që do ta ndihmojë Saliu
ashtu si e ndihmoi kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Populli shqiptar e denoi hajdutin e bashkise se Tiranes me blerje vote.