Planifikoni të udhëtoni në Greqi? Si do veprohet me lëvizjen, Ambasada jep arsyen: Përse po e mbajmë ende në zonën e kuqe Shqipërinë

Ornela

Edhe pse Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe nuk është më pjesë e zonës së riskut krahasuar me vende të rajonit dhe ato europiane, ajo nuk është në listën e vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm drejt Greqisë.

Gjashtë ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë vendosi heqjen e karantinës dy javore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, por shteti fqinj ka marrë një tjetër vendim për Shqipërinë, duke mos e përfshirë në listën e vendeve të sigurta.

Sipas një reagimi nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, dhënë për Gazetasi.al, megjithatë “Kjo është vetëm faza e parë” dhe me shumë gjasë, Shqipëria do të jetë shpejt në listën e vendeve, që mund të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë.

“Është një program, që po e hapim në disa faza. Mundësisht Shqipëria do të jetë shpejt pjesë e vendeve që do të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë. Sipas opinionit tonë kjo do të ndodhë shpejt. Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën pjesë në listën e vendeve të lira, për shkak të të dhënave epidemiologjike. Është Komitetiti i Ekspertëve, që vendos se cilët vende mund të jenë në këtë listë nisur nga të dhënat, nga pikëpamja epidemiologjike.”, shprehet Alexandros Bouzis, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe median në Ambasadën Greke.

Ai shpjegon se, “në këtë fazë të parë në listë janë përfshirë vende europiane, plus vende si Izraeli, Austria, Zelanda e Re apo SHBA- vende me të dhëna të mira nga pikëpamja epidemiologjike.”

“Mbase Shqipëria do të jetë pjesë e listës në fazën tjetër, sepse duhet dhe pak më tepër përmirësim.”, shton ai, duke përçuar kështu qëndrimin e Ambasadës së Greqisë në lidhje me çështjen në fjalë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendi ynë ka aktualisht një incidencë të ulët, në nivelet e 26.6 raste për 100 mijë banorë nga 30.7 raste për 100 mijë banorë, që kishte vetëm pak ditë më parë. Sipas këtyre të dhënave, incidenca dy javore vijon të mbetet e ulët në nivel 52.4 raste për 100 mijë banorë. Ka një rënie të pozitivitetit total, sipas javëve në 3.8 %. Ndërkaq numri i pacientëve në spitale është ulur, në 111 të shtruar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer rreth 600 mijë doza të vaksinës kundër Covid 19./si

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Normalisht duhet te ishte e kunderta,Shqiperia duhet te mbylli kufirin me Greqine deri ne fund te vitit,hapja e turizmit atje na rrezikon nga virusi,po kur shteti qeveriset nga kalamaj me breke neper kembe kshu eshte.

    • 12-05-2021 ora 17:39 Greqi 70 të vdekur ne 24 orë!
      Fal me shnet , i thoni ati të Ambasadës Greke me mbiemër shqiptar Buzi.

  • Reciprocitet me te gjitha shtetet qe pengojne kalimin pa motiv! Vjet greqia donte te bllokonte levizien me Italine, urgjent ju dha note proteste ambasades greke ne Rome dhe u kercenuan se edhe Italia do bente te njejten gje, mbas disa oresh qeveria greke ndryshoi vendimin.

  • Kanë filluar të vinë.indianë si turistë. E di këtë.kom i ekspertëve? I japin në televizor.

  • Mire thua o Titi,po a ka bythe shqiperia te dale e ti shperblej me te njejten monedhe?Kane ikur ato kohe kur Vendi Yne kishte kete force.Pas 1990-tes ne jemi te pa fuqishem te kundershtojme edhe mikroshtetet e jo me ato qe kane pozita me te fuqishme se ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *