Pirlo te Juventus deri në verë të vitit 2016

redaktor

Martesa mes Juventusit dhe Andrea Pirlos do të zgjasë deri në vitin 2016. Drejtuesit më të lartë të klubit bardhezi Anjeli, Marota dhe Paratici, pas një takimi mes tyre vendosën të propozonin kontratën e re mesfushorit 34-vjecar me një pagë prej 4 milionë Eurosh në sezon, plus bonuset. Mësohet se lojtari I lindur në Breshia e ka pranuar ofertën, duke lënë me gisht në gojë klubet e mëdha Europiane që interesoheshin për të, sidomos Realin e Karlo Ancelotit.

Sipas mediave ai ka qënë i pranishëm në selinë e klubit plot 45 minuta për të dalë shumë i sigurt se do të vijojë karrierën te Juventusi.Në qendër të diskutimeve të drejtuesve bardheblu ka qenë edhe e ardhmja e Paul Pogba, një tjetër futbollist që duhet blinduar, pas Arturo Vidal. Skuadra e PSG-së ka ndërmend që verën e ardhshme t’i ofrojë 20-vjecarit 7 milionë Euro në sezon, ndërsa klubit bardh e zi 40-50 milionë Euro. Për të arsye po punohet për një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur francezin me ngjyrat bardhezi deri në vitin 2018.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *