Pas dhunimit nga bashkëshorti dhe djali 17-vjeçar pse u kthye vonë në shtëpi nga puna, ka reaguar dje vetë e dhunuara 39-vjeçare, Vojsava Arapi. Kundrejt dëshmisë të dy të arrestuarve Gjergji e Pjetër Arapi, gruaja tregon se djali e ka goditur me ristelë në kokë dhe ka mbështetur të atin kur ky i fundit ka marrë thikën për ta therur. “Më tej më rrahën barbarisht dhe më prenë flokët”, thotë ajo. Krimi ka pasur motive xhelozie. Policia arrestoi dy të dyshuarin pas krimit.
