Armend Xhika është 22-vjeçari shqiptar i cili ka humbur jetën në Angli.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Earl Marshal Road” në Sheffield më datë 13 maj 2021, rreth orës 20:00.
Shqiptari u plagos gjatë një sherri me mjete prerëse e më pas u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje që dëshmitarët të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre, pasi në momentin e sherrit ka patur disa persona të pranishëm.
Pas sherrit me 22-vjeçarin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, por më vonë u përfshinë në një sherr tjetër në Rrugën afër Kirton, Pitsmoor, duke bërë kështu të mundur kapjen e tyre.
