Nesip Kaçi
(Vijon nga numri kaluar)
Deri më vitin 1967 ishin elektrifikuar 787 fshatra, baraz me 30% të numërit të përgjithshëm. U vendos më 1968 që elektrifikimi të përfundonte 14 vjet më parë, në vitin 1971, në 30 vjetorin e themelimit të partisë, domethënë për katër vjet 1968-1971, do të elektrifikoheshin 70% e fshatrave, shumica e të cilave në zonat malore dhe pa rrugë automobilistke. Po e theksoj se elektrifikimi ishte një aksion i gjithë popullit, por pa dyshim, rinia luajti rolin kryesor. Shtyllat elektrike rreth 780 km, shtylla druri të impenjuara 39.000 metër kub, shtylla druri të paimpenjuara 93.000 metër kub, tel i izoluar 3000 ton etj., duheshin ngjitur në majë të maleve me krahë, punë kjo që vazhdoi për katër vjet me radhë. Ismail Kadareja shkroi këto vargje për elektrifikimin : “ Mbërthejnë llampa, Mijëra dhe mijëra, Sikur montojnë, Një qiell me yje “.
Në aksionet kryesore te rinisë, vetëm në ndërtimin e rrugëve, të hekurudhave dhe në aksionet e bregdetit për tarracimin e tij dhe mbjelljen me ullinj e agrume : portokalle e limona, kanë marrë pjesë mbi një milion të rinj dhe të reja.
Tani do të flas për zhgënjimet
Pas vdekjes së Stalinit, me ardhjen në fuqi të Hrushovit, veçanërisht pas kongresit të 20- të të PKBS, edhe ne filluam të dëgjonim shkarazi për ndonjë kritikë që i bëhej Stalinit, sidomos në drejtim të kultit të individit. Në organizatën e partisë të deleguarit na thoshin : “Edhe në se në BS ka pasur shfaqje të kultit të individit, te ne s’ka pasur, sepse Partia dhe shoku Enver Hoxha s’kanë lejuar të zënë vend në partinë tonë shfaqje të tilla”. Megjithatë opinioni ziente midis shokësh; edhe ne të rinjtë me dashamirësi bisedonim që shfaqje të tilla në të vërtetë ekzistonin dhe duhej të goditeshin dhe të shëroheshin. Një përpjekje e tillë u bë në konferencën e partisë së Tiranës në prill të vitit 1956. Kur Enver Hoxha, që pushonte në Vlorë, u informua se ç’diskutohej në këtë konferencë, erdhi urgjentisht në Tiranë. Ashtu siç dinte vetëm ai, ajo frymë kritike, edhe pse brenda normave demokratike të partisë, u mbyt dhe konferenca u kthye në një “gjyq” për ata që bënin kritika. Shumica prej tyre u cilësuan elementë antiparti, të tjerët armiq dhe bashkëpunëtorë të revizionistëve jugosllavë, por e vërteta ishte se në partinë tonë nuk pranohej kulti i individit i Enver Hoxhës dhe konferenca synonte të godiste në radhë të parë Enver Hoxhën. Si pasojë e kongresit të 20-të të PK të BS, bashkëekzistencës paqësore, paqes e miqësisë midis popujve, jeta filloi të liberalizohej dukshëm. Filluan të botohen vepra të shkrimtarëve të njohur botërorë, në kinema veç filmave sovjetikë filluan të shfaqen filma nga vendet perëndimore kapitaliste, sidomos filma të neorealizmit Italian. Edhe në orkestrat e lulishteve lejohej e dëgjoheshin muzikë e këngë të huaja. Salla e madhe e hotel “Dajtit” jepej edhe për mbrëmjet e vallzimit të rinisë të qëndrave të punës e të prodhimit, për rininë e shkollave etj. Por kjo nuk zgjati shumë se liberalizimi nuk çonte ujë në ruajtjen e pushtetit personal të Enver Hoxhës. Kongresi i katërt i PPSH-së i “shtrëngoi vidat”. Fusha më e ndjeshme ishte ajo e kulturës, sidomos ajo e letërsisë dhe e arteve.
“Pranvera e vogël shqiptare “
Enver Hoxha, si sundimtar, i zgjuar e dinak, i studionte me kujdes situatat e jashtme e të brendshme, që të merrte masat e nevojshme parandaluese për rreziqet që mund t’i kërcënonin pushtetin personal, për të cilin mendoi e luftoi tërë jetën. Ai kishte aftësi të veçanta për të shfrytëzuar me mjeshtëri krizat e kohës. Enveri një herë shkoi në Shkodër dhe takoi në Komitetin e Rinisë, Byronë e Komitetit dhe disa aktivistë rinie. I pyeti me radhë ç’profesione kishin dhe ku punonin. Në Komitetin e Rinisë kishim tre sekretarë. Kur dolëm nga takimi, më kapi mua nga krahu dhe me ngadalë më tha : “Po s’keni gjetur një katolik për sekretar?”
Me gjithë radikalizmin me të cilin po kryhej “revolucionarizimi” i jetës së vendit, në qiellin shqiptar dukej se frynte një fllad liberalizmi. Në këtë kohë Enveri fliste e takohej më shumë me rininë e me studentët. Ishte koha që në shumë vende të Europës, si Gjermani, Itali, Portugali e veçanërisht në Francë u ngrit vala më e fuqishme e demostratave ku me studentët u bashkuan edhe punëtorët, që tronditën sistemet e pushtetarët dhe në Francë çuan deri në dorëheqjen e De Golit.Në rrugët e Beogradit studentët hodhën parullën : “Poshtë borgjezia e kuqe”. Kjo e bëri Enver Hoxhën që në zhegun e vapës, në 30 qershor 1968 të shkojë në Gradishtë të Lushnjës për t’u takuar me studentët që punonin për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier. Qëllimi i këtij takimi ishte të tatonte pulsin e studentëve. Duke folur para mijëra studentëve ai bëri vlerësime në superlativë për besnikërinë ndaj partisë të rinisë e të studentëve tanë. Pas mitingut, në një takim të ngushtë me përfaqësues të studentëve, ku merrnin pjesë edhe Ramiz Alia dhe unë, ai porositi që të mos ishim sektarë me rininë e të kuptonim më mirë dëshirat e shqetsimet e saj. U duk se po krijohej një klimë e re. Në disa drejtime diçka po lëvizte e po liberalizohej. Nga valët e radio Tiranës dëgjohej edhe zëri i Tom Xhonsit e ndonjë këngë e “Bitëllsave”, që deri atëhehë dëgjoheshin në fshehtësi në bodrumet e pallateve. Në heshtje lejoheshin antenat e stacioneve televizive të huaja, kryesisht atyre italiane. Veshja ekstravagante e rinisë dhe veçanërisht e grave dhe të rejave u duk se mori të drejtën e qytetarisë. Megjithëkëtë, reagimi konservator ndihej i fortë në të gjitha instancat në parti dhe në qeveri. Vetë Mehmet Shehu shpesh më merrte në telefon e më thoshte: “Nuk i sheh ti këta studentë e studente, që kalojnë nën dritaren e zyrës sime, qafëleshë e me minigona “ ? Madje një herë m’u kërcënua : “Ty bashkë me Ramiz Alinë, do t’iu çoj te shoku Enver, që i lejoni këto gjëra.” Në mjaft rrethe rreagimi ishte edhe më i ashpër.
Në këto rrethana kërkova një takim me Enver Hoxhën, i cili më priti që të nesërmen, më 28 prill 1971 në zyrën e tij, në prani të një sekretareje, që stenografonte bisedën. Kjo ishte hera e parë që kërkoja takim me E. Hoxhën. Për takimin që i kërkova unë, që në fillim më tha se ndihej i kënaqur që takohej me mua, si drejtues i rinisë. “- Po s’u takova e të bisedoj me ju –tha- me kë do të bisedoj unë, me “xha Zeqon”? I fola shkurt për mendimet e mia, duke e vënë theksin sidomos në qëndrimet konservatore e sektare që vihen re në punën me rininë. Në këtë takim unë e informova për problemet që e shqetsonin rininë në shkolla, universitet, qëndra pune e prodhimi në qytet dhe në fshat, zgjidhja e të cilave nuk varej vetëm nga ne, por nga deshira për ta kuptuar rininë sepse ka shfaqje konservatore, sidomos në shkolla. Të rinjtë kanë dëshirë, bie fjala, të dëgjojnë muzikë, të bëjnë mbrëmje vallëzimi etj. I thashë se Radio Tirana nuk transmeton muzikë vallzimi për rininë. Fola për këtë problem me drejtorin e përgjithshëm të radio-televizionit, shokun Thanas Nano, ai m’u përgjigj se rinia nuk do atë muzikë që vëmë ne, po tjetër, ai më tha se kjo punë është e zorshme të bëhet. Këtu Enveri më ndërpreu dhe më tha : “Me sa duket shoku Thanas nuk qënka në gjëndje të kuptojë kërkesat e drejta të rinisë”. Biseda vazhdoi gjatë dhe Enveri qe entuziast. Në fund tha se do të gjente rastin dhe me sekretarët e parë do të fliste për këto gjëra. Më tha se neve na interesojnë mendimet e shokëve, problemet që shtroni ju janë të rëndësishme dhe duhen zgjidhur drejt nga partia dhe rinia së bashku. Unë, tha Enver Hoxha, jam dakord me të gjitha mendimet e tua, për zgjidhjen e problemeve që preokupojnë rininë, se më duken të drejta. Pas kësaj u hoq drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Thanas Nano dhe në vend të tij u emërua Todi Lubonja, i njohur për pikëpamjet e tij në përkrahje të së resë. Me ardhjen e Todit në radiotelevizion, u ndje se diçka lëvizi. Rubrika dhe misione të reja interesante e të bukura filluan të dëgjoheshi e të shiheshin në radiotelevizion, u hap një program i veçantë me muzikë të huaj e të vendit për rininë, pra, ndryshoi shumë programi i radiotelevizionit, artistët e rinj jepnin më shumë. Kjo u komentua në mënyra të ndryshme në ambjente të ndryshme dhe qarkullonte kjo shprehje : “Iku Thanas çiftelia, erdhi Todi Italia “.
Vitet gjashtëdhjetë për mua ishin vitet e ngjitjes se shkallëve të karrierës. Pasi mbarova në vitin 1957 fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, punova si pedagog në këtë fakultet deri në vitin 1962. Një nga ëndrrat e mia ka qënë arqitektura, ajo m’u realizua përgjysëm me mbarimin e fakultetit të ndërtimit, por s’e realizova dot plotësisht se nuk m’u dha rasti e mundësia të punoja në projektim, si disa shokëve të mi, Petraq Kolevica, Maks Velo e ndonjë tjeter. Mosplotësimi i kësaj detyre është „peng“ i jetës sime. Motoja e kohës sime ishte se dëshirat personale duhet jo vetëm të shkriheshin, por t’u nënshtroheshin interesave të përgjithshme të shoqërisë. Aq më tepër kjo për një anëtar partie si unë që si “ushtar” i saj, duhet të bëja gjithçka. Dhe jo thjeshtë si “ushtar”, por edhe me ndërgjegjen e një idealisti, që besonte seriozisht se po i shërbente një qëllimi të lartë njerëzor. Kështu e lashë rrugën e profesionit, jo pa keqardhje, për të shërbyer atje ku mendohej se jepja më shumë. Ideali ishte i lidhur ngushtë me patriotizmin. “Partia ishte një lloj krijese mitike dhe reale njëkohësisht, e gjithpushtetshme mbi mendjen e kuadrove të saj drejtuese, si dhe mbi atë të gjithë atyre, që i besonin asaj”, thotë francezi Egdar Moren, ish-idealist i komunizmit në rininë e tij.
Koha kur punova pedagog në fakultetin e ndërtimit në vitet 1957-1962, njëkohësisht isha edhe sekretar i Komitetit të Rinisë së Universitetit. Në verën e vitit 1962 fillova punë në KQ të Rinisë, në fillim sekretar dhe ne shkurt te vitit 1964 si Sekretar i Pare i KQ te Rinise. Në këtë kohë u zgjodha anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.
Në janarin e vitit 1973 Enver Hoxha më tërhoqi vëmendjen pse i lejoja studentët me flokë të gjata deri mbi supe, duke theksuar se duhet të përgjigjen se ç’i shtyn disa udhëheqës rinie që të rrëshqasin në liberalizëm e në djathtizëm në punën me rininë dhe paralajmëroi me ton kërcënues se këto probleme do t’i analizonte partia në një plenum të veçantë për ideologjinë, duke theksuar se : “Këto liberalizma e lëshime të dënueshme të marrin fund menjëherë”. Filloi kështu të pregatitej plenumimi i katërt i KQ të PPSH-së. Në mars të vitit 1973, në Konferencën e Partisë së Universitetit erdhi i deleguari i KQ vetë Hysni Kapo. Unë atëherë isha rektor i Universitetit të Tiranës. Para mbledhjes erdhi në zyrën time në rektorat, krejt normal bisedoi e foli me mua. Në Konferencë unë diskutova, bëra autokritikë, ashtu siç e kisha kuptuar unë fjalën e Enver Hoxhës, nuk m’u bë asnjë pyetje nga pjesëmarrësit e konferencës, as nga Hysni Kapo. Kur mbaroi konferenca unë e përcolla te makina, ai më tha: Ikim me këmbë të dy. Ishte natë. Rrugës më tha që kur t’u them shokëve si diskutove do t’u bëhet qejfi. Kuptohet se shokët ishte fjala për Enver Hoxhën.
Në periudhën para Plenumit të katërt të KQ të Partisë, ne në Komitetin Qendror të Rinisë kishim ndërmarrë disa masa për zgjerimin e veprimtarisë edukative të rinisë në forma më të përshtatshme e më të pranueshme për rininë : si zgjerimi i diapazonit të problemeve për të cilat duhej të diskutonte rinia në fushën sociale, artit, shkencës e kulturës, për ta çliruar rininë nga disa norma e rregulla strikte organizative, që e kishin mbërthyer e atrofizuar atë, për të cilat i kisha raportuar Enver Hoxhës në takimin që bëra me të më 28 prill1971 dhe që ai i quajti të drejta.Të gjitha këto në plenumin e katërt të KQ të Partisë dhe më vonë në kongresin e shtatë të Partisë u kritikuan nga Enver Hoxha si shfaqje liberale e shmangie të udhëheqjes së rinisë nga vija e partisë. Entusiazmi im i asaj periudhe mori fund, gjithçka u duk se ishte iluzion. Edhe ajo ëndërr po kthehej në zhgënjim, në ankth e frikë. Qëllimi i mbajtjes së plenumit të katërt, që u mblodh në Pallatin e Brigadave më 26 qershor 1973, nuk ishin flokët e gjatë të djemve apo minifundet e vajzave dhe as këngët e festivalit të 11. Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës ishte që të forconte pushtetin e tij, duke spastruar shkallë-shkallë partinë nga ata njerëz që ai dyshonte se mund t’i sillnin rreziqe. Si shtresa të rrezikshme në atë fazë ai konsideronte inteligjencën dhe rininë, prandaj dhe goditjen e dha mbi këto shtresa për t’i tkurrur e frikësuar ato. Në qendër të kitikës së plenumit ishin sidomos Fadil Paçrami e Todi Lubonja, që u kritikuan ashpër në raportin e E.Hoxhës si njerëz me pikëpamje liberale, revizioniste e antiparti, si rrufjanë politikë, armiq të partisë. Ndërsa për mua u fol si për një kuadër të ri që rrëshqita në liberalizëm. Mua plenumi i katërt më ktheu nga anëtar i Komitetit Qendror në kandidat të KQ, si “kuadër i ri, që partia më jepte dorën, me bindje se do të reflektoja e do të korrigjohesha”. Pas ca ditësh m’u njoftua transferimi në Laç, si inxhinier i thjeshtë në zbatim, ku punova 18 vjet. Kur pas një viti u mblodh plenumi i KQ, mbi veprimtarinë “armiqësore” të Beqir Ballukut, në fjalën e tij Enver Hoxha gjeti vendin të thoshte : “B. Balluku nuk nxorri mësime, nga plenumi i karërt, kur një plenum i tërë kritikoi A. Meron për pikëpamje likujdatore e antiparti për kuadrin. Si është e vërteta për këtë problem? Kur në Tepelenë, sekretari i parë i komitetit të rinisë vrau në zyrën e tij shefen e pionierëve të komitetit të rinisë, viktima të thashethemeve të ambientit konservator, për ta trajtuar këtë problem, me Hysni Kapon shkova edhe unë në Tepelenë. Në plenum Hysni Kapo tha për Fejzo Ismailin, (ish-komandant i partizanëve i orëve të para në rrethin e Tepelenës dhe ish-deputet), që ky ka mbushur moshën e pensionit, të dalë në pension. Në parim kjo qe tha H.Kapo per Fejzo Ismailin ishte normale dhe unë i përmbahesha këtij parimi. Vitua e bëri këtë sikur kisha thënë une në plenumin e Tepelenës që të gjitha kuadrot e partisë me të mbushur moshën duhet të dalin në pension. Kjo sigurisht konsiderohej që edhe Enver Hoxha të dilte në pension, se e kishte mbushur moshën e pensionit.
Dy ditë pas plenumit të katërt më thirri në zyrën e tij Hysni Kapo dhe më tha : “Shoqja Vito (Kapo) i ka shkruar një letër shokut Enver, ku i thotë për ty se përvec atyre që dolën në plenum, Agimi ka pasur edhe pikëpamje të tjera të dënueshme, shumë liberale, midis të tjerave edhe për kuadrin, duke kërkuar që kuadrot e vjetra, mbi 50 vjeç të largohen nga postet udhëheqëse”. Kaq më tha Hysni Kapo, por unë midis rreshtave të letrës, që ishte rreth dy faqe, lexova dhe atë që thoshte ajo se ndaj meje, ishte mbajtur qendrim i butë në plenum. Unë me Viton kisha njëfarë konfidence, por akoma s’e kam kuptuar plotësisht edhe sot se si dhe pse ajo e bëri një gjë të tillë? Vitua mbahej një grua e moderuar.
Në plenumin e vitit 1976, i cili shqyrtoi pikëpamjet dhe veprimtarinë “revizioniste” të Piro Dodbibës, ministër i bujqësisë dhe Thoma Delianës, ministër i arsimit, në këtë plenum u mor vendim për mua dhe më përjashtuan edhe nga partia. Në plenumin e katërt më të ashpërit ndaj nesh ishin ushtarakët dhe “shokët e bazës”, por më të egra akoma ishin gratë e presidiumit, majtas e djathtas N. Hoxhës. Sekretari i parë i Dibrës, Hekuran Isai, midis së tjerash, propozoi për masë ndëshkimore : “T’i fusim në një thes, t’i lidhnin grykën mirë e t’i hedhim në lumë”. Ky njeri-antinjeri, pas pak kohësh u ngrit në postin e Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë, u bë anëtar i Byrosë Politike dhe më vonë Ministër i Punëve te Brendshme. E po çfarë t’i thuash kësaj?!
Menjëherë pas përjashtimit tim nga partia dhe dënimit si në gjysmë internimi në Laç, filloi goditja ndaj familjes sime. Vëllai i madh, Omeri, dërgohet në fshat. Vëllai i dytë, Astriti u kthye urgjent nga ambasador e disa muaj lihet pa punë. Vëllai i tretë, Mërkuri nga zevendes minister i bujqesise u internua në Krumë, vëllai i katërt, Volteri nga komandant nëndetëse e shkarkojnë nga puna, vëllai i pestë Neptoni nga redaktor i teksteve shkollore në Shtëpinë Botuese, e çojnë në fshatin e largët Miçan të Përmetit. Fëmijtë e mi, Elona dhe Altini, dolën të shkëlqyer në mësime por vajzës kur mori maturën nuk i dhanë të drejtë studimi, kurse djalin e morën ushtar.
Familja jonë në Gjirokastër gjatë Luftës Naçionalçlirimtare ka qënë bazë e luftës, dy vëllezërit e mi kanë qënë partizanë, Omeri partizan në Brigadën e Tetë Sulmuese dhe Astriti në Brigadën e Gjashtë Sulmuese, vëllai tjetër Mërkuri aktivist i grupeve guerile në Gjirokastër dhe i burgosur nga nazifashistët dhe ballistët në Kalanë e Gjirokastrës, babai im Asim Mero është “Dëshmor i Atdheut” i vrarë dhe masakruar nga nazifashistët gjermanë dhe ballistët e Ajdin Matos më 23 prill1944 në Gjirokastër.
Në fund, dua t’i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time të thellë Liljanës, bashkëshortes time të përkushtuar, që edhe në ditët e vështira, që më solli jeta, më ndihmoi që ta përballoja dhe ta jetoj atë.

O ti z.Agim!Ke shpetuar me callata te vogla,se mund ta pesoje edhe si Todi Lubonja me Fadil Pacrramin.
Liberalizmi dhe modernizmi nuk vinte nga Alo Qosja nga Sojniku Gramshit,por vinte nga femijet e Bllokut qe ishin rritur dhe po shanin baballaret.Gjuha Spartak Ngjeles dhe Fatos Lubonjes e tmerroi Enver Hoxhen,prandaj mblodhi plenumin e IV.
Si u zhgënjye Z. Agim Mero!?
Dihet që drejtimi i punës në socializëm ishte kolegjial, po kështu ishte mobilizimi total i të gjitha hallkave drejtuese shetërore dhe partiake dhe i specialistëve për zbatimin e vendimeve. Enver Hoxha fliste i fundit pasi ishin shtruar e diskutuar problemet për të bërë konkluzionin. Po kështu ndiqej edhe zbatimi i vendimeve. Kjo vlen edhe për Agim Meron që njohu vetëm ngritje në karierë me aksionet e e suksesshme të rinisë me perspektivë të lakmueshme.
Sipas këtij shkrimi, zhgënjimi i vjen atij se nuk ka reflektuar në kohën dhe në drejtimin e duhur, si përshembull, ndaj ngatërresës së bisedës që ai nuk e kupton akoma pse i ndodhi, ndaj tërheqjes së vëmendjes për flokët e gjatë të studentëve e minifundet e vajzave, ndaj qarkullimit të shprehjes “iku Thanas çiftelia, erdhi Todi Italia.” Më hapur se kaq s’kishte ku të shkonte. Ai duhej ta kish kuptuar situatën e tensionuar nga intensifikimi i gjithanshëm e i njëhershëm i sulmeve antisocialiste për ta distancuar veten nga persona me tendenca liberale qëllimkeqe. Si ai ka edhe të tjerë që bëheshin pengesë në luftën klasore për pushtet brenda në parti. Këta kanë kapacitetin ta rishikojnë e ta gjejnë të vërtetën për nderin e tyre nëse janë akuzuar pa të drejtë mjafton të argumentojnë e t’i përgjigjen pyetjes së një historiani pjesëtar i grupit që po rishkruan historinë tonë: “Falimentoi socializmi apo e shkatërruan?” si tenja nga brenda.
Heshtja ose dredhimi që bëjnë disa i kompromenton si kontribues në rrënimin social ekonomik me pasoja tragjike për popullin e shtetin shqiptar, dhe zhgënjimi nuk ka kuptim. Kasandra.
Kasandra,,ja paske tjerrur Agim Meros,ja paske bere kacurrel.
Ju familja e enverit e keni perdorur Agim Meron per te reklamuuar gjoja pikepamjet liberale,perendimore,demokratike te enver hoxhes,,(Ate fjalimin e Matit),,Tani qe po ankohet edhe Agim Mero ,,
Edhe ky paska faj!!!
Agim Mero eshte fajtor,,sa eshte fajtor sherbetori i Harpagonit,,kur femijet e tij i bene procken ,i fshehen florinjte dhe i luajten ca rrengje.
Cfare faji kishte Agim Mero qe Lad Shehu,Agim Muftiu,Vera Bekteshi,Lili Carcani,Spartak Ngjela,Fatos Lubonja,Reshit Lleshi,,,shanin mbare e prape Enver Hoxhen dhe baballaret e tyre,,se politiken Liberale ne TVSH e bente Nefo Myftiu,,minigonat,,kaubojsit,qafeleshet ishin Femijet e Bllokut,,Copani parimor Rita Marko ngaterroi djemte e Memet Shehut me turiste te huaj ne Gjirokaster.
E bija enver hoxhes u shkri fare,,akullore u be ne plazhin e Konvaleshences me Asllan Rusin,,
Kjo ishte Pasqyra ku shihte veten rinia Tiranes.
Ku kishim televizore ne ne 72?!Televizore kishte vetem blloku dhe sekretaret e pare.
Z.Agim Mero eshte i pafajshem.
Je i pafajshem or vlla!
Me fajtor eshte Ilir Meta,qe ra termet ne Durres,se sa ti.
Keta ishin
Demo
Kur them se “zhgënjimi nuk ka kuptim” nuk bëj fajtor Agim Meron sepse unë shpresoj që ai, duke qenë dëshmitar i ngjarjeve para dhe pas elektrifikimit (1971) e njihte situatën dhe me kapacitetin që ka mund të ndihmojë në zbardhjen e historisë. Ndëshkimi që mori dhe zhgënjimi i vonuar tregojnë se ai nuk e gjen veten as te pinjollët e persekutuar që punuan në fshehtësi, as te pinjollët që punuan hapur, morën pushtetin dhe të dy palët rrënuan jetën social ekonomike deri në shkatërrimin makabër të Shqipërisë. Të gjithë dolën të fituar e të dekoruar se e mundën socializmin, vija ndarëse midis tyre dhe jetesës së popullit që po përmiqrësohej gradualisht me zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit shqiptar. Këtë punë gjigande ata për qëllimet e tyre propagandistike në popull e tjetërsojnë në dëm të udhëheqësit të popullit Enver Hoxha.
Besoj se Agim Mero, të cilin nuk e njoh as e kam takuar ndonjëherë, nuk hynë tek ata, por duke qenë midis tyre ka qenë nën presion të vazhdueshëm dhe ka gjetur si rrugëdalje të mbrohet duke folur si ata se, tek e fundit, fjalën e fundit për figurën e Enver Hoxhës e kanë populli dhe historia, ndoshta bashkë me ta edhe ai vetë. Ai nuk është as si ata që e mohojnë punën e tyre dhe të mirat që kanë pasur për interesat e tyre të reja ose për ego personale. Agim mero nuk është as si ndonjë historian që do ta rishkruajë historinë e socializmit, sipas thënies ” Pri mish e ha, i yti mishin ta ha po kockën ta ruan”, kur “kocka është e fortë”.
Agim Mero, si shumë drejtues të tjerë në frontet e tyre të punës, ka punuar pa u lodhur prandaj dhe shkruar me saktësi e shumë dashuri për punën e tij, aksionet historike të rinisë që sot kujtohen me nostalgji. Përshëndetje, Kasandra.
Me te lumte Kasandra..Agim Mero eshte AGIM…
Mbrodhesi i uroj.
Dhimbia e madhe Popull!