Serotonina dhe Triptofani

redaktor

Serotonina është një neurotransmetues që ndikon emocionet deri tek aftësitë tona motorike. Konsiderohet si stabilizues natyral i humorit. Përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.

Mungesa e triptofanit mund të çojë në uljen e niveleve të serotoninës. Kjo mund të rezultojë në çrregullime të humorit, të tilla si ankthi ose depresioni.

AgroWeb në bazë të kërkimeve të ndryshme dhe këshillave të ekspertëve të shëndetit, ju liston disa mënyra natyrale për të rritur nivelet e sterotoninës.

Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë triptofan

Misioni juaj është të merrni triptofan, të cilin trupi juaj mund ta shndërrojë në serotoninë.

Prandaj një dietë e qëndrueshme me ushqime të pasura me triptofan, mund të rrisë me kalimin e kohës nivelet e serotoninës.

Disa nga ushqimet më të mira që përmbajnë triptofan:

Vezët –  kanë aminoacide dhe antioksidantë si triptofani, tirosina, kolina, biotina dhe acide yndyrore omega-3.

Ananasi – është i pasur me triptofan dhe shumë bromelainë, një enzimë që zvogëlon inflamacionin.

Djathi – studimet raportojnë gjendje shpirtërore të përmirësuar, gjatë një diete 4-ditore me përmbajtje të lartë të djathit.

Salmoni – përveç se i pasur me triptofan, ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës.

Gjeli i detit – duke qenë i pasur me triptofan, ky ushqim nuk ka pse të shërbehet vetëm natën e ndërrimit të viteve.

Miks me fruta të thara dhe arra – në vend të ushqimeve jo të shëndetshme, ju mund të konsumoni një miks frutash të thara dhe arrash.

Por ushqimi nuk është e vetmja mënyrë për të nxitur prodhimin e serotoninës, një mënyrë jetese e rregullt është gjithashtu çelësi i lumturisë.

Qëndroni të hidratuar – konsumoni sasi të mjaftueshme uji përgjatë ditës.

Aktiviteti fizik – aktiviteti fizik bën që trupi të çlirojë triptofan dhe endorfinë në qarkullimin e gjakut.

Qëndroni në diell – drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës

Ju gjithashtu mund të merrni shtesa të vitaminës D nëse keni vërtetë nevojë.

Kujdesuni për sistemin tretës – ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht në sistemin tretës.

Ndonjëherë edhe pse mund t’i zbatoni të gjitha këshillat e mësipërme, duket se asgjë nuk po funksionon. Atëherë është koha të flisni me mjekun tuaj për të filluar terapinë dhe për të marrë mjekimin e duhur.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *