Të rinjtë në Tik Tok janë fiksuar pas analizimit të “papërsosmërisë” së fytyrave të tyre. E gjithë kjo falë një filtri viral.
Filtri që tregon reflektimin tuaj të pasqyruar ose më qartë tregon si ju dukeni te njerëzit e tjerë ka mbi 316 milionë shikime në hashtag dhe mijëra video nga përdoruesit që e provojnë atë. Disa njerëz befasohen nga simetria e fytyrës së tyre, ndërsa të tjerët tronditen nga sa e ndryshme është pamja e tyre kur vendosin dhe heqin filtrin.
“Kam qarë në shtratin tim për orë të tëra pasi kam përdorur këtë filtër,” shkroi një përdoruese. Një tjetër tha: “Tani e di pse askush nuk mendon se jam e bukur”.
Edhe pse mjekët pretendojnë se është gati e pamundur të kesh simetri të përsosur të fytyrës, filtri i përmbysur (inverted filter) në TikTok duket se po dëmton vetëbesimin e adoleshentëve dhe shëndetin e tyre mendor.
Ndërsa filtri i përmbysur nuk e ndryshon pamjen tuaj në asnjë mënyrë, ai po luan me perceptimin tuaj për veten, thjesht duke jua treguar atë në një mënyrë që zakonisht nuk mund ta shihni.
n.s. / dita
