Publikohet një dokument arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket datës 8 maj të vitit 1981.
Bëhet fjalë për ditarin politik të udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me shënime për ngjarjet e Kosovës të cilat kishin filluar që në ditët e para të pranverës së atij viti, fillimisht me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore dhe më pas edhe të popullit të Kosovës.
Ata u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, ashtu si të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë.
Më poshtë pjesë nga ditari i Hoxhës:
E PREMTE 8 MAJ 1981
I thashë sot Ramizit të jepte porosi që të mos më dërgohen më përkthimet e kopyraiteve të gazetave të huaja. Këtë kërkesë e bëra, se më është e pamundur të filloj të lexoj unë ç’kanë shkruar, që nga prilli, të gjitha gazetat e botës për ngjarjet në Kosovë etj. Por materiale të tilla, mendoj, është e nevojshme të mbahen në gatishmëri, në arkivat tanë, për t’i përdorur kur të na duhen.
Pastaj Ramizit i thashë që të punojmë për përgatitjen e shpejtë të një artikulli mbi ngjarjet e zhvilluara në Kosovë gjatë muajve mars-prill 1981. Ç’kërkova? Të më grumbullojnë e të më dërgojnë të gjitha materialet e mbledhjes së Lidhjes së Komunistëve në Kosovë, të Komitetit Qendror të Lidhjes së Serbisë dhe të mbledhjes së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë që bënë mbrëmë.
Këtu nuk kam parasysh fjalimet e plota që janë mbajtur në këto mbledhje, por të më dërgohen vetëm ato pjesë ku ngrihen çështje që na atakojnë ne. Pra, nuk më duhen as ato çështje me të cilat revizionistët jugosllavë të të gjitha niveleve shpjegojnë demonstratat, fajet e udhëheqësve kryesorë etj., se tani ato nuk na shërbejnë për gjë. Mendoj se kjo punë mund të bëhet shpejt. Në këto materiale duhet të na nxirret konkretisht që filani tha kështu, ai tjetri deklaroi kështu etj.
Kjo është ana teknike e punës që duhet kryer, anë teknike, por e nevojshme që të mund të kemi të qarta akuzat që bëjnë jugosllavët kundër nesh. Ne, sigurisht, do të presim edhe ç’do të japë Tanjugu, por në qoftë se nuk gabohem, se nuk e di serbishten, dëgjova diçka që ka thënë Milosh Miniçi, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të JugosIlavisë dhe që përbën një provokacion të rrezikshëm në adresë të vendit tonë.
Në diskutimin që bëri në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, përveç të tjerave, Milosh Miniçi foli edhe për rolin e Shqipërisë në ngjarjet e Kosovës. Ai pak a shumë tha kështu: “Udhëheqja shqiptare, nëpërmjet veprimtarisë së organeve të saj të informacionit dhe të diplomacisë, duke përfshirë ambasadën e saj në Beograd, zbuloi vetë angazhimin dhe ndërlikimin e saj të plotë në ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë”.
Duket qartë se nervat e këtij ish-ambasadori janë dobësuar aq shumë, sa nuk e kontrollon dot më veten. Kjo mungesë gjakftohtësie, na tregon se zoti Miniç ka vënë nën vëzhgim të shërbimit të sigurimit jugosllav, ambasadën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Beograd.
Por ky ish-diplomat duhet të dijë se, kur një person, një grup personash ose një ambasadë e tërë e një vendi tjetër vepron në mënyrë subversive dhe në kundërshtim me rregullat e njohura në vendin ku është akredituar, qeveria e këtij vendi kërkon largimin e këtij apo të atyre personave ose mbylljen e krejt përfaqësisë. Një gjë e tillë ndaj ambasadës sonë as i është kërkuar, as është bërë nga qeveria jugosllave, pse nuk ka pasur arsye. Po kështu edhe nga Qeveria Shqiptare nuk është kërkuar dhe as që është bërë një gjë e tillë, qoftë edhe ndaj një funksionari të ambasadës jugosllave në Tiranë, pse nuk ka pasur arsye.
Qeveria Shqiptare i ka nervat e fortë dhe nuk do të bjerë në këtë provokacion.
Ramizi më tha se kjo deklaratë e Miniçit dhe deklaratat e bëra nga udhëheqës të tjerë jugosllavë kërkojnë reagim nga ana jonë. Por unë nuk jam i mendimit të bëjmë as protestë publike zyrtare nga ana e Qeverisë sonë, as ndonjë deklaratë nga ana e ATSH-së.
Si mbrëmë, ashtu edhe sot, unë e kam menduar një çikë më thellë këtë çështje. E konsideroj një provokacion, të cilin ata e bëjnë që ne të biem në të dhe të largojmë ambasadorin tonë nga Jugosllavia. Duke bërë këtë u japim atyre të drejtë për të gjitha ato që kanë deklaruar kundër nesh. Ndoshta duan të shkojnë edhe më tej, të tërheqim ambasadën tonë nga Beogradi, sepse edhe Miniçi nuk tha ambasadori shqiptar, po ambasada shqiptare.
Ky është një provokacion i madh, veç ata duan që pasojën që sjell ai, të mos e bëjnë vetë, por nxitin ta bëjmë ne. Në këtë provokacion të tyre nuk do biem. Përkundrazi do punojmë që këtë ngjarje ta kthejmë kundër tyre.
Milosh Miniçi nuk ka funksione qeveritare në Jugosllavi dhe marrëdhëniet në mes shteteve tona janë në kompetencat e Presidencës së Federatës së tyre dhe të qeverisë jugosllave.
Mendova një herë që ministri ynë i Punëve të Jashtme të thërriste ambasadorin jugosllav dhe t’i thoshte që “Milosh Miniçi, me këtë apo atë funksion, ka deklaruar një gjë të tillë. Ne duam të dimë: Eshtë ky edhe mendimi i qeverisë suaj apo jo”.
Por edhe këtë hap unë mendoj ta mënjanojmë, për arsye se ka mundësi që jugosllavët ta paraqesin se me këtë marrim përsipër thënien që ambasada jonë në Beograd bën spiunazh. Atëherë ne duhet ta heqim ambasadën tonë nga Beogradi dhe të gjendemi në një situatë të pa dëshirueshme, pra të biem kështu në provokacionin e tyre, pavarësisht se ua lëmë atyre fajin. Mirëpo ne nuk kemi interes për një gjë të tillë.
Atëherë ç’na mbetet të bëjmë? Mua më duket se në këto rrethana na mbetet të përgatitim një artikull.
Tani, c’përmbajtje duhet të ketë ky artikull? Ne do të theksojmë se me këtë artikull nuk kemi ndër mend të rikthehemi në ngjarjet e Kosovës, kush i shkaktoi ato, ku e kanë burimin dhe si duheshin zgjidhur. Këto çështje i kemi trajtuar në dy artikujt tanë të mëparshëm të “Zërit të popullit”, të datave 8 dhe 23 prill të këtij viti, prandaj nuk e shohim të nevojshme të zgjatemi, por me këtë rast dëshirojmë të vëmë në dukje histerinë e paparë kurrë të të gjitha organeve dhe organizatave të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë jo vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, por veçanërisht kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë së Punës të Shqipërisë, kundër politikës së tyre ndaj Jugosllavisë dhe politikës së tyre ndërkombëtare në përgjithësi.
Duhet të nxjerrim esencën, të polemizojmë me argumente të qarta, të kuptueshme dhe të bazuara.
Në artikull të vëmë në dukje se Shqipëria socialiste nuk lëviz dhe nuk ka për të lëvizur kurrë nga rruga që ka vendosur të ndjekë. Që të lëvizë ajo nga kjo rrugë, duhet të kalohet mbi trupat e shqiptarëve. Çështjen e Miniçit ne duhet ta shpjegojmë siç thamë: Njëfarë Milosh Miniçi, pavarësisht se çfarë funksioni ka, ruan të drejtën e vet të flasë edhe përçart në Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, por Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk bie në provokacionin e tij, pse lidhjet e saj shtetërore dhe miqësore me popujt vëllezër të Jugosllavisë nuk i ka farkëtuar ai. Ato i kanë farkëtuar popujt e të dy vendeve tona, duke luftuar e duke derdhur gjak krah për krah njëri-tjetrit.
Me atë që bëri Milosh Miniçi kërkon që ne të presim marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë për të na bërë fajtorë ne për ato që kanë ngjarë, por ne nuk shkelim në atë dhogë të kalbur. Në qoftë se qeveria jugosllave dhe Presidenca e republikës e kërkojnë një gjë të tillë, atëherë problemi vihet ndryshe. Ne e kemi thënë, dhe me këtë rast mendojmë se është me vend të përsëritet edhe një herë, se ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie diplomatike, marrëdhënie tregtare e marrëdhënie kulturore me Federatën, veçanërisht me Kosovën dhe këtë, veçanërisht me Kosovën, e themi hapur.
Në këtë pjesë të artikullit mund të vëmë në dukje që marrëdhëniet tona kulturore si Federatës Jugosllave, ashtu edhe Krahinës Autonome të Kosovës, nuk ua ka imponuar Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ato janë vendosur me -marrëveshje të përbashkëta në mes palëve, prandaj është absurde të thuhet e kundërta. Si profesorët tanë, ashtu edhe çdo manifestim yni kombëtar, nuk e ka prekur në asnjë rast politikën e brendshme të Jugosllavisë, nuk ka ndërhyrje nga ana jonë në punët e brendshme të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Njerëzit tanë që kanë shkuar dhe shkojnë atje në asnjë rast nuk kanë shprehur qëndrimet ideologjike të hapëta të Partisë së Punës të Shqipërisë që ajo i ka dhe do të vazhdojë t’i ketë kurdoherë kundër ideologjisë antimarksiste që udhëheq Jugosllavinë.
Përkundrazi, programet e këtyre manifestimeve janë zhvilluar normalisht. Shfaqjet kulturore janë bërë me akord të përbashkët dhe askush nuk ka në dorë ndonjë dokument që të vërtetojë të kundërtën e këtyre realiteteve. Mund të ketë edhe ndonjë gjë tjetër që ne mund ta gjykojmë të nevojshme t’u përgjigjemi revizionistëve jugosllavë me këtë artikull.
Për ta vërtetuar atë që është shkruar në gazetën “Zëri i popullit”, e zezë mbi të bardhë, këtë herë jemi të detyruar të përdorim dokumente zyrtare të udhëheqësve kryesorë të Jugosllavisë së Titos, si të Moshe Pijades e të tjerëve që në kohën e luftës e deri vonë. Këtu në parantezë të shënohen citatet dhe të bëhet komenti i tyre, duke filluar nga çështjet parimore të zgjidhjes së problemit të kombësive nga ana e Titos, citate të Titos nga mbledhjet e AVNOJ-t pastaj të përdoret citati i Moshe Pijades mbi republikën e Kosovës dhe të Metohisë.
Si rezultat i këtyre citateve që ne do të rreshtojmë, do të nxjerrim konkluzionet e mëposhtme, sipas të cilave populli i Kosovës, që ka marrë pjesë në luftën kundër gjermanëve me 50 mijë nga bijtë e vet dhe sipas fjalëve të Titos, që cituam më lart, ai ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë të drejtën e tij. Pra nuk mund të mohohet e të mos zbatohet një e drejtë e tillë, që udhëheqësit dhe forumet e larta të partisë dhe ato shtetërore jugosllave e kanë njohur në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare.
Pse të akuzohet atëherë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë dhe Partia e Punës e Shqipërisë që ndërhyjnë në punët e brendshme të Jugosllavisë, kur ato në fakt nuk kanë ndërhyrë, kur vetë Moshe Pijade, shoku më i ngushtë, bashkëluftëtari i Josip Broz Titos dhe anëtar i shquar i byrosë politike të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë ka dhënë mendimin e tij me citatin që përmendëm më lart?
—–
Ky dokument arkivor është botuar nga faqja Memorie, vjen në Dita me shkurtime

Ja patrioti dhe njeriu i pergjegjshem.
Analize e detajuar, taktike dhe strategji.
Mbrojtje e interesave kombetare te Shqiperise dhe Kosoves.
Po sot?
Pse ti e ve ne dyshim qe nuk benin spiunazh sic nuk bejne edhe sot?
Hahaha
Po kosoven envëri ja fali titos, se do benin edhe bashkepunim keta do fusnin dinarin, edhe shqiperine nuk e pushtuan vetem se kishte mosmarreveshje stalin tito.
Perralla te tregon edhe Adi sot po sikur nuk ju pelqejne me.
Eh mer Preng loqi, kosova ka qene e serbise qe nga viti 1912, me vendimin e fuqive te medha, marre fillimisht ne Konferencen e Londres e me pas ne ate te Paqes te Versajës, ku ju dha perfundimisht Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene.
Shko ne shkolle!
Ambasada shqiptare e Enver Hoxhes ne Beograd te beje SPIUNAZHE?!
Je ne vehte ti oré?!
Pse, çka tjeter do bente Ambasada shqiptare e Enver Hoxhes ne Beograd? Ha,ha,ha.
Po ç’fare shkrimesh nxirrni ju tani?!
Ik o bole
E PREMTE 8 MAJ 1981-Ditari Historik i Enver Hoxhes, qe tregon se udheheqesi i PPSH dhe i Shqiperise ishte me mendjn top dhe ne krye te luftes se popullit shqiptar te Kosoves per Liri dhe Pavaresi.
Prandaj filloi, pikerisht ne maj denoncimi ndaj Mehmet Shehut, qe u vra ne nentor.
UDB kishte aq ndikim saqe urdheroi dhe kreu vrasjet e
Hysni Kapos, Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes.
KGB-ja sovjetike dhe UDB-ja jugosllave vetevrau me doren e Kadri Hazbiut vetem Mehmet Shehun; Hysni Kapon dhe Enver Hoxhen i zgjodhi vete Zoti se donte t’i kishte prane vetes…
ORE PSIKOPAT, KETO MASTURBIMET E TUA MENTALE SHKO E SHFRYJI DIKU NE NJE KONTEKST TJETER.., …,,
TE RAME TE TILLA PSIKOLABILE DESHMOJNE QE TI EKSITOHESH PREJ PERVERSITETIT KAFSHEROR TE EKSPERIENCAVE TE NEO-CETNIKEVE TE SHESHELIT TE CILET ENDE ENDERROJNE QE SERBIA ESHTE QENDRA E BALLKANIT…..
MASTURBOHU MASTURBOHU….
ORE PSIKOPAT, KETO MASTURBIMET E TUA MENTALE SHKO E SHFRYJI DIKU NE NJE KONTEKST TJETER.., …,,
TE RAME TE TILLA PSIKOLABILE DESHMOJNE QE TI EKSITOHESH PREJ PERVERSITETIT KAFSHEROR TE EKSPERIENCAVE TE NEO-CETNIKEVE TE SHESHELIT TE CILET ENDE ENDERROJNE QE SERBIA ESHTE QENDRA E BALLKANIT…..
MASTURBOHU MASTURBOHU….
Ja keto materiale duhen lexuar e njohur, ku duket me se e qarte qendrimii i E.Hoxhes ndaj Jugisllavise Ttiste,sa nenvizon miqesine mes POPUJVE te dy vendeve qe luftuan ne nje barikade kunder pushtuesve ne Luften e dyte boterore. Faleminderit Gazetes *DITA* per origjinalitetin sjelle.
Populli yne ka nje jete qe i njeh synimet e udheheqies se Serbise.. dhe di ta beje politiken me ta.
Dhimbie e Madhe POPULL!