Mund të quhet një nga aktoret më joshëse të Hollivudit, duke përfshirë këtu filmat më të fundit “Resident Evil” (E keqja e qëndrueshme) dhe “Fifth Element” (Elementi i Pestë).
Por para këtij suksesi Mila Jovoviç ishte një vajze e vogël e thjeshtë. Artistja 37-vjeçare shpërndau një foto të saj fëmijë, me dy bishtaleca, ndërsa poshtë shkroi: Gjeta këtë foto të vjetër timen në Rusinë e viteve ’70. E ankthshme dhe komuniste! Shumë e lezetshme!”
Mila ka lindur në Kiev dhe familja e saj u zhvendos në Kaliforni kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe. Më pas ajo shkollë në shkollë në Los Anxhelos por e kishte të vështirë të ndërronte theksin e saj dhe në një intervistë të mëparshme ajo pati rrëfyer. “Më quanin spiune ruse dhe nuk më pranuan asnjëherë në shoqëri”. Mila u detyrua të linte shkollën dhe në moshën 12-vjeçare iu fut rrugës së modelimit. Kontrata e parë profesionale e saj u nënshkrua kur ajo ishte 13 vjeçe.
Tashmë, Mila, e cila ka një vajzë 5 vjeçe me burrin e saj, njëkohësisht drejtor, thotë: “Mendoj se gratë këtu në SHBA e shohin si joshëse Lizën me veshjen e saj dhe me një armë në dorë. Por gjëja që mua më pëlqen nga filmi “Resident Evil” është fakti që Lisa është një nënë dhe, përveç dhunës dhe kaosit, thelbi i historisë bën fjalë për një grua që përpiqet të shpëtojë një fëmijë”.

Burri njekohesisht drejtor nuk ka kuptim ne shqip. Te pakten, drejtori duhet zevendesuar me regjisor.