Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë sot në një aktivitet sot në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’.
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, me në krye Soreca-n kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.
Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare.
Soreca i ka suprizuar të gjithë me mënyrën perfekte sesi e kërcen pogonishten.
Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.
“Javët e Europës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Europës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.
j.l./ dita

Mbas Gani Abazit, vjen Luigj Shiroka..
Sa mire te kishte qene dhe shalegjata dymetroshe, kaptina me qoshe, koka boshe, Kajda gjoshe surratnallonja, surrattepsija e Nafije dybekut turikalit se ajo e qan fare pogonishten, o nona vet donte dhe te vinte prape ne pushtet sharebajga e leshitlikes
‘Dalldisi fukaraja’ apo Zengjin tallavaja….!?Kan gjetur Ameriken ne vendin me te varfer te Europes e Ballkanit!
Duhet te gjobiten se jane pa maska.
Po eshte edhe Pogoni dhe vallet e Tij Pogonishte turkshqiptare atehere edhe une jam kinez nga Dhelvino.
si pune e valles se Bushatit me Kotzian
ndonje llaf per megavjedhjen elektorale te PiSave…. apo s’pame gje s’degjuam gje
populli respektohet duke ia mbrojtur te drejtat e demokracine, me valle hidhe sa te duash s’ja hedh dot fakteve
BE BASHKEFAJTORE ne korrupsionin e qeverise se ramutit, BASHKEFAJTORE ne kamuflimin e vjedhjes se zgjedhjeve 25prillit
Vallja që kërcen ashtu si duhet ambasadori Soreka nuk është pogonishtja por ajo e napolonit . A nuk e keni parë si tund miljonat e BE, 40 miljonë euro për reformën në drejtësi, 60 miljon euro për bujqësinë, 50 miljon për pandeminë …..e nuk mbarojn eurot dhe vallja e naplonit me eurot e BE ….. e kërcen kaq mirë me partner shokun Edi Rama që shtrihet barkaz kur Soreka tund eurot dhe………të tjerat i dini vetë për vallen e naplonit të Sorekës.