Peshon 22 ton, është 30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë. “Por është e pamundur të shkaktojë dëme serioze”. Garancia vjen nga astrofizikani italian Xhanluka Masi. Ai ka arritur ta fotografojë raketën kineze, e cila në 29 prill dërgoi në orbitë modulin e parë të stacionit hapësinor Tianhe-1 dhe tani është në rënie të lirë drejt Tokës.
“Arrita të fotografoj pjesën qendrore të raketës. Në orët e ardhshme, do hyjë në atmosferë. Udhëton me një shpejtësi 18 mijë km në orê. Propabiliteti që diçka prej saj t’i mbijetojë impaktit me atmosferën është modest” – shpjegon Masi
Pra natyra korrigjon gabimet e njeriut? – “Në një farë mënyre, po, – përgjigjet astrofizikani, por ajo që po ndodh na thotë diçka të rëndësishme. Në hapësirë kemi depozituar tashmë një sasi të pabesueshme mbeturinash. Çështja është vërtet e rëndësishme. Shpresoj që ky rast të shërbejë për vetëdijësimin e publikut”.

Kur bie? Përgjigja është ende e pasigurtë për momentin llogaritë thonë se do prek Tokën të dielën, pra nga mesnata e 9 majit deri në 15.30 të kësaj dite. Ky është parashikimi i ASI, Agjensia Hapësinore Italiane.
Për shkencëtarët, rënia e pakontrolluar është projektuar që në fazën e ndërtimit të raketës. Marko Kastronuovo, eksperti i ASI thotë:
“Të ndërtosh një raketë kaq banalisht, kushton më pak. E kanë projektuar të tillë, që të bjerë në Tokë pa kontroll, që kur e kanë ndërtuar. Me këtë kanë ulur kostot, pra nuk kanë shpenzuar te pjesa e uljes së kontrolluar. Gjithsesi Kina nuk ka shkelur asnjë ligj, sepse nuk ekziston ende një ligj për këtë situatë”.
ESA, Agjensia Europiane Hapësinore thotë se hyrja në atmosferë e PRC CZ5B ose March Long 5B parashikohet mes orës 19.50 të së shtunës 8 maj dhe 5.15 të së dielës, 9 maj.
A mund të bjerë në territor italian, shqiptar apo në ujërat detare midis? Mbrojtja Civile Italiane nuk përjashton “mundësinë e ulët” që “një apo disa copa të bien brenda këtij territori pas shpërbërjes së saj në atmosferë”.
i.b. / dita

Kina ka per ta shkaktuar edhe Luften III boterore
Pastroni Bunkeret dhe trincete dhe vend -strehimet qe ka lene Enveri,
se sic po shkojne punet, ato do jane shpetimi i shqiptareve ne te ardhmen
Ndaj atje ku jetoni ne fshat apo qytet , mos i prishni ata bunkere dhe ato vendstrehime
por mbajini paster…. se do ju sherbejne per cdo te papritur ……
I ka marre masat Xhaxhi edhe per keto raste , ndaj tithoni Faleminderit
Qinezet jane te pabese
Mbani nga nje tenxhere ne koke, deri sa te bjere Asteroidi Kinez.
Megjithate, ata qe jane vaksinuar me vaksinen Kineze nuk i prek se ben rrafishate direkt.
Ndoshta keshtu jane projektuar te tjera raketa me pare dhe megafonet gjigande mediatike te perdendimit heshten.
Ndersa per kete po bucasin. Se eshte Kineze.
I duhet sqaruar publikut, se ne projektet kineze te Hapsires marrin pjese edhe shkencetare gjermane, franceze, angleze, italiane, ka mundesi edhe amerikane. Edhe i gjithe projekti i leshimit te ketij moduli ne Hapsire eshte ne perputhje me Qendren Hapsinore ne Darmshtad dhe ate te NASA-s ne Amerike. Nuk eshte hera e pare qe bien pa kontroll ne toke raketat dhe modulet e ndryshme; ne kete rast pesha dhe masa jane paksa te medha, 21 ton! Gjithashtu i duhet sqaruar publikut, qe nuk ka ligj per kthimin e kontrolluar te objekteve tona nga Hapsira, se kete nuk e ka dashur USA, por nje ligj dhe rregull i tille eshte i nevojshem per cdo objekt tokesor ne kthim drejt tokes, qe eshte te pakten mbi 1 ton.
Qe mbeturinat e misioneve te meparshme ne atmosfere perbejne nje problem serioz e trgon fakti se po mendohet qe te studjohet nje menyre per mbledhjen e ketyre mbeturinave te cilat mund te demtojne pajisjet apo misonet ne vijim , duke shkaktuar keshtu deme me kosto shume te larta. Ja nje shembull
https://www.youtube.com/watch?v=EJMz3WwnR_k
Nuk eshte ne Atmosfere, por eshte mbi Atmosfere. Ne Anglisht i thone Space. Ne Shqip i thone jashte katundit.
Ne Atmosfere eshte vetem fenda ime e pordha jote. Te dyja bashke perbejne cmendurine kolektive ketu ne PlanetinToke, ne te cilin jetojme provizorisht ne Homo-Sapienet e ” zhvilluar ” dhe qytetare.