Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri.
Në njoftimin zyrtar bëhet medije se një person me incialet R. L është konfliktuar me një tjetër person me inicialet A. M., për motive ende të paqarta.
Ky i fundit është shoqëruar në komisiariat për të sqaruar konfliktin, ndërsa i riu me inicialet R.L., është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Rreth orës 22:10, në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta shtetasi R. L është konfliktuar me shtetasin A. M. Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar menjeherë nga vendngjarja me një mjet. Punohet për kapjen e shtetasit R. L, me qëllimin zgjidhjen e konfliktit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
I.b. / dita
