2014, interesi i bonove mbetet i qëndrueshëm

redaktor

Interesat e Bonove të Thesarit u shfaqën të qëndrueshme në ankandin e parë të vitit 2014. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, qeveria arriti të siguronte një shumë totale borxhi prej 26.7 miliardë lekësh, përmes ankandeve të bonove me maturim 12-mujor dhe 6 mujor.

Interesi mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore ishte 3.83%, pothuajse në të njëjtin nivel me ankandet e fundit të vitit të kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bonot me maturim 6 mujor, që u shitën me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 3.71%, me rritje shumë të lehtë nga interesi 3.69% i ankandeve të fundit. Ndryshe nga sa kishte ndodhur në gjysmën e dytë të muajit dhjetor, tregu financiar ju përgjigj më mirë nevojës për financim të qeverisë, duke financuar të plotë një shumë mjaft të lartë. Qeveria nuk kërkoi financim shtesë, por vetëm përtëriu borxhin e maturuar. Gjithashtu, një peshë të rëndësishme në ankandin e djeshëm e pati Banka e Shqipërisë, që financoi mbi 56% të gjithë shumës totale të borxhit të siguruar. Banka e Shqipërisë merr pjesë në ankande me oferta jokonkurruese, duke i blerë bonot me interesin mesatar të ofertave konkurruese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *