Viktor Malaj
Njëri nga analistët që ka humbur vendin e punës qysh kur qeveria aktuale ia mbylli bizneset mafiozit italian Beketi, dhe prej atëherë e deri tani shkruan dhe flet nëpër studiot televizive gjatë 365 ditëve të vitit kundër qeverisë dhe, veçanërisht, Kryeministrit Rama, shkruante një ditë se “Mjafton të shohësh korin laraman të mbrojtësve të Ramës, të përbërë nga… ca idiotë të dobishëm që pretendojnë se po luftojnë ende traditën e berishizmit”.
Sipas analistit në fjalë, të gjithë ata që besojnë dhe thonë se berishizmi është morali dhe filozofia udhëheqëse e “shtabit” drejtues të PD-së sot jo vetëm e kanë gabim, por janë thjesht ca “idiotë të dobishëm”. Duke pasur parasysh se fjala idiot pëcakton individë budallenj, me zhvillim të vonuar mendor, jo më shumë se të një fëmije tre vjeçar dhe me kuotimin e inteligjencës nën 25, mund të konkludojmë se autori i cituar më sipër i konsideron të gjithë gazetarët, analistët apo qytetarët e tjerë, bartës të mendimit dhe bindjes së sipërcituar mbi berishizmin, si njerëz që nuk kuptojnë asgjë dhe se me mendimet e tyre të gabuara ndihmojnë Edi Ramën. Se si mundet që idiotët të ndihmojnë dikë, kjo është një enigmë që mbetet për t’u zbuluar.
Meqënëse e gjej veten tek të gjithë ata që besojnë se “treni PD”-ist lëviz me “mazutin berishist”, pavarësisht cila kukull ndodhet formalisht në krye të saj, më duhet t’i them disa fjalë rreth grupit gazetaresk që përfshihet në togfjalëshin “idiotë të dobishëm”, por edhe rreth atyre njerëzve mediatikë që, prej kaq kohësh, rreken të bindin popullin shqiptar se ky vend nuk ka parë ndonjëherë qeveri më të pavlerë dhe as Kryeministër më arrogant, të korruptuar dhe inkriminuar, prandaj duhet rrëzuar me çdo mjet.
Të jesh kritik i qeverive është jo vetëm e moralshme, por edhe e dobishme dhe i bën nder cilitdo që pozicionohet në ato llogore. Por, të jesh nihilist, nxirës i çdo pune qeverisëse, përgojues dhe mohues i punëve të mira, sado të pakta qofshin, dhe interpretues keqdashës i çdo investimi qeveritar, duke ia paraqitur ato lexuesve dhe shikuesve si afera korruptive dhe kriminale, do të thotë se nuk udhëhiqesh nga kurrfarë parimesh morale apo idealesh qytetare por thjesht dhe vetëm shpreh dufin dhe urrejtjen tënde kundrejt dikuj apo disave që, me apo pa të drejtë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, të kanë cenuar interesat vetjake.

Siç e kam pohuar disa herë në shkrimet e mija, qeveria aktuale nuk mund të konsiderohet më e mira që mund dhe duhet të kemi, por fatkeqësisht është më e mira që kemi, më e mirë se alternativat që i ofrohen popullit shqiptar. Ne “idiotët e dobishëm”, të emërtuar kështu nga maskarenjtë e dëmshëm, jemi për një qeveri më të mirë dhe më të denjë për popullin shqiptar, qeveri që mund të lindë nga forca të reja politike apo nga një ndryshim i thellë progresiv i opozitës së sotme. Skota e maskarenjëve të dëmshëm është për zëvendësimin e kësaj qeverisjeje me cilëndo tjetër, duke përfshirë edhe bandën politike berishiste që s’ka lënë gjë pa iu bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë qysh kur ka dalë në skenën politike.
Dhe tani, le të shohim pak nëse “tradita berishiste” është ende e gjallë apo ka vdekur tek PD-ja dhe opozita aktuale. Për ta pasur të qartë problemin duhet t’iu përgjigjemi disa pyetjeve: A përfaqson trashëgimia politike berishiste një moral, filozofi dhe sjellje demokratike dhe progresiste apo, përkundrazi, përfaqson modelin e padenjë të qeverisjes, sjelljen e pamoralshme politike dhe inkriminimin e kupolës drejtuese? A është kjo trashëgimi ende udhërrëfyesja e opozitës dhe frymëzuesja e saj politike, apo opozita e ka braktisur dhe dënuar një model të tillë politik në qeverisje dhe opozitë? A premton kjo opozitë një model qeverisjeje më të suksesshëm, më të drejtë dhe më të painkriminuar se ajo që kemi?
Për ne “idiotët e dobishëm”, berishizmi përfaqson modelin arkaik të të menduarit, modelin vulgar të të shprehurit, modelin antidemokratik të sjelljes në pozitë dhe opozitë, si dhe modelin kriminal të qeverisjes. Nëse maskarenjt e dëmshëm besojnë se kjo nuk është e vërtetë, atëherë këtu mbyllet diskutimi dhe secili është i lirë të thërrasë: Rroftë Sali Berisha dhe berishizmi!
Që një individ udhëheqës politik dhe, aq më tepër, një parti politike, të besohet se nuk mendojnë, nuk sillen dhe nuk drejtojnë sipas një trashëgimie politike të gabuar dhe të inkriminuar, siç ne besojmë se është berishizmi, duhet që këta individë apo forca politike t’i kenë bërë një analizë asaj trashëgimie, të kenë evidentuar të gjitha gabimet dhe fajet, por edhe krimet e bërë, t’i kenë dënuar ato dhe të kenë premtuar se do të ecin në një rrugë tjetër, më parimore, të moralshme dhe demokratike. A e ka bërë këtë gjë PD-ja dhe kupola e saj drejtuese deri më sot? Askush dhe asnjëherë, madje edhe ata që krijuan shizmat në atë parti janë berishistë në formim dhe moral politik. Cili prej figurave të sotme drejtuese të kësaj partie u ngrit në vitin 1993 kundër burgosjes politike të udhëheqësit të opozitës? Cili prej tyre e dënoi dhunimin mbarëkombëtar të procesit zgjedhor të majit 1996 dhe dhunimin fizik të deputetëve kundërshtarë në Sheshin “Skënderbej”? Cili politikan i asaj partie i tha ndal Sali Berishës dhe qeverisjes së tij në mars 1997 kur vendosi gjëndjen e jashtëzakonshme, u rizgjodh President nën atë gjendje, urdhëroi mobilizimin e forcave paraushtarake nga veriu kundër jugut dhe përdorimin e artilerisë, LHL dhe aviacionit kundër popullsisë civile? Cila figurë apo figurinë politike e kësaj partie e ka dënuar deri tani marrjen e pushtetit me dhunë, me armë dhe tanke në 14 shtator 1998? Cili prej tyre u ngrit në vitin 2009 të thoshte: Le t’i hapim kutitë e votimit sepse ne jemi parti demokratike dhe na intereson vetëm e vërteta dhe vullneti popullor dhe nuk kemi gjë për të fshehur? Cili prej tyre e ka dënuar moralisht dhe politikisht vrasjen e protestuesve të pafajshëm në janar 2011 ? Asnjë për be.
A nuk i dinte drejtuesi i sotëm formal i PD-së, Lulzim Basha të gjitha sjelljet dhe krimet e qeverisjeve PD-iste kur iu bashkua asaj shend e verë me shpresën fatlume për poste të larta shtetërore? A nuk ishte z. Basha ndër figurat politike kryesore të asaj partie dhe qeverisë përkatëse kur u falsifikuan zgjedhjet e 2009 dhe, sidomos, ato të 2011 për bashkinë e Tiranës që i dhanë atij, padrejtësisht, kreun e asaj bashkije? A nuk është Lulzim Basha personi politik që ka shpallur me krenari se “ne i përkasim shkollës berishiste… Sali Berisha është një aset i PD-së dhe i gjithë Shqipërisë”? A nuk pritet që nxënësit të vënë në jetë mësimet e marra në shkollat për të cilat janë krenarë që i kanë ndjekur? Në fund të fundit, a nuk është ende gjallë fizikisht dhe aktiv politikisht Sali Berisha, para të cilit dhe kundër sjelljes amorale dhe antidemokratike të të cilit nuk bëzan asnjë figurinë e asaj partie? Atëherë, si është e mundur që “trashëgimia berishiste” nuk ekzistoka ende në medjet dhe formimin e kupolës drejtuese të kësaj opozite? A nuk ka pohuar edhe z. Ilir Meta se “me Sali Berishën na lidh e njëjta kimi” dhe se “sikur të vijë në fushatë me mua edhe Doktori i Madh ju nuk do të keni fare grup parlamentar”?!
Si “idiot i dobishëm” unë mund të bije dakord me maskarenjt e dëmshëm në faktin se kjo qeverisje nuk është sa i janë mundësitë për të qenë efikase, se ka vërtetë shenja treguese për afera korruptive dhe se në veprimtarinë e saj ka pak ose fare pak mendime dhe trajtime majtiste. Por unë nuk mund të pranoj që ata që kanë rrahur, burgosur dhe vrarë kundërshtarë politikë, dhe nuk kanë ndjerë dhe as shprehur kurrfarë pendese dhe ndjese, janë më të mirë dhe më të vlefshëm se këta që ndaj kundërshtarëve politikë kanë përdorur si armë kryesore satirën, sarkazmën dhe gazin lotësjellës; se këta që median e etiketojnë “kazan” duhen zëvendësuar me ata që patën rrahur, burgosur e sakatuar gazetarë dhe djegur redaksi gazetash dhe, rrjedhimisht, qenë shpallur “armiq të shtypit të lirë”; se E. Rama, i dyshuar për afera korrupsioni me koncesionet apo PPP-të duhet zëvendësuar një orë e më parë me L. Bashën, të cilit iu provua nga KLSH (i drejtuar nga PD) dhe nga prokuroria se ishte përgjegjës për 235 milion euro “të humbura” në ndërtimin e “Rrugës së Kombit” dhe i shpëtoi gjykimit me procedura, pa u shpallur fajtor as i pafajshëm; se ish-Ministri i Bredshëm Lulzim Basha, i cili drejtonte operacionin e mbrojtjes së godinës qeveritare në 21 janar 2011, ku u vranë katër protestues paqësorë dhe sot pohon se “zbatuam vetëm ligjin”, qenka i denjë dhe i vlefshëm të zëvendësojë z. Rama i cili nuk ka ende në shpinën e tij qoftë dhe një të plagosur; që autorët e prishjes së mbikalimit tek Zogu i Zi dhe të ndërtimit të rrethrrotullimit “Shqiponja” qenkan më novatorë dhe të dobishëm se ndërtuesit e stadiumit të ri, Unazës së Madhe apo mbikalimit ende në ndërtim në rrugën Tiranë-Durrës; se ideuesit dhe zbatuesit e Drejtësisë së Plepave dhe penguesit e sabotuesit e Reformës në Drejtësi janë më të ndershëm dhe më të vlefshëm se ideuesit dhe zbatuesit e Reformës aktuale të Drejtësisë; se ata që iu kanë shpëtuar aferave të tyre kriminale pasi kishin zënë përfyti drejtësinë, ata që iu shkuan në shtëpi të pandehurve (S. Berisha tek I. Meta) një natë përpara se të gjykoheshin, apo pasi u dënuan nga gjykatat (L. Basha tek Xhelal Mëziu) për afera korruptive si dhe që bëjnë deputetë njerëz të dënuar nga gjykatat (si E. Salianji) do të na shpëtojnë nga inkriminimi i politikës etj. etj.
Ne “idiotët e dobishëm” besojmë se pushteti merret dhe dorëzohet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të drejta dhe jo nëpërmjet ngujimeve në Çadra, as braktisjes së parlamentit me shpresën për marrjen e pushtetit në tavolinë, as me sulme me zjarr e molotovë kundër godinave qeveritare dhe parlamentare dhe as me presionet për përsëritje të zgjedhjeve sa herë i humbet ato. Ne besojmë se në të gjitha proceset zgjedhore ka pasur parregullsi dhe shkelje ligjore sporadike, por nuk mund të besojmë e konkludojmë se krejt proceset zgjedhore duhen zeruar vetëm pse dikush u përgjua në 2017 duke thënë “tërmet, tërmet, a t’ia japim Dakos ca lekë se i duhen për fushatë” apo sepse Qeveria i shpeshtoi legalizimet e banesave apo dëmshpërblimet e tërmetit në prag të zgjedhjeve aktuale. Siç thoshte me të drejtë një koleg i medias i cili, me siguri, bën pjesë tek “idiotët e dobishëm”, opozita aktuale shpall si pretekste dhe kauza të saj parregullsi dhe shkelje të cilat, disa herë dhe sa herë ka qenë në pushtet, i ka kryer me shumicë dhe në përmasa shumë më të mëdha.
Ndryshe nga ne, maskarenjt e dëmshëm pohojnë se “Ne fakte nuk kemi parë (për manipulime). Në këtë kuptim fakte nuk ka. Unë jam nga ata që besojnë se zgjedhjet janë vjedhur, zgjedhjet janë blerë, zgjedhjet janë manipuluar… Provat e paraqitura nga PD janë prova fake…”. Pra, megjithëse as ata s’kanë parë prova manipulimi dhe as opozita nuk ka paraqitur prova reale të manipulimit apo blerjes së votave, prapëseprapë zgjedhjet janë vjedhur, blerë e manipuluar. Është kështu jo pse ka ndodhur vërtetë por sepse “armiqve” të pakompromis dhe të paparimtë të Qeverisë iu intereson të jetë kështu. Njerëz të tillë, të cilët i paraqesin zemërimet e tyre si parime dhe i shesin dëshirat e tyre si realitete që s’kanë nevojë të provohen, nuk do të pranoheshin as si dëshmitarë dhe jo më si gjyqtarë të së drejtës dhe të vërtetës.
Duke qenë të paparimtë, të paskrupullt dhe të papërgjegjshëm, ata janë edhe të dëmshëm. Nuk janë të dëmshëm për Edi Ramën, por për popullin dhe vendin sepse, vetëm që të realizohen interesat e veta dhe të qetësohen pasionet e tyre, janë gati ta yshtin dhe hedhin popullin në akte dhune dhe kaos. Në vitin 2019 pohonin se “nuk u bë nami edhe po u dogj ndonjë ndërtesë shtetërore; po të isha unë do të kisha lejuar edhe ca dhunë; opozita duhet të ndërmarrë akte radikale që nuk e lejojnë të kthehet më në kulisat dhe pazaret e mëparshme… Ata kanë fatin se Rama e ka hequr gardhin e Kryeministrisë. Pikërisht atë mund të pushtojnë… Nëse një pushtet vjedh me Avdylajt, atëherë del se ndaj këtij pushteti duhen marrë armët…”.
Në vend që t’i kërkojnë opozitës ndryshimin dhe përmirësimin moral, cilësor dhe demokratik, ata e nxisnin dje të dorëzonte mandatet parlamentare dhe të bojkotonte zgjedhjet lokale, gjëra të cilat vetë opozita i pranon sot si të gabuara, ndërsa sot e kritikojnë Bashën pse e braktisi rrugën e molotovëve dhe sulmeve ndaj institucioneve. Për ta nuk kanë rëndësi provat për të vërtetuar parregullsinë e zgjedhjeve, nuk kanë rëndësi as dhjetëra sondazhe të huaj dhe vendas që e tregonin qeverisjen fituese të zgjedhjeve qysh disa muaj para votimeve, nuk ka rëndësi fakti që PD-ja nuk ka qenë kurrë forcë e parë në zgjedhje përveç vitit 1992, nuk kanë fare vlerë vëzhgimet dhe vlerësimet e të huajve. Për ta kanë rëndësi vetëm dëshirat e tyre, të parealizuara, dhe pretendimet e tyre të paprovuara.
Në këto rrethana, unë vazhdoj të anoj nga grupi i “idiotëve të dobishëm” dhe e refuzoj me përbuzje grupin e maskarenjve të dëmshëm, të cilët duket qartë që nuk luftojnë për parime, as për moral dhe as për demokraci, por thjesht dhe vetëm për interesat e veta meskine.

Cka jane keto tituj me FJALE VAGABONDASH, qe KEQEDUKOJNE RININE:
“Ne “idiotët e dobishëm”/ Një replikë me maskarenjtë e dëmshëm mbi pyetjen: A lëviz ende treni PD-ist me mazutin berishist”
Or ti Pal Gjermani, me gjak italiani dhe me mendje gomari.
E ke te pamundur t’i kuptosh keto terma dhe shtjellimin e tyre. Je thjesht nje italian budalla, i lindur e rritur ne Shkoder, i ” edukuar ” neper rrugicat e qytetit me marrezite dhe gallaten e miletit. Te dhemb dhe te djeg sa here shkruhen te vertetat per PD dhe klyshet e saj, por s’kemi cfare te te bejme. Shtyji si te mundesh edhe keto 3-4 vjet qe te kane mbetur neper Evrope. Por, ruaju nga COvidi se i ka zene edhe shkodranet. He xhan, sepse mendjes boshe qe ke ti nuk ka derman per te.
Ka ardhur koha që një studiues i kalibrit të Viktor Malajt të shkruajë librin e zi të kësaj shkërdhatokracie me titullin:
“1992 – 1997. Kur shkatërroheshin themelet e shtetit shqiptar”.
Shume e sakte Z. Victor! Femija PD lindi i vdekur! Por u kllonua nga UDB dhe te tjere te ngjashem! Saliu eshte kriminel dhe vrases spiun dhe tradhetar! Te gjithe keta qe kane nkane disa te perbashketa me Saliun por nje gje eshte e sigurte te gjithe ja hajdute berishiane! Keta duan vetem qe Rama te ike dhe te vjedhin pa qene te shqetesuar! Por ajo kohe vdiq!
Gabim,i nderuari Viktor!
Kaluam 30 vjet me genjeshtrat se Rama qenka me i mire se Berisha apo Basha,por kurre nuk mori njeri mundimin te na rrefeje se si duhen shporrur te gjithe kata bandite politike qe per vete u bene miliardere,ndersa shumicen e popullit e lane te mjere!
Mos heshtni me,por denonconi se e shtuquajtura fantazem e Rames “Bashkeqeverisje me qytetaret” eshte jo vetem nje mashtrim i madh,por edhe varrosje e plote e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
Se deklarata ogurzeze e Rames,qe “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Ne se prap heshtni,atehere edhe ju jeni ne sherbim te diktatures fashiste!
Shume inteligjent ky Kolombi! Rama nuk ka 30 vjet! Saliu e ka kapur per gryke Shqiperine ne keta vjet! Mungesa e inteligjences eshte karakteristike themelore e PD!
Edhe ti katarak 2 qenke me inteligjent se gomari im!
Rama ka 20 vjet ne politike,por 2 here rresht i dhame nga 1 milion vota t’i tregonte venfin Berishes,Bashes dhe Metes e jo te bashkepunonte me ata duke ua nxire jeten shumices se shqiptareve!
Le ta thote Rama se cfare ka bere per 700 mije pensionistet,per mijra familje te ngujuara nga gjakmarrja,per mijra familje qe i ka lene ne cadra kur Europa i dha 1.15 miliard euro per rindertimin,se pse nuk e ka shpsllur MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT, pse e ka vene cmimin e ujit te pa pijshem ne Tirane 8 here me te shtrenjte se si i dritave,pse nuk rriti asnjehere pensionet per 8 vjet rresht,pse nuk na riimbursoi ilacet e mjekimit te covid 19 ne shtepi etj!
Je qorr,o kara takt 2 here prandaj je vene ne bythe lepirje!
Po qe se paske Gamor, qenke fshatar nga Vicidoli si Saliu! Prandaj paske keto mendime! Ofendimet jane per njerez te pa edukuar!
Keta lloj injorantesh si ky Kristofor Kolombi,qe kane edhe sot gomere ne shtepite e tyre, i kane ngelur Saliut! Cfare mjerimi mendor jane akoma keta njerez…
Te dy ju “K-K” jeni me gomar se gomari im,se nuk keni aq tru te me perballoni me arsyetime llogjike,por me idiotelliqe!
Ne pergjithesi ata qe mbrojne Ramen dhe Bashen jane o gomere,o idiote si keta dy KaRat!
Me kundershtoni me fakte keto qe shkruaj une me siper o KAFSHE te egra dhe mos na cani trapin me lojra fjalesh!
Ky shkrim i Viktorit me kujton rrefimin e Ermal Mamaqit per batuten e Ramutit qe i pelqen me shume te mos kete breke.
Dhe Viktori kujtohet qe eshte me mire te jete idiot i dobishem dhe paksa aksidental sesa maskara i demshem, Vetem qe keta idiote ju pelqen shume te kruhen me maskarain e dobishem.
Tabloja eshet e plote. Idiote te dobishem, e maskarenj te dobishem. Per njeri tjetrin,. rrokulliset tenxherja dhe gjen kapakun, Si kurvat dhe kermat, bashke te dobishem per njeri tjetrin.Po te jete per popullin, thefshi qafen te dy palet
Dita: Shkrim me kopetencë e V.Malaj.Ndaj nuk po përsërisë.Drejtuesit e KonoShqupit,,Militantët që ju shkojnë pas në protesta të dhunëshme,,Analistat servil dhe idiot,,90 % të TV-ve e gazetave,,Gjyqtarët e Prekurorët që ju fshehën e u nxorën nga vetingu,,Bugaxhijt për vrasje e vjedhje,etj..janë NJË,e njëjta fytyrë e Sb,IDIOT TË PA DOBISHËM.Këta i polli ky sistem që Sb që në 92 e ktheu në..” njeriu për njerinë-ujk..”Dhe nuk ka ilaç që e shëron Shqipërinë deri sa të jetë Ai mbi dhe..!
-FLM DITA,V.M
Ti qe shkruan ne emrin tim, te jesh i bindur se te kam denoncuar ne SPAK.
E pergezoj analistin e shkelqyer, Viktor Malaj, per kete analize te mrekullueshme, pa i harruar as ato te mehershmet qe shkelqejneperhere ne DITA!… Thenjes se qelluar se “treni PD”-ist lëviz me “mazutin berishist”, duhet pare e hetuar se ai “mazuti berishist” mos i vjen Sali Viçidolit nga miqte serbe si fazlliç dhe nga “shqiptaret” e Prishtines, miq me serbet…
Publiku dhe opinioni shqiptar duhet informuar me te gjitha mjetet shqiptare te informimit, me çdo kusht e per çdo çmim, sepse kjo na ben vetem mire.
DRENICA E KUQE
“A lëviz ende treni PD-ist me mazutin berishist” !!!
Pyet Viktor Malaj ?…..
PO ,PO -Vendin e Berishizmit e zuri i biri Luli më radikalë në krime ,pushteti i PD-së mbeti në duar të sigurta ,ai është vazhduesi besnik i frymës së VDEKJES Berishizmit në Shqipëri .Lavdërimet për Lulin rriten në përputhje me notën që i vë Berisha në kolltukun e PD-së që ka zaptuar .Për Sali Berishën Basha ,është vetëm menaxheri besnik i drejtimit PD -së duhet të merret si model besnikrie në vazhdimësi në krime e përgjakjen e zgjedhjeve fundit , siç ishte vrasje e nipit Aleksëndër Xhuvanit në Elbasan..
Shtrohet pyetja : Se a vdiq berishizmi ,me dorzimin e detyrës në v.2013 ,unë them -Jo ,ai vazhdon të drejtoi PD -në sikur ditën e parë zezë të v. 1997-98.POR ;
Kjo është me të vërtet një fitore e madhe :
Të flasësh Akoma për vendin e makinistit të trenit PD -së pa Saliun do të thotë të pranosh Saliun si TRENISTË të vërtet.!
Kjo është një fenomen TRONDITËS pas 30 vjetësh për të ardhmen e kësaj partie kriminale të dhunshme e ndërtuar anti -shtet që në gjenezë të krijimit saj .
Më pëlqen sinqeriteti i këtij gazetari që është vërtet “idjot shumë i dobishëm” për kusarin më të sofistikuar që ka nxjer politika e flliqur e këtyre 30 vjetëve regresi politik, moral, ekonomik …..në çdo fushë të veprimtarisë ….. të vëndit dhe popullit, Edi Rama.
Gazetari debaton me idjotët e dobishëm të palës tjetër, kolegët e tij të të njëjtit idjotizëm, që mbrojnë Berishën dhe atë të së njëjtës kimi me Berishën, Ilir Metën.
Kam parasysh në studiot TV ku debaton shoku Edi me analistët dhe gazetarët Hoxhë e Rakipllar ku këta kurrë nuk mund të demaskojnë antishqiptarin Edi Rama , sepse ata janë aty për të mbrojtur jo popullin e nëpërkëmbur e grabitur që po mer arratinë për të mos u kthyer kurr,por për të mbrojtur kriminelët Berisha dhe Meta.
Përfundimisht jeni dy lloj, jo idjotë të dobishëm mediatik sikurse shprehesh ti se nuk jeni budallenjë, por hijena mediatike që keni 30 vjetë që rendni që të merni ndonjë kockë nga luanët grabitqar deri në marrosje të kusar politkës sonë, kur këta shqyejnë pa mëshirë me kthetrat e tyre të kusarisë popullin dhe vatanin e tyre, për torbën e tyre.
Jeni ju hijenat e medjes të rreshtuar në dy banda mediatike që ç’nuk bëni për të mbuluar fytyrën e sterrosur të Sali Berishës, Edi Ramës , Ilir Metës dhe Fatos Nanos me mejkap aromatik mediatik mbi llumin e krimit, kusarisë dhe korrupsionit që i mbulon.
Jeni ju të medias që përvishni mëngët dhe i nxirni këta shkopinjë nga haleja e krimit e kusarisë dhe korrupsionit dhe sikurse janë, të ndotur fund e krye ku njeriu normal ka neveri ti kap, dhe ……., duke ja tundur mbi kokë popullit, i thoni, …….ja tek e keni shkopin e Maliqit që do tju qeveris se….. këta janë , ose Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Ilir Meta, të tjerë nuk ka. …….
dhe i nderuar gazetar të bëjmë një llogari të thjeshtë matematikore,……. muarën pjesë në votime 46,32 % të zgjedhësve, nga këta 46, 8% votuan për shkopin e Malqit qeverisës të preferuar nga ti , shokun Edi; po të jesh mbi nivelin e Lul Bashës në matematikë, të del që 20, 8 % të shqipëtarëve me të drejtë vote janë pro shkopit të Maliqit qeverisës Edi Ramës dhe …………ti, duke qëndruar para kompjuterit për t’ na mbushur mëndjen me “idjotizmin tënd të dobishëm”se cilin nga shkopinjtë duhet të marim në dorë për të na qeverisur, ndoshta nuk e di që është bër batërdia nga patronazhistët e makinës elektorale kudo, edhe në lagjen time si kudo, ……..mua më del që ata që kanë votuar me ndërgjgje të plotë për shkopin Edi Rama nuk janë më tepër se 10 % të shqipëtarëve ku bën pjes edhe ti si idjot i dobishëm medjatik, 90 përqind janë të zhgënjyer nga shkopi qeverisës i shokut Edi që simbas teje është më i mirë nga shkopinjtë e tjerë të hales korruptive të mallkimpolitikës ton 30 vjeçare…….
dhe hapni sytë ju “idjotët e dobishëm” të rreshtuar në dy fronte idjotizmi se mos del ndonjë që të mendoj ndryshe nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama, që nuk ka sëmundjen e kleptomanisë si këta. Po tentoj ndonjë të mendoj jo për të vjedhur por të qeveris për popull e atdhe , bashkohuni të dy palët dhe hidhuni në fyt dhe mbyteni që në lindje sikurse keni bër …..
Kur ishim te vegjel ne kohen e partise kishim nje djale te vogel te varfer qe ime me e merrte te Dielave per dreke! Ai gjithmone thoshte qe ” edhe nena ime di te beje lakror po s’ka miell” Ti ke te drejte por duhet bere me realitetin derisa te dale ndokush me i mire se keta edhe se Rama! Deri atehere si thua ti t’ja japim prape Saliut,sepse Rama nuk ben?!
Bravo,ja na doli edhe nje GAMOR i qut si ky K-araduci,karatakt!
Llogjika e tij eshte njelloj me ate te kalamajve kur grriocen me njeri tjetrin duke thene se “Dashnori i8 mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
Ha ha ha ha ha haaaaaa!
Nje MUT i ndare me dysh,a mund ta gjesh cfare eshte,o K-araduz?
Po e gjete ke nje samar falas!
Jo bravo per ty Kolombi! Ja shume qarte prototipi se kush ka ngelur ne PD sot! Njerez injorante qe nuk ndajne dot se hajdutet jane ne te gjitha partite,per te vjedhur jane krijuar! Por ata, qe u vene pas ketyre dhe jane gjysem analfabete,njere si Saliu, qe u rrit ne Vicidol,me mentalitet fshatari te djeshem dhe qe akoma mbajne gomar ne shtepi!
Qe besa hartim qe te le me goje hapur, poooor pse terbohen idiotet e dobishem” (ID) dhe maskarenjte e demshem (MD), kur lexojne komente “sade pa garniture” si keto te profesorit me dy pikecuditse dhe nje pikepyetje?
Qofte pala ID, po ashtu dhe ajo MD, dihet tashme boterisht se qysh prej 30 e kusur vitesh nuk bejne asgje tjeter vec akuzave te ndersjellta ndaj njera-tjetres, gje qe padyshim nxjerr cullak bemat dhe zullumet e tyre. Po ta marresh e ta analizosh holle-holle, kjo lloj “taktike” eshte aq kompromentuese, sa qe vetem ne vende te botes se trete e te katert kjo lloj tktike nuk do mbetej pa ndeshkuar ashper si nga organet ligjevenese, po ashtu dhe nga vota (e pashitur) e qytetarit te vetedijshem per peshen e rende qe bart.
Ndryshe nga keto dy soje pa din e pa iman, per ne spektatorin e paindoktrinuar, i cili realitetin e sheh me tjeter sy nga sherbetoret e pacipe te pushtetareve, pas 30 viteve shkerdhatokraci idiotesh, te dobishem apo te pa dobishem qofshin, nje gje eshte e qarte si drita e diellit: berishizmi dhe nanoizmi jane pararoja udherrefyese e ramizmit dhe bashizmit. Shoke te pandare “ideali” (ideali i tyre qelb dynjane!) si ne diktature, po ashtu dhe ne demokrature.
Edhe me qiririn e Naimit sikur te kerkosh, asnje dallim esencial nuk mund te gjesh mes marionetave , te cilat e kane hedhur dhe e hedhin vallen sipas midese se atij qe u mban ne dore fijet.
Nje njeri normal dhe i paanshem,ka pare dhe ndjere qe gjate gjithe ketyre tre dekadave,qe lloji pd,lsi asnjehere nuk kane qene parti,por formacione rurale shpellare islamike me nje garniture pseudo-intelektuale te llojit fevziu,lubonja,zheji(imami) e jo pak te tjera qenie,qe thjesht kujdesen per bythen e tyre ne menyren me te paskrupullt,me shpifje dhe inate malinje te verbra.
Problemi krucial,apo ekzistencial shqiptar eshte:
Qe duke patur keto formacione shtet shkaterruese dhe njeri vrasese, perballe nje shoqeri,te deformuar nga katundarizmi dhe nje miniqytetarizem te tkurur vajtueshem,kjo e fundit vazhdon ti mbaje mbi krye dhe ta ushqeje me se mire kete kope te felliqur,qe vazhdon te mbaje pushtuar si asnje pushtues,qpfte dhe ai osman,kete komb europian.
Pena e autorit prodhon ne pergjithesi nje analize cilesore te paaneshme,pothuaj kjo e gjitha e harruar ne keto ane te vilajetit tone,qe vazhdon ti falet osmanllinjeve,para Gjergj Kastriotit.
Ja nji shkrim qe i ben nder kujtdo qe e lexon ,nder ta edhe “maskarenve te demshem”!
Gazetar ka thene shume te verteta,te cilat duhet te lexohen e te kuptohen.Ne mendimin tim thelbi i shkrimit kerkon qe njerezit te marrin vesh se tek PD-ja s’ka ndryshuar asgje dhe vazhdojne me rrugen e Berishes.Per aq kohe qe c’do gje qe behet thuhet qe eshte e keqe tregon se ata vazhdojne te jene me tezen.”Te shkaterohet cdo gje se eshte komuniste”,”Ceku i bardhe” e shume te tjera.A pretendojme qe te behen gjera akoma me te mira?Pa tjeter se edhe pas 31-vjet pluralizem jemi shume mbrapa me vendet e tjera.Nihilizmi nuk eshte rruga e drejte,sharjet ,fyerjet e te tjera vec na cojne mbrapa nuk na lejojne te ecim me perpara.
Shume drejt!Une bashkohem me komentin e “kataraktit” me lart.Shpresa e propoganduar me buje ne vitin 1991 ishte nje fllucke sapuni,kjo parti lindi e vdekur,apo me mire te themi “e mbyti” UDB-ashi Berisha e bashkepunetoret e tij klriminele,pasi ai grup nismetaresh idealiste qe do e benin shqiperine si Europa u perdor nga agjenti i UDB-se,Berishe Vicidolasi dhe gradualisht nga nje person agjent u be nje grup bandiuesh qe synim nuk kishin demokracine e perparimin e vendit por pasurimin e tyre,graqbitjen e prones se perbashke,t e cila u shnderrua ne prone te klanit berishist e lakejve te tyre si Fahri Balliu etj etj qe brenda nates nga gazetare shembullore te Zerit te Popullit u kthyen ne brigante kriminele ne sherbim te bandes UDB-iste te Berishes e kompani.Gazeta e Balliut 55 u be krahas manifestit brigant fashist RD nje nga mjetet me te ndyra per indoktrinimin e miletit dhe venien ne jete te planeve te Sheshelit e Miloshevicit ne shqiperi.
Keta jane ata te djeshmit,te cilet e kane shtuar dozen e tyre te pjesemarrjes ne krim e ne korrupsion,ne sherbim te babait te krimit Berisha dhe shashkat qer hedhin per gjoja manipulime e vjedhje te votave,pretendime qe dolen pasi e moren vesh se dhe kete radhe as skuadriljet e tyre te vdekjes qe me demek do mbronin voten (nga kush?)nuk u hyne ne pune dhe kjo per nje fakt te thjeshte.Sepse ata si bandite e bande te inkuadruar ne nje formacion kriminal politik jane po ata qe kane bere kunder ketij vendi e ketij populli te gjitha atyo qe zoti Viktor Malaj me shume te drejte eshte detyruar t’ua hedhe ne sy dhe qe megjithese kane bere e vazhdojne te bejne te njejtat gjera qysh se jane shfaqur ne politike ende nuk jane denuar e paraqitur perpara drejtesise,sepse e kane patur njerin nga skalionet e tyre te krimit e te korrupsionit dhe sot ka ardhur koha qe avash avash te paraqiten perpara saj dhge raportet mjekesore te blera nga Bashovici te mos pijne me uje dhe gjyqtaret qe nxorren te pafajshem ikonen e korrupsionit Ilir Meta ne vitin 2011 jane derguar ne shtepi e presin te veproje drejtesia mbi bemat e tyre.
25 Prilli ishte dhe shpresa e tyre e fundit per permbysjen e reformes ne drejtesi dhe pasi e pane qe edhe ky rast u iku nga duart nxorren ne skene skenarin e pluhurosur e te perseritur te tyre te vjedhjes se zgjedhjeve,pavaresisht se ata jane baballaret e ketyre puneve te ndyra dhe ne cdo komision kane patur gjysmen e komisionit te tyre dhe kane firmosur e vulosur dokumentacionin perlkates.Dhe ata e dine se kane humbur por e bejne qe te nxijne edhe nje here shqiperine ne arenen nderkombetare sic kane bere dhe deri me tani.Pakica qe ende u shkon pas nuk ka shanse te behet shumice ndonjehere ne kete vend dhe perballe nje qeverie qe punon,qe ka me vete shumicen e njerezve te ketij vendi nuk ka shanse qe te behet shumice,pa u rithemeluar nga e para ajo bando parti dhe pa hequr dore nga berishizmi,nga Berisha,nga Lyli,nga Palok-kari,Mziu,Salianiji.Alibeaj e brigande te tjere te ketij lloji.
Dhe shembulli me i mire se cfare konglomerati keqberes eshte ajo e ashtuquajtur parti jane dhe veprimet e tyre per te bere nje proces farse brenda partise se tyre per te cimenuar humbesin serial e kriminel te 21 janarit ne krye te tyre,qe te mbroje interesat ekonomike e politike te familjes, duke perseritur farsen e vitit 2013,2017,duke perndjekur ,eleminuar,mbytur zerin e elementeve qe kerkojne demokratizimin e partise dhe qe pranojne dhe humbjet e tyre .Dhe kjo sepse ashtu do padroni i tyre vicidolas.Jane te pakoregjueshem e te pashprese qe te fitojne me vote popullore ndaj partise socialiste e Edi Rames dhe kujtdo tjeter ne krye te PS-se,pa bere me pare ndarjen e tyre me te kaluaren kriminale te kesaj bandopartie!
Gazetari Viktor Malaj eshte nje gazetar me vlera te medha dhe nje nga te rrallet ne kete fushe edhe per me teper. Vertete Viktori shkruan jo dendur por artikujt e tij jane mbreselenes, ato mbeshteten ne fakte dhe argumentohen me nje llogjik te hekurt si askush tjeter. Viktori shpalos me fakte se cfare ka bere opozita (PD) kur ka qene ne pushtet por nuk ka permendur Gerdecin. Ne kete analize del konkluzioni i te vertetes historike se PD-ja me Saliun sa here ka qene ne pushtet dhe ne opozite Shqiperine dhe shqiptaret i ka djegur dhe i ka vrare. Faktet historike te kesaj veprimtarie kriminale jane sjlle shkencerisht ne kete artikull te Viktor Malaj.
Bravo katarakti qe nuk paska gomar por Benz dhe kjo e ben qytetar por jo nga veriu,por jugu. M’u kujtua nje numer humori i Fadil Hases kur luante rolin si fshatar qe shiste qumesht me Benz.
O edi, me te vogel! Nuk eshte fjala ketu realisht se ke Mercedes-benc, Kale apo gomar! S’ka te beje me Veri-Jug! Jemi shqiptare! Problemi qendron tek mentaliteti medioker turk shqiptar! Ne opinionin tim, Saliu qe te hedh “koken e dhise” cfare mizorie dhe njerez me mentalitet prej injorantesh jane e keqja me e madhe! Per disa te tjere eshte Rama! Por nuk do te thote qe une votoj Ramen! Ty edi po te ka pelqyer Fadil Hasa eshte puna jote, jo imja! Ne je fshatar, si Saliu, eshte prape jeta tende! Une flas per Gomarin, qe do te duket si kale,qe Berisha ka patur ne Vicidol! Rama mund te jete hajdut e cfare thoni ju, por nuk i ka lyer duart me gjak! “Rama vodhi zgjedhjet” thote Luli kur c’do gje eshte certifikuar! Pra flas per mediokritetin shqiptar, qe kane mbaruar shkollen e larte, pa mbaruar te mesmen dhe nuk dine te shkruajne shqip! Pra, une mendoj, qe me Salen jane bashkuar injorantet qe dine te vjedhin! Gjithsesi, kolombi dhe edi dhe te ngjashem! Keni jeten tuaj, beni si te doni, por mos u merni me njerezit qe komentojne, se tregoni sa te vegjel jeni!
Unë si një pensionist i thjeshtë që mbijetoj në fshat “urrej dikë” që cënon në mënyrë makabre interesin tim vetiak…………
Para 8 vjetësh Edi Rama më rriti çmimin e energjisë elektrike nga 7,5 në 9,5 L të rinjë , madje në mënyrë cinike dhe përbuzëse, si një horr i vërtetë, më tha ” Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur”.
Po kështu, Edi Rama, mbasi u bë pronar real i ujsjellsit të zonës ndërtuar nga një shoqatë bamirse angleze, nëpërmjet fantazmës Ujësjellës Kanalizime e ngriti çmimin e ujit dy fish që realisht më vete tre fish, sepse ujin e pijshëm e blej nga kompania Kond. Edi Rama më tha që do të paguash më tepër për shërbimin e mirë që do të bëhet dhe nuk vonoj një vit dhe, për këtë shërbim që rriti çmimin, më kërkoj tarifën po të shërbimit duke më vjedhur haptazi, me faturë në dorë çdo muaj, 100L të rinjë.
Por nuk mbaron me kaq kusari Edi Rama, në mënyrë të pa turpëshme këtë tarif shërbimi që e vendosi vet, e takson me tarifën TVSH 20%, duke më vjedhur edhe 20 L të rinjë çdo muaj haptazi me kallashnikovin e faturës në dorë.
I nderuar Viktor, ti përmënd shprehjen që “e urrejnë” shokun Edi sepse “u prek interesin vetiak” dhe më thuaj a kam të drejtë ta urrej Edi Ramën që vjen çdo muaj, pa maskë dhe kallashnikov në dorë dhe më thot zbraz xhepat, më jep edhe TVSH e tarifës së shërbimit të UK, dhe taksën e pastrim gjelbërimit që nuk bëhet kurrë në fshatin tim, edhe taksën e re absurde të shtëpisë ….. e çfarë s’ do ti pjell mëndja diabolike e këtij kusari patologjik në mandatën e tretë të kusarqeverisjes….por kam frikë se juve gazetarëve për këto “vogëlsira” të mbijetesës së përditshme të njerëzve të thjeshtë as që nuk vete mëndja duke marë me luftën e idjotizmit të dobishëm për të mbrojtur nderin ose të Edi Ramës ose të Sali Berishës ose të Ilir Metës.
Urrej Edi Ramën se në 8 vjetë kusar qeverisjeje shporri nga vëndi gjysëm miljoni shqipëtarë dhe unë tmerrohem kur shikoj shtëpi që tek porta lulëzojnë ferrat e barishtet dhe tmerrohem kur shikoj që arsimi po falimenton se nuk ka më nxënës në shkolla të cilat po mbyllen në mënyrë të frikshme.
E urrej Edi Ramën se shikoj me dhjetra sera të brraktisura vetëm në fshatin tim, kur vë re që nga gati 250 krerë lopë që kishte në fshati para 8 vjetësh, i ka apo nuk i ka nja 40 krerë…..se fshatari i mjerë (pensionistët e shkretë) vetëm ripet nga Edi Rama në bashkpunim me kusaragrobiznesmenët dhe çdo aktivitet bujqësor e blegtoral është pa leverdi ..
Unë e urrej kryeministrin kur më fyen duke thën që jam si të gjithë shqipëtarët, dembel, thashethemexhi, dhe qënkam i pacipë se kërkokam pagesë të lartë për punën që bëj dhe më thotë haptazi që do t’më shporr nga shtëpia dhe vëndi kur shprehet “në qoftë se skllevrit nga Bangladeshi do të mësojnë shqip të përzihen” që është mesazh për shqipëtarët që në mandatën e tretë në qoftë se s’ do të bëhen skllevër të Edi Ramës do të përzihen dhe do të zëvëndësohen me skllevër pa pretendime nga Orienti dhe Afrika dhe nuk i thotë këto i lajthitur apo i dehur apo droguar por esëll sepse ai urren kombin e vet, dhe ……
unë them që një njeri që urren kombin e vetë, madje përbuz dhe gjuhën shqipe, vras mëndjen si mund të mbrohet nga një idjot i dobishëm mediatik sepse ekzistojnë kriminelët e marrosur Sali Berisha dhe Ilir Meta që mbrohen nga idjotët e tjerë mediatik të dobishëm?
E ke kap aq ngusht idiotin e dobishëm sa pak nga pak po i trashet llapa. I vënë përballë fakteve reale, ai sa do llafollog ta paraqesë veten, ai kurrë s’do e gjente dot mënyrën efikase për ta futur nën sqetull kungullin e tij gjigand. Prej një llaptrashuri vështirê se merr përgjigje.
Urime eshte kenaqesi te lexosh shkrimet tuaja FALEMINDERIT
Halle-halle kjo dyrnja, halli-hallit nuk i ngja
Ju idiotet e dobishem te Rames jeni ne dileme – A leviz a jo treni i PD me mazutin berishist?
Ne buxhetoret e ketij vendi duam te dijme a do leviz gje ky treni i qeverise Rames qe ka 8 vjet pa na rritur as 5 leke rrogat?
Militante te mjere te PS-se dhe PD-se!
Keni 30 vjet,qe mbeshtesni dhe votoni partite tuaja,por jam i sigurte,qe sot jeni dakort me mua se Shqiperia eshte pas 30 vjeteve me e percare,.me e vjedhur,me e pa shprese,me e perbuzur etj nga e gjithe klasa politike qe vetem per popullin nuk ka bere asgje!
Te diskutosh sot,pasi ke vuajtur te gjitha te zezat mbi kurriz,te kane ikur femijte dhe keni mbetur dy pleq te vetmuar ne shtepi ku nuk kla kush t’u jape nje gote uje,kur qeveria te mbylli 3 muaj izolim gjoja per te mbrojtuir nga covid 19,por nuk te dha asnje shjerbim mjekesor,kur dihet qe pensionistet vuajne nga shume semundje te tjera,me vdekjeprurese se covid 19,kur nuk te riimbursoi asnje lek kur u mjekuat ne shtepi nga covid 19,por e perballuat mjekimin me leke borxh,ndersa qeveria propagandon “Shendetesine FALAS”!
Po heshtni si SKLLEVER,kur ne faturat e ujit ju mashtrojne se gjoja ju furnizojne me uje te pijshem,kur ai eshte i pa pijshe, dhe per me tewper qe ua shesin me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike!
Keni heshtu,kur ju helmojne shpirtin m,e propagande se “Po iku Ranma do vije Basha”,ose “Rama ik” etj,se ju torollisin mendjen se do ndertojne PORTYE,AEROPORTE,ura,autostrada,tunele etj,kur juve me pare se keto ju nevojiten te keni cerdhe,kopshte,shkolla etj per femijet tuaj,kur ju nevojiten kende lojrash,lulishte etj per argetimin e femojve,fusha sportive,vegla gjimnastikore per rinine,qe po rrine tufa tufa ulur ne bordurat e rrugeve duke ngacmuiar vajzat,hane fara lule duielli apo thithin droge etj,etj!
Heshtni se as ju vete nuk keni nje stol dhe tavoline te uleni e te luani domnino apo shah me shoket tuaj,se nuk keni nje biblioteke ku te lexoni nje liber apo gazete etj!
Se nuk keni nje shetitore , se bashkia e Tiranes ua ka dhene kafeneve nisur nga babezia e fitimit etj,etj!
Se pastrimi i mjedisdit jop vetem behet ne rruget kryesore,por edhe se nuk pastrohen naten ,por vetem diten me fshesa prej zhuke si ne vitin 19456!
E cfare ju duhen partite,o te mjere kur partia e juaj duhet te jete MJERIMI?
Pse jeni te percare ne parti,kur nga kjo percarje fitojne vetem hajdutet dhe te korruptuarit!
Ku je o shtet?
Militante te mjere te PS-se dhe PD-se!
Keni 30 vjet,qe mbeshtesni dhe votoni partite tuaja,por jam i sigurte,qe sot jeni dakort me mua se Shqiperia eshte pas 30 vjeteve me e percare,.me e vjedhur,me e pa shprese,me e perbuzur etj nga e gjithe klasa politike qe vetem per popullin nuk ka bere asgje!
Te diskutosh sot,pasi ke vuajtur te gjitha te zezat mbi kurriz,te kane ikur femijte dhe keni mbetur dy pleq te vetmuar ne shtepi ku nuk ka kush t’u jape nje gote uje,kur qeveria te mbylli 3 muaj izolim gjoja per te mbrojtuir nga covid 19,por nuk te dha asnje sherbim mjekesor,kur dihet qe pensionistet vuajne nga shume semundje te tjera,me vdekjeprurese se covid 19,kur nuk te riimbursoi asnje lek kur u mjekuat ne shtepi nga covid 19,por e perballuat mjekimin me leke borxh,ndersa qeveria propagandon “Shendetesine FALAS”!
Po heshtni si SKLLEVER,kur ne faturat e ujit ju mashtrojne se gjoja ju furnizojne me uje te pijshem,kur ai eshte i pa pijshem, dhe per me teper qe ua shesin me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike!
Keni heshtur,kur ju helmojne shpirtin me propagande se “Po iku Ranma do vije Basha”,ose “Rama ik” etj,se ju torollisin mendjen se do ndertojne PORTE,AEROPORTE,ura,autostrada,tunele etj,kur juve me pare se keto ju nevojiten te keni cerdhe,kopshte,shkolla etj per femijet tuaj,kur ju nevojiten kende lojrash,lulishte etj per argetimin e femijve,niperve dhe mbesave ,fusha sportive,vegla gjimnastikore per rinine,qe po rrine tufa tufa ulur ne bordurat e rrugeve duke ngacmuar vajzat,hane fara lule dielli apo thithin droge etj,etj!
Heshtni se as ju vete nuk keni nje stol dhe tavoline te uleni e te luani domnino apo shah me shoket tuaj,se nuk keni nje biblioteke ku te lexoni nje liber apo gazete etj!
Se nuk keni nje shetitore , se bashkia e Tiranes ua ka dhene kafeneve nisur nga babezia e fitimit etj,etj!
Se pastrimi i mjedisit jo vetem behet ne rruget kryesore,por edhe se nuk pastrohen naten ,por vetem diten me fshesa prej zhuke si ne vitin 1945!
E cfare ju duhen partite,o te mjere kur partia e juaj duhet te jete MJERIMI?
Pse jeni te percare ne parti,kur nga kjo percarje fitojne vetem hajdutet dhe te korruptuarit?
Ku në PS je o shtet?
Ku në PS i fut paratë e taksapaguesve?
Lu në PS ma ke minimum jetësor?
Në Gjermani edhe foshnja qysh sapo lind e deri sa del më jetë paguhet nga shteti me të paktën trefishin e të ardhurave të një pensionisti skipëtar që ka derdhur çerek shekulli djersë.
Ja me këto çështje jetësore duhet të merren LLOZAT e tu të dobishëm dhe jo me Mazut Me Mut