Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Fier. Në fjalën e tij, Basha është ndalur te zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke thënë se kjo ditë u kthye në një nga vjedhjet më të mëdha të këtyre 30 viteve.
Më tej, kryedemokrati ka deklaruar se beteja e nisur para 25 prillit ishte një betejë për shqiptarët, ndaj dhe sipas tij, do të vazhdojë për ta, për Shqipërinë dhe demokracinë.
“Padiskutim me këtë vjen edhe konkluzioni i dytë, i cili besoj se nuk është sekret as për strukturat tona dhe as për qytetarët shqiptarë. Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve nuk do të pranohet.
Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, beteja do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time.
Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë”, deklaroi Basha.
o.j/dita

Kaq budallenj jane keta bukurosha sa te hane genjeshtrat e Lulit!?
Keshtu as pas kater vjetesh nuk kane per te fituar..
Lyl-ik
Ik o lul se na kenaqe. Po kaq budallenje te jene shqiptaret Luli u kthevr ne lule te vyshkur dhe lulja e vishkur hiqet ik lul
beteja jote i ngjan atyre te sumeqireve dhe nuk ke per te nxjerrur gje ne drite. edhe zagar qorri qe na cante trapin ne kete forum me carcafet e tij prej mjerani, edhe ai nuk te beson me! ha byreke e nuk ndihet apo e ben shume rralle! vazhdo lulushe bridh cep me cep te vendit, se aSPAK-ku nuk te ka ne liste! lideri boteror ta ka shpetuar sumen se keshtu shpeton edhe te tijen!!
Lulı edhe kete here e hengre te befte mıre pergatıtu ta hashe edhe me 2025 Po je tı drejtues po erdhı ndonje tjete nuk te jape garancı,Megjıthe se te jemı brenda sa te kenı Salen dhe lulın ne partı kjo semundje do tju ngjase,