Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kapën me fara kanabisi në makinën e tyre.
Mësohet se të arrestuarit janë dy kushërinj, Gazmend dhe Roel Sulçaj, të dy banues në Vlorë.
Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Njoftimi i policisë:
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
- S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë;
- S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.
Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S., shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
i.b. / dita
