Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur që të hapë 24 kuti në qarkun e Beratit, të ankimuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike, për të marrë prova shtesë nga organe të tjera shtetërore si Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ajo u rrëzua me shumicë votash.
Hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.
“Lidhur më shqyrtimin e ankesave 34 dhe 35 të subjekteve zgjedhur LSI dhe PD-AN lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat, në shqyrtim të provave KAS vendosi:
Marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe të materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit të zonës zgjedhore qarku Berat:
KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së subjektit ankimues PD-AN për marrjen e provave apo informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore.
Me kërkesën e dy anëtarëve timen dhe të zotit Braho, në zbatim të nenit 136.3 KAS vendosi të administrojë si provë të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit biometrik të zgjedhësve në zonën zgjedhor qarku Berat për të bërë të mundur evidentimin e rasteve të votimit të dyfishtë ose familjar sipas pretendimit të bërë nga PD-AN.
Sot seanca do të pezullohet sërish për të hapur edhe kutitë që i cituam më sipër”, tha drejtuesi i mbledhjes së KAS.
o.j/dita

E paska nda.mendjen Ramiu me e prish rezultatin e zgjedhjeve.
Do te justifikoj patjeter qeveri me Lulen.
Thon qe do ti japi Presidentin dhe Kuvendin PD-se.
Voto PS qe te qeverisin vrasesit e PD.
Ku u katandisem
Shiko, te kishte marre pushtetin me votat e tua dakort
me keto qe thua.
Por ki parasysh, jo shume larg, vetem Qifja bleu
nja 30,000 vota, Elbasan + Tirane, keshtu
qe bli nje makine llogaritese dhe beji mire
llogarite.
Jeni te forte ju per llogari,i ngjani lulit 7×7.
Adminisrada @………………………………..
Jo more zoteri jo ..PD e LSI e PS jane bythe e breke bashke ,por luftojne me njeri tjetrin vetem , per te vjedhur para duka mare pushteti .Rama ka vjedhur te gjithe votat e Partive te reja si ajo e Z te nderuar Murrizi ,Vetvendosja , Nisma Thurje .Per keto parti te reja ,per interesin tone e te femijeve tane ,kemi votuar ne kokpalaret e mjere .Keto do ishin shpresa e vetme e jona ,per tju larguar perfundiisht bajges se PPSH te ndare ne tre pjese .Hajde duro edhe 4 vite te tjera ,ne Diktature e ne perdhunim .Mjere ne .
O Arben ben mire dhe ti ta marresh ate makinen llogaritese e shohesh sa kushton blerja e 30 mije votave.Edhe banga europiane nuk i ka aq leke dhe sbesoj te kete njerez te lene nga trute qe te shpenzojne 3 melearde per tu bere deputet
Ja, kjo eshte deshmi.Ju ,zoti Arben paskeni nje fakt te rendesishem dhe konkret -“qifja ka blere 30 mije vota”(sikur ia ke numuruar ti votat e blera).Ndihmo konkretisht ,denonco qifen ne prokurori .Nese nuk e ben ,prokuroria duhet te te therrese.Edhe redaktoret e gazetes dita duhet te ndihmojne ,ndryshe do te akuzohen si fshehes te se vertetes.kjo nuk ka te beje me lirine e fjales.Kjo lidhet me ndryshimi nepermjet “lirise se fjales dhe te shprehurit”me lirine e e shpifjes
Bukur.Te hapen kutite.Nese ka gabime autoret te mbajne pergjegjesi ligjore!Muzika e qaramaneve duhet nderprere mbi kete fakt!