Debat në strukturat italiane për Luftën e Vlorës të vitit 1920

Ornela

Prof. Dr. Shahin Leka

Ka kaluar mbi një shekull nga Lufta e Vlorës e vitit 1920. Lufta pati rëndësi të veçantë për ruajtjen e pavarësisë të Atdheut dhe ecurinë e mëtejshme të tij. Shqipëria e vendosur në pozicionin kyç e shtrirë në brigjet lindore të Adriatikut, e ndodhur afër Italisë, e në kryqëzimin e rrugëve midis lindjes dhe perëndimit, lejonte të ndërmerrshin operacione ushtarake në të dy krahët. Këto vlera strategjike që parqiste Shqipëria përbënin faktorët themelorë të vëmendjes e të synimeve të udhëheqjes politiko-ushtarake të Italisë ndaj Shqipërisë. Interesat e shtetit italian për Shqipërinë e sidomos për Vlorën ishin të hershme, qysh 3-4 dekadat e fundit të shek. XIX. Ato u shfaqën më qartë në fillim të shek. XX, kur po dukej çarja e Perandorisë Osmane dhe u thelluan me fillimet e Luftës së Parë Botërore, kur dukej se po krijoheshin mundësi praktike për arritjen e këtyre objektivave.

Sipas trajtesës që parashtrohet në librin e Zyrës së Historisë të Shtabit Madhor të ushtrisë italiane, rezulton se zbarkimi i trupave italiane në Vlorë në fillimet e Luftës së Parë Botërore ka shkaktuar debate ndërmjet ushtarakëve dhe personeliteteve të Ministrisë së Jashtme, nisur nga vlerësime të ndryshme strategjike. Gjenerali Kodovra, Shef i Shtabit Madhor mbështetur kryesisht në vlerësimet strategjike, dërgimin e trupave e quante një ndërmarrje të rrezikshme e me pasoja shkatërrimtare. Kjo për asësye të terrenit të vështirë dhe të përvojës e mjeshtërisë të shqiptarëve në luftën guerile. Populli shqiptar, theksonte Kodovra, është luftëtar dhe mjeshtër në luftën guerile. Vlora ishte patjetër në vëmendjen e të dy palëve, por për gjeneralin Kodovra mjaftonte të mbahej gjiri i Vlorës, detyrë kjo që mund të kryhej me anën e flotës e të aviacionit dhe të lehtësohej edhe nga zotërimi i ishullit të Sazanit. Përkundrazi në qëndrimin e ministrit të Jashtëm Sonino, mbizotëronin kryesisht vlerësimet politike.

Zotërimi i Vlorës dhe i krahinës së saj, veçse si një bazë e rëndësishme strategjike, sipas ministrit të Jashtëm, krijonin terrenin e përshtatshëm për arritjen e protektoriatit të Shqipërisë si një objektiv i rëndësishëm i politikës italiane. Ndërkaq gjeneral Kodovra këmbëngul në bindjen e tij se ekspedita e Shqipërisë përbënte një difekt të qartë në konceptin e drejtimit ushtarak, si dhe fillimin e aventurës shqiptare. Qëllimi politik shpjegon gjenerali, që të vihet në jetë është i varur nga mundësitë ushtarake. Direktivat politike duhet të jenë të tilla që të mund të zbatohen ushtarakisht, ato duhet të jenë në përpjestim të drejtë me mjetet. Rrjedha e ngjarjeve dhe disfata e italianëve në Vlorë ishin një provë e pikëpamjeve të Kodovës.

Sigurisht gjatë Luftës së Parë Botërore dhe me mbarimin e saj, shteti italian bëri përpjekje të shumta në rrugën diplomatike, duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të arritur objektivat e tij. Situatë e favorshme dukej se po krijohej me miratimin më 9 dhjetor 1919 nga përfaqësuesit e Anglisë, Francës dhe të SHBA të një memoradiumi, sipas të cilit i njihej qeverisë italiane sovraniteti i plotë mbi Vlorën dhe krahinat e saj, si dhe mandati mbi shtetin shqiptar të cunguar. Por entusiazmi për këtë fitore nuk zgjati shumë. Dy muaj më vonë, presidenti Uillson i nervozuar nga ky amendament, i dërgoi një notë Londrës dhe isiston në të cilën, protestonte ndaj këtij copëtimi të ri të Shqipërisë që bëhej pa dijeninë dhe miratimin e qeverisë amerikane dhe në kundërshtim me protestat energjike të popullit shqiptar. Kjo ndërhyrje e vendosur e presidentit Uillson, ndikoi pozitivisht në zgjidhejn e problemit të kufijve të shtetit shqiptar.

Me dështimin e rrugëve diplomatike, Ministria e Jashtme italiane, duke u mbështetur në vlerat dhe dobinë e Vlorës, mbajti një qëndrim qartësisht të vendosur për pushtimin e saj nëpërmjet luftës së armatosur, pavarësisht nga vështirësitë. Ndërkohë, fillimi i luftës e vuri shtetin italian përballë situatash të paparashikuara. Plani i kryengritjes për fazën e parë të luftës u hartua nga komisioni ushtarak, organ pranë Komitetit të “Mbrojtejs Kombëtare” i përbërë kryesisht nga oficerë shqiptarë që kishin mbaruar Akademitë Ushtarake. Në hartimin e planit, komisioni ushtarak mbante paarsysh se lufta do të zhvillohej nga një ushtri kryengritëse e organizuar me shpejtësi, e armatosur keq, por me moral të lartë dhe e vendosur ta çonte deri në fund misionin e saj, lufta zhvillohej kundër një armiku të fuqishëm, të organizuar e të përgatitur ushtarakisht, të armatosur me teknikën luftarake më moderne të kohës. Komisioni ushtarak mbante parasysh gjithashtu se gjendja morale e ushtrisë italiane ishte e dobët, e se do të luftonte në një vend të huaj, në një territor të ashpër malor e pjesërisht kodrinor. Mbrojtja e armikut, edhe pse ishte e fortifikuar, ajo mbështetej në garnizone që lejonte boshllëqe e ndërhapësira të theksuara midis tyre.

Duke vlerësuar drejt tërësitë e këtyre kushteve, në themel të Luftës së Vlorës ishte lufta e shpejtë, sulmuese, që do të zhvillohej brenda një kohe të shkurtër e me karakter vendimtar. Efektshmëria e këtij plani u vlerësua gjerësisht, madje edhe nga autorë të huja, studiuesi italian Beneditto Caganilia, në vlerësimin e tij për planin shkruan “…ky plan revolucionar (kryengritës) në pamjen e tij paraqet kriterin më të mirë taktik të momentit”.

Natën e 5 qershorit forcat kryengritëse kaluan në sulm të menjëhershëm e të befasishëm kundër garnizoneve italiane të shpërndara në trekëndëshin Llogora-Drashovicë-Tepelenë. Luftimet kundër garnizoneve të armikut u zhvilluan me një teknikë tepër primitive. Forcat kryengritëse shfrytëzuan me mjeshtëri terrenin dhe sulmuan natë, pozicionet e nisjes u zgjodhën në lartësi dominuese, sulmi natën ndikoi në rritjen e befasisë së goditjes edhe në kushte kur forcat italiane ishin vënë në gatishmëri luftarake. Ndryshe nga dinamizmi dhe shpirti i lartë sulmues që karakterizonte veprimet luftarake të forcave kryengritëse, taktika mbrojtëse e italianëve u karakterizua nga pasiviteti i theksuar. Garnizonet italiane që ndodheshin jashtë Vlorës, nuk bënë asnjë përpjekje për të vendosur bashkëveprimin midis tyre. Po kështu, komanda e trupave italiane në Vlorë, u paralizua nga forca goditëse e trupave kryengritëse.

Sulmi i menjëhreshëm dhe i befasishëm i forcave kryengritëse ishte një sukses i vërtetë. Në mëngjezin e 7 qershorit ishin shkatërruar të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, me përjashtim të garnizonit të Tepelenës. Pas humbjeve të shumta që pësuan forcat italiane u mbyllën në Vlorë. Humbjet arrinin deri mbi 200 të vrarë, rreth 1.500 robër, si dhe u zunë sasi të mëdha materilali luftarak. Këto suksese e detyruan opinionin botëror ta shikoj me respekt luftën e popullit shqiptar. Nga forcat kryengritëse pati vetëm 20 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur.

Mbështetur në rezultatet e arritura, forcat kryengritëse mbyllën perimetrin e rrethimit përqark Vlorës dhe përgatiteshin për të kaluar më 11 qesrhor në mësymje të përgjithshme. Ndërkohë qeveria italiane, duke e vlerësua Vlorës, si një objekt me rëndësi të madhe strategjike, insistoi për mbajtjen me çdo kusht të saj, qoftë edhe vetëm të qytetit me bazën e saj detare, Pashalimanin. Në telegramin që ministri i Jashtëm i Italisë Sfroza i dërgoi më 12 qershor komisionit të lartë italian në Shqipëri E. Kustoldit thuhet “ju e dini mirë pikëpamjen e qeverisë (Italiane) rreth Vlorës, kjo bazë detare përbën interesin tonë themelor në Adritatik, prandaj kësaj duhet t’i nënshtrohet politika shqiptare jona dhe jo anasjelltas”. Mbajtja e Vlorës i jepte mundësi shtetit italian ta përdorte “si një mbështetje ku të ngrinte njerën nga kulmet e portës së Otrantos dhe në të ardhmen të vazhdonte përpjekjet për të arritur protektoriatin e vendit. Pra çlirimi i Vlorës si qëllimi final i kryengritjes së armatosur ishte kusht i domosdoshëm për të siguruar pavarësinë e vendit.

Kujdes të veçantë i kushtoi komanda italiane fuqizimit të mëtejshëm të mbrojtejs së Vlorës. U intesifikuan punimet mbrojtëse rreth qytetit. Po mbylleshin të gjitha drejtimet me pengesa prej telash me gjëmba e mina, ndërtoheshin fortifikata të reja për vendosjen e artilerisë dhe të mitralozave. Në ullishtet e Vlorës u vendosën autoblinda në prita të maskuara. Po kështu, më 11 qershor zbarkuan me shpejtësi nga Italia reparte arditësh, përforcime me municione, armatime, autoblinda etj.

Plani i mësymjes së përgjtihshme të datës 11 qershor parashikonte zhvillimin e saj në mënyrë koncentrike nga tre drejtime me qëllim që të shpërthehej mbrojtja e fortifikuar e armikut, të copëtoheshin forcat e tij, të kapej vargu i kodrave që sundonte Vlorë dhe veriu, lindja e juglindja dhe nga pozita dominuese të vijohej mësymja e vrullshme në drejtim të qytetit. Datë e 11 qershorit forcat kryengritëse kaluan në mësymje të menjëhershme gjatë gjithë perimetrit të rrethimit. Duke patur nismën taktike në duart e tyre e nëpërmjet manovrimesh, përparonin vazhdimisht. Gjatë dy ditë luftimesh të ashpra, të gjitha grupimet mundën të zënë pozicione të përshtatshme, ndërsa një grup luftëtarësh të kryesura nga Selam Musai mbritën rreth 100 m afër shtëpive të para të qytetit. Ndërkohë fillon nga veprimet luftarake edhe qytetarë të Vlorës, të cilët me goditje pas shpine shkaktuan çrregullime e panik në forcat italiane. Sulmi i përgjithshëm i 11 qershorit, megjithëse nuk çoi në çlirimin e Vlorës, përbën në tërësi një fitore të rëndësishme për forcat kryengritëse. Sulmi tregoi se edhe në kushtet e një lufte frontale, forcat kryengritëse i kishin të gjitha mundësitë të shpërthenin mbrojtjen e fortifikuar të armikut. Arritja e objektivit kryesor strategjik u pengua vetëm nga epërsia e theksuar e armikut në forca e sidomos në teknikë luftarake.

Gjatë periudhës 40 ditëshe ndërmjet mësymjes së parë dhe të dytë të përgjithshme 11 qershor-23 korrik, forcat kryengritëse me grupe të vogla, kryesisht gjatë natës kryenin sulme të befasishme mbi përqëndrimet e trupave italiane, duke synuar të ushtronin ndaj tyre presion psikologjik, panik e t’i mbanin në gjendje alarmi të përhershëm. Duket qartë se Lufta e Vlorës kishte marrë tipare të ndërthurjes së veprimeve guerile me luftimin frontal.

Goditja e rëndë që mori ushtria italiane në mësymjen e 11 qershorit dhe zotërimi i nismës operativo-strategjike nga forcat kryengritëse e detyroi komandantin e ushtrisë italiane në Shqipëri, gjeneral Piaçentinin të shkojë në Romë për të përcaktuar me qeverinë e tij masat e mëtejshme që duhej marrë për shtypjen e kryengritjes së armatosur  të popullit shqiptar. Qeveria italiane isistonte të mos bëhej asnjë lëshim në lidhje me Vlorë. Për vënien në jetë të këtij orientimi u mblodh në Romë m 14 qershor 1920 Këshilli italian i Luftës me pjesëmarrjen e Shefave të Shtatmadhorisë të Ushtrisë e të Marinës. Sipas udhëzimeve të marra në Romë, gjeneral Piaçentini përgatiti me nxitim kundërgoditjen me anën e së cilës synonte të çante darën e rrethimit, t’u rrëmbente forcave shqiptare nismën operativo-strategjike dhe të azgjësonte përfundimisht kryengritjen shqiptare.

Për realizimin e këtij objektivi, plani parshikonte zhvillimin e kundërgoditjes në drejtimin e përgjithshëm Vlorë-Kotë-Tepelenë, e pasi të pushtohej Kota, të vijohej mësymja me temp të lartë e në darkë të çbllokohej garnizoni i Tepelenës. Me këtë kundërgoditje, përsëriste qeveria, t’u jepet një ndëshkim shembullor rebelëve. Por ndodhi krejt e kundërta. Kundërgoditja, e cila filloi herët në mëngjezin e 19 qershorit, si gjatë rrugës automobilistike, ashtu edhe gjatë kurrizeve malore, pas disa orësh luftimesh të rrepta, përfundoi me disfatë të plotë për trupat italiane, ndëshkimin e pësuar komanda dhe qeveria italiane. Dy ditë më vonë, më 21 qershor, me dorëzimin e garnizonit të Tepelenës, pushtuesit morën një goditje tjetër të fuqishme. Komanda italiane po bindej se në ndeshjen e armatosur ajo po mundej. Gjeneral Piaçentini, i cili e kishte ndjekur gjithë rrjedhën e veprimeve luftarake, ishte në gjendje të bënte një vlerësim më realist të situatës… përballë gjendjes së vështirë të ushtrisë italiane në Vlorë, ai çmonte si zgjidhje më të drejtë fillimin e bisedimeve me palën shqiptare. “Ne, i shkruante ai Romës, nuk do të mundim të ruajmë e të përmirësojmë pozicionin tonë në bregdetin lindor të Adriatikut, veç atëherë kur të veprojmë me marrëveshje të plotë me popullin shqiptar”.

Në kushtet e vështira që u krijuan, qeveria dhe komanda e lartë italiane u vunë përballë një kontradite tepër të mprehtë, nga njera anë për interesat e politikës italiane, ata insistonin ta mbanin Vlorë, nga ana tjetër, ata e shihnin se ushtarakisht në Vlorë ndodheshin përballë disfatës. Për të dalë nga kjo kontraditë, qeveria italiane u detyrua të gjejë si zgjidhej, rrugën e bisedimeve me qeverinë e Tiranës. Synimet e bisedimeve i shpalli kryeministri italian Xhulioti në parlament më 17 qershor, kur deklaroi se qeveria italiane hiqte dorë nga mandati për Shqipërinë dhe pranonte pavarësinë e plotë të saj, por nga Vlora nuk do të largohej, donte të paktën të mbante disa pozita të rëndësishme strategjike me pretekstin e sigurimit të Italisë në Adriatikun jugor.

Sikurse shihet, edhe pse po shkonte drejt disfatës, qeveria italiane me kokëfortësi kërkonte të mbante Vlorën. Si rrjedhojë, projekti që u paraqit nga pala italiane në bisedimet e zhvilluara në ditët e para të korrikut, u hodh poshtë nga qeveria shqiptare. Pasi dështoi në përpjekjet e saj për të siguruar koncensione në rrugën e bisedimeve, qeveria italaine kaloi përsëri në provokime e kërcënime. Urdhërin e datës të 17 korrikut komanda italiane e pushtimit e mbyllte me fjalët provokuese “jemi dhe do të qëndrojmë në Vlorë”.

Vijoi përsëri lufta e armatosur, e ku çoi në Mësymjen e Dytë të Përgjithshme të 23 korrikut. Idea e veprimeve luftarake ishte pothuajse njësoj me atë të datës 11 qershor. Në mësymjen e 23 korrikut forcat shqiptare kaluan në mësymje të befasishme. Ky sulm për italianët ishte tërësisht i papritur. Pas pak orë luftimesh të ashpra në agimin e 23 korrikut forcat kryengritëse ishin pykëzuar thellë në mbrojtjen e kundërshtarit. Vlora ishte mbyllur në një unazë të zjarrtë. Kur fitorja ishte siguruar plotësisht, forcat kryengritëse me qëllim që të shmangnin shkatërrimin e qytetit nga goditjet e artilerisë së anijeve, morën urdhër të tërhiqeshin në pozicionet e nisjes.

Sukseset e arritura në mësymjen e përgjithshme të datës 23 korrik e detyruan komandën italiane të pranonte disfatën në fushën e luftës dhe kundër vullnetit të saj të heq dorë nga kërkesa për të qëndruar në Vlorë. Komanda italiane duke mos e vlerësuar drejt zhvillimin e luftimeve, synonte ta paraqiste mësymjen e 23 korrikut si një dështim për forcat kryengritëse, duke pretenduar, siç shkruan gjeneral Piaçentini, se “forca e armëve nuk mund të përbënte për qeverinë e Tiranës letrën fituese”. Përballemi këtu me një konkluzion tërësisht të gabuar me një fallsifikim të realitetit. Pala që dështoi në përdorimin e armëve ishte pala italiane, që u detyrua të tërhiqet nga përdorimi i tyre për të arritur objketivin e saj strategjik. Ishte lufta e armatosur e forcave kryengritëse që e detyroi qeverinë italane të hynte në bisedime, të cilat përfundonin me tërheqjen e trupave italiane nga Shqipëria.

Një gjykim realist na jep diplomati italian konti Guetano Munzeni, sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme italane, i cili më 26 korrik mbriti në Shqipëri për të përfunduar bisedimet që ishin ndërprerë. Munzeni konstaton gjendjen tepër të rëndë të trupave italiane në Shqipëri. Munzeni telegrafon në Romë se situata jonë është shumë më e disfavorshme se unë mund ta gjykoja nga Italia dhe kërkon për të përfunduar një herë e mirë gjëndja e dhimbshme. Përbën ky vlerësim një fakt tjetër bindës për fitoren që kishin arritur forcat kryengritëse shqiptare në Vlorë, fitore e rrënjosur thellë në ndërgjegjen e kombit shqiptar.

Përfundoi kështu “aventura shqiptare”, të cilën gjeneral Kodovra e kishte paralajmërua qysh në fillimet e saj. Qeveria dhe Ministria e Jashtme Italiane në rrjedhën e luftës u bindën për vlerësimet e drejta të gjeneralit, përjetuan me dhimbje gabimet e tyre. 101 vjet më vonë jemi në një situatë gjeopolitike krejt të ndryshme. Sot ne kemi me Italinë një partneritet strategjik shumë të dobishëm me vlera të veçanta, si për zhvillimet ekonomike të vendit, ashtu edhe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Share This Article
19 Comments
  • Sikur te ishte Albania nje province italiane,
    sot te gjithe albanezet do te ishin shume te lumtur.

    • Sikur te ishte Shqiperia nje province greke, o sa bukur.
      Sikur te ishte Shqiperia nje province serbe, o sa bukur.
      Sikur te ishte Shqiperia nje province bullgare, o sa bukur.
      Sikur te ishte Shqiperia nje province tukre-anadollake, o sa bukur.
      Y kam qr n(), SHQIPERIA E SHQIPETAREVE. Vdekje tradhetareve. Edhe gjakprishurve.

    • Thjesht për kuriozitet….italianët q♪7 komandonin apo që si qeveri vendosnin paskan një emër … po shqiptarë nuk kanë emra…
      Jeni më keq se kohën e Enverit…ai jepte si komandantë ca fshatarë e ndonjë ministër që ja hodhi se vdiq para 1939….. Kjo nuk eshte historiografi serioze….

      • Eshte historiografi komuniste. Nuk te ben pershtypje qe historia para 1939 nuk eshte zhvilluar shume ne Shqiperi? Me perjashtim te periudhes se lashtesise dhe pastaj Skenderbeut, per 500 vjet histori behen a s’behen 5 libra.Me perjashtim te Selam Musait, nuk ka asnje figure te spikatur te Luftes se Vlores ne librat shkollore te historise. Vertet qe fshatare ishin, por kishin hierarki edhe ata, kishin komandante e struktura, nuk ishin xhambaze. Edhe me filmat, e njejta gje, nuk ka pothuajse asnje film per kryengritjet e Tanzimatit, apo per Rilindasit. Ama ka sa te dhjesesh per njeriun e ri socialist, nje ideal utopik qe nuk ekzistonte. Edhe filma per Luften qe e benin Partine te dukej heroike. Ata 300 komunista ishin gjithsej. Si tha ai “Edhe nje gjerman qe vrave, na cave bythen na cave”.

        Enveri nuk ishte budalla, edhe kishat nuk i prishi se s’besonte vete, por qe njerezit te mos besonin ne Zot, por ne Parti (ose ne Enver). Edhe ja arriti, brezi yne nuk e njeh historine shqiptare mire, shyqyr qe jemi gjalle tani e lexojme dokumentat qe kane mbajtur te huajt se ndryshe do vdisnim injorante. Enverin ama e njohem mire.

      • cuf dabjoni
        shumë e drejtë!!
        ky shkrim nga një Prof. Dr.,përveç gabimeve ortografike e gramatikkore,të duket si një muhabet kafeje!!
        si ai muhabeti i hekuran isait me pëllumb vrrekën!!
        “pllumo po e mbyllim për sot se kemi pirë shumë,takohemi nesër”!!
        nuk është faji i Prof. Dr.,se ndoshta vetëm titujt i kanë mbetur,por faji është i redaksisë,që boton çdo bërllog që i sjellin,ose e gjen tek plerat!!

        • Ky vetem studim nuk mund te quhet. Vazhdojne me kokefortesi diarrene propagandistike komuniste. Keta nuk tregojne se cfare ndodhi por cfare do tu pelqente te ndodhte.
          Pikesepari “kryengritja” e Vlores ishte vazhdimi i diplomacise se qeverise shqiptare qe ne bisedimet me palen italiane kishin gjetur nje mur dhe te dyjezuar midis kerkeses mese te drejte per kthimin e Vlores dhe prishjes se mardhenieve me Italine zgjodhen te luajne “piset”. Pra nuk donin lufte te hapur me Italine dhe e bene te duket si nje kryengritje lokale se gjasme nuk varej nga Tirana. Por gjithcka u planifikua, u organizua,u financua u zbatua nga qeveria shqiptare. Shqiptaret kete radhe luajten bukur duke shfrytezuar edhe ndjenjat dhe kundershtite se ky okupim kishte shkaktuar tek populli italian. Nuk e di pse spermendet qe bersalieret qe do te nisnin drejt Vlores nga Ancona refuzuan te hipnin ne anije dhe nisen nje revolte te amatosur e cila u pehap ne te gjithe qytetin dhe u deshen dy dite luftime dhe tre te vdekur qe revolta te shtypej. Po ashtu revolta shpertheu edhe ne Milano dhe Rome ku pati dy te vdekur dhe ku demostruesit kerkonin terheqjen e Italise nga Shqiperia e cila per popullin italian ishte nje popull mik. Kryengritja ishte e drejte dhe dha frytet e duhura. Perballe forces se shqiptareve dhe presionit te brendeshem qeveria italiane u detyrua te neneshkruante me qeverine shqiptare teheqjen. Edhe njehere duhet qe historianet tu permbahen fakteve dhe personazheve se Moreno pjese edhe nese su pelqen qe shumica derrmuese e atyre qe drejtuan luften u persekutuan me pas nga regjimi komunist.

          • berato
            ke shkrujt shumë bukur,por nuk e di përse e ke pjerdh në fund??
            “nese su pelqen qe shumica derrmuese e atyre qe drejtuan luften u persekutuan me pas nga regjimi komunist.”jo se nuk është e vërtetë,por sepse nuk ka lidhje me luftën e vlorës!!
            nëse janë persekutuar nga komunistët!?
            nuk ka qënë shkak lufta e vlorës!
            prandaj qëndro deri atje ku duhet dhe mos e bëj,si ata që shan!pra si komnuistët që çdo gjëje do ti vinin bisht,dhe më i zakonshmi ishte “në kohën e regjimit të satrapit zog”!!
            mos bjer në gjurmët që kritikon!!
            jo për gjë por tregon që nuk ke mësuar gjë nga jeta tënde,ndoshta as nga vuajtjet e tua!!

    • rushi i xhaxhit,
      a thu tia kalonim kalabrezëve dhe siçilianëve,se napolitanëve jo e jo??

  • Vec dy vjet me pare eshte e njejta ushtri qe hyre ne Innsbruck dhe e vuri kufirin ne Brenner! Shtypi italian i kohes shkruante” fituam kunder fuqise me te madhe ne Bote “

    • Kur te lexoni librin “receta pa komb” do zbuloni se baronet e luftes se Vlores nuk qene shqiptaret, as italianet, por…..

      • o lali
        për kureshtje,a nuk na jep një të dhënë ashtu shpejt e shpejt për “as shqiptarët e as italianët”??
        ë lali se kemi frikë se po zbulojmë që kanë qënë alienët a xhing e maxhongët e fred cakos dhe nuk e dimë si reagojmë!!çmëndemi komplet nga befasia!!
        hë lal se do të të zhveftësohet cakua pastaj!!do të ketë një inflacion të tillë të çmëndurish e skemi për ta dëgjuar më cakon!!

    • ke të derjtë o pulë gjermone!!
      ti mburresh për budallallëk,këtë nuk ka nevojë të na i tregosh!!e dimë fare mirë!

  • Ku e shikon bishtin ti? Ajo qe kam dashur te them (te dhenat ishin vetem per ilustrim) fund e krye eshte se ne Shqiperi vazhdon tradita e “historianeve” moraliste qe ne vend te trajtimit shkencor te ngjarjeve, shkruajne vetem sllogane mjerane a thua se popullsia eshte akoma analfabete. Historiane qe futin sllogane te tipit ” lufta e lavdishme e Vlores”, ” populli u ngrit ne kembe”,”i hodhem italianet ne det” apo ” xha Selami me guna mbi tela” vetem te tille nuk mund te quhen. Nje ngjarje kur studiohet pike se pari shihet konteksi i saj kombetar dhe ai nderkombetar kur ne te perfshihen shtete te ndryshme. Kjo pasi nuk shkruajme vetem ne per ngjarjen por besome kane shkruar me shume autore italiane edhe pse per Italine kjo eshte nje ngjarje periferike e parendesishme . E dyta cilat ishin forcat ne konflikt dhe perfaqesuesit e tyre. Ne rastin tone eshte ne nderin e cdo studiuesi qe cdokujt qe ka marre pjese pavaresisht se cka bere me pas, ti jepet haku. E treta cili ishte konklusioni i ngjarjes dhe vleresimi pa emocione i peshes se kesaj ngjarjeje ne historine e vendit. Dhe kjo vlen per te gjithe historine. Versionet e thjeshtezuara e bardhe e zeze, hero tradhetar, ne dhe ata i sherbejne vetem trushplarjes kolektive dhe jo emancipimit intelektual te popullit. Por nese nen diktature keta historiane mund te kuptoheshin si mund te justifikohen sot?

    • o berat
      replika bëhet posht komentit dhe jo koment më vete!!
      ku është bishti tënd??
      “shumica derrmuese e atyre qe drejtuan luften u persekutuan me pas nga regjimi komunist.”
      ky është bishti o kallëp!!
      ta kam shpjeguar më sipër!
      ti nuk ke bërë gjë tjetër veçse i ke vënë përballë idiotësinë tënde!!
      ke “luftuar” historianët komunist -“sllogane te tipit ” lufta e lavdishme e Vlores”, ” populli u ngrit ne kembe”,”i hodhem italianet ne det” apo ” xha Selami me guna mbi tela”-me “”shumica derrmuese e atyre qe drejtuan luften u persekutuan me pas nga regjimi komunist.”!!
      pra nuk ke asnjë ndryhsim prej tyre!
      o koqe!
      nëse ata janë historianë komunist,ti je historian antikomnuist!!
      historianin e vërtetë e bashkon vetëm emri në të gjithë botën!!
      ata me mbiemra,nuk janë gjë tjetër veçse kundërshtarë të njëri tjetrit!por nuk janë asnjëherë HISTORIANË!!
      janë o komunistë o antikomunistë!

      • O labooo,i zgjuar qenke qerrata. E kape qe jam “antikomunist”. E po na fal e na e baj kabull se njerez te persosur nuk ka,perveç teje sigurisht. Epo sjemi te tere te sterholluar si ti qe sje as ne ateane e as me ketane . Ti ke zene mesin e ngrohte. Urte e bute e tiganin plote. Dhe jo vetem tiganin por sidomos kaplloqen. Por nje pietje kesha per tine. Kur e ke plot pse vjen e na jep mend ne “kallepeve”, ” idioteve ” ” koqeve”. Te vjen keq per ne èèè. Dhe qe te na ndihmoç na dorovit me “lajka “. Me rruaç.

  • Komandant Qazim Koculi, shtabi Osman Haxhiu ,Qazim Kokoshi etj, Cdo fshat kishte komandantin e tij. Sejfi Vllamasi u dergua nga qeveria inkonjito qe te marre arme ne Jugosllavi pasi atekohe Jugosllavia ishte e interesuar qe Italia mos ishte prezent ne Ballkan……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *