SHBA– Një dozë e tretë e vaksinës origjinale me dy doza e Pfizer ndaj Covid-19 mund të jetë e nevojshme.
Pfizer ka testuar një përforcues që nga shkurti për të parë nëse do të shtonte mbrojtje nga variantet qarkulluese të Covid-19 dhe CEO i kompanisë, Ugur Sahin tani thotë se së shpejti mund të jetë koha për ta shpërndarë atë.
Sipas mediave të huaja, në një panel të CVS Health, Albert Bourla tha se kërkesa për një dozë të tretë ka të ngjarë të vijë “diku nga 6 deri në 12 muaj”, dhe më pas mund të ketë nevojë për rivaksinim vjetor, ashtu si vaksina e gripit.
Moderna, kompania përgjegjëse për një vaksinë tjetër me dy doza, po eksperimenton gjithashtu një përforcues në përgjigje të varianteve që u identifikuan për herë të parë në MB dhe Afrikën e Jugut.
CEO i Moderna, Stephane Bancel tha se përforcuesi i tyre i tretë mund të bëhet i disponueshëm më vonë në vjeshtë ose dimër 2021.

Ne fakt ideja ishte kjo, te besh biznes me shendetin e njerezve sepse lufte nuk mund te krijosh dot dhe eshte me e lodhshme
Lum si ne , po të paktën na selektoni në mënyrë më tê sofistikuar !